Tuesday, June 18, 2013

Vetëvendojse djeg ‘Marëveshjen me Serbinë’ (VIDEO)

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një aksioni simbolik, i kanë vënë zjarrin marrëveshjes me Serbinë, ndërsa kanë paralajmëruar protesta për ditën enjte. Mbishkrimit “Marrëveshja me Serbinë” pasi e kanë vendosur para objektit të qeverisë, aktivistë të Vetëvendosjes, i kanë vënë flakën. Kryetari i Vetëvendosjes në Prishtinë, Berat Lahu, ka thënë se aksioni ka për qëllim kundërshtimin e marrëveshjes së arritur më 19 prill. Sipas Lahut, marrëveshja legalizon strukturat paralele të Beogradit dhe amniston kryesit e krimeve.Lahu në fjalimin e tij ka bërë të ditur se protesta për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes Thaçi-Daçiq, do të zhvillohet të enjten më 20 qershor nga ora 9 e mëngjesit. Aksionin simbolik, siç edhe ka paralajmëruar më herët, Lëvizja Vetëvendosje e ka organizuar në shumë qendra të Kosovës, transmeton KTV.
Lideri i kësaj lëvizje Albin Kurti duke e quajtur të dëmshme dhe kryekëput të dobishme për Serbinë marrëveshjen e 19 prillit kishte bërë thirrje që të gjithë qytetarët të dalin në këtë aktivitet , i cili do të sensibilizoj ata për ta kundërshtuar mundësinë e ratifikimit e asaj marrëveshje. Sipas Kurtit, në ditë kur në Kuvendin do të mbahet seanca që i kushtohet ratifikimit jashtë Kuvendit do të mbahet demonstratë gjithë popullore. Kurti nuk ka lënë pa përmendur edhe dy partitë e tjera opozitare Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën Për Ardhmërinë e Kosovës duke i quajtur ata bashkëpunëtorë të Thaçit, të cilët po i shkojnë për shtati këtij të fundit për t’i arritur qëllimet e tij , e të cilat sipas Kurtit bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ai ka paralajmëruar se në rast të ratifikimit të marrëveshjes rruga nuk do të mbetet kundërshtimi i vetëm ngase sipas tij kjo çështje do të shkoj edhe në Gjykatën Kushtetuese.



-->

0 comments:

Post a Comment