Temperaturat e larta që po mbizotërojnë në Kosovë kanë shqetësuar qytetarët e vendit, me ç’rast u është bërë thirrje personave me probleme shëndetësore të mos dalin në ambiente të hapura deri pas orës 16:00.
Fëmijë dhe të rritur i shprehin shqetësimet e tyre lidhur me motin e nxehtë që këto ditë po mbizotëron në Kosovë. Vetëm brenda 12 orëve në emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e vapës, kërkojnë ndihmë afro 40 pacientë, raporton KTV.
Nga ana tjetër, drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj, i ka thënë KTV-së se temperaturat e këtyre ditëve varirojnë nga 16 gradë minimalja, deri në 34 gradë celsius maksimalja.
Sipas tij, temperaturat pritet të jenë më të ulëta nga java tjetër, ndërsa gjatë gjithë stinës së verës ato do të arrijnë deri në 38 gradë celsius. -->
0 comments:
Post a Comment