Spanja e ka ngrënë dhe e ka kthyer kombëtaren e Tahitit në ndeshjen e dytë të Kupës së Konfederatave me rezultat 10-0, duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinale.
Fituesi
është ditur muaj më parë, ndërsa kjo ndeshje ishte rutinore, e një
niveli shumë të dobët, ku Spanja e shfrytëzoi për mrekulli që t’i vë në
funksion sulmuesit e saj jashtë formës si Fernando Torres dhe David
Villa.
Kombëtarja
të cilën e mund pa problem edhe FC Prishtina, ishte pa gjasa qysh në
minutën e pestë, kur sserinë e golave e hapi Fernando Torres (5’).
Në
pjesën e parë Spanja shënoi edhe tri gola tjetër, me anë të Silvas
(31’), Fernando Torresit (33’) dhe David Villas (39’), për rezultatin
4-0.
Shfaqja
u bë më artistike në pjesën e dytë. David villa (49’ dhe 64’) e
kompletoi hettrikun, ashtu sikruse Fernando Torres që kompletoi
hettrikun me dy gola tjerë (57’ dhe 78’), teksa Mata realizoi në minutën
e 66-të, kurse për rezultatin përfundimtar 10-0 me golin e tij të dytë
personal në këtë takim shënoi David Silva (89’).
Vlen të përmendet se Fernando Torred dështoi të realizonte na pika e bardhë, por shpejt e përmirësoi gabimin e tij.
Me këtë fitore, Spanja kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave dhe mban vendin e parë në Grupin B.
Tahiti kthehet në shtëpi, por së paku mund të ndihet krenar pasi portieri i ekipit e qëlloi rezultatin sakt para takimit.STC by futbolsapiens -->
0 comments:
Post a Comment