Tuesday, June 18, 2013

Banderas e J.Lo në filmin për minatorët e Kilit

Shpesh thuhet “një histori si në filma” kur diçka e jashtëzakonshme ndodh. Është rasti i 33 minatorëve që dy vite më parë mbetën të bllokuar nëntokë në Kili për rreth dy muaj, duke shpëtuar më pas të gjithë mrekullisht.


Një histori që mbajti në tension gjithë botën, fatmirësisht me një fund të lumtur, e cila në këtë rast ka frymëzuar kineastët për të bërë një film, “The 33”, ku kastit të aktorëve meshkuj si Antonio Banderas, Rodrigo Santoro e Martin Sheen, i është bashkuar edhe Jennifer Lopez. Sipas mediave të huaja, mendohet se roli i J.Lo do të jetë ai i njërës prej grave të 33 minatorëve.
Banderas do të interpretojë liderin e punëtorëve të minierës së San Hosezë, ku fillimisht u mendua se ata kishin humbur jetën, por pas 17 ditësh shpresat u ringjallën kur u zbulua se minatorët kishin gjetur një rifuxho nga ku hynte ajër.
Xhirimet do të nisin në vjeshtë, në Kili, ndërsa premiera e filmit mendohet të shfaqet në fund të vitit 2014. /TCH/

-->

0 comments:

Post a Comment