Friday, June 21, 2013

Erotik Shop në Tiranë, shitëset rrëfejnë çfarë blejnë shqiptarët







Është i vetmi në Tiranë, ndërsa në qytetet e tjera ka mundësi të mos ketë asnjë të tillë. Më parë, gjithkush që mund të shkonte e kishte të vështirë ta ndante këtë eksperiencë me të tjerët, ndërsa sot duket se “tabuja” është thyer e për më tepër frekuentimi është i njëjtë me një dyqan normal.

“Sex shop” apo dyqani i materialeve erotike, duket se është kthyer në një “qoshe” ku shumë çifte, të martuar ose jo gjejnë vetveten, ndërsa adoleshentët fillojnë të njihen me botën e seksit.
“Në fillim vinin me frikën që, ta marrim dhe të ikim direkt, kurse tani më ndryshe: i shikojnë, janë më të qetë kur futen brenda”, – tregon e intervistuar nga Gazeta Shqiptare, shitësja e këtij dyqani, e cila është e punësuar prej 4 vitesh.
Ajo vetë i druhet opinionit, ndaj nuk preferon të flasë në emër. Megjithatë, është shumë e gatshme të na tregojë gjithçka ndodh në dyqanin e seksit.
Cila është tendenca e frekuentimit të “Sex shop”-it në Shqipëri? A ka klientë, dhe në krahasim me vitet e mëparshme, numri i tyre është në rritje apo në rënie?
Frekuentimi ka ardhur duke u rritur. Nga fillimi deri tani, duket sikur janë ambientuar me këtë fakt. Në fillim vinin me atë frikën që, ta marrim dhe të ikim direkt, kurse tani më ndryshe: i shikojnë, janë më të qetë kur futen brenda. Kjo, sidomos për ata që kanë qenë më shumë se një herë. Ata që janë për herë të parë kanë pak më tepër komplekse, mirëpo lëvizje ka. Tani është edhe më i përhapur në krahasim me çka qenë më parë: janë bërë edhe reklama.
Çfarë mund të blihet në një “Sex shop”?
Mund të blihet gjithçka që i takon botës erotike, duke filluar që nga vibratorët, kremrat eksitues, lubrifikantët, lodrat e seksit, vaginat false, të brendshme, veshje të ndryshme seksi, stimulantë etj.
Cilët janë frekuentuesit më të shpeshtë të dyqanit?
Vijnë të ndryshëm: ka çifte, meshkuj, femra. Ka edhe gay dhe lesbike që vijnë në dyqan. Më tepër kërkojnë pjesën false të gjoksit, ndërsa ngjyra që kërkojnë është sa më origjinale. Madje më parë kanë ardhur shumë shpesh në krahasim me tani, por gjithsesi ka.
Po moshat që e frekuentojnë më tepër?
Ka nga të gjitha grupmoshat, por mbizotëron pjesa mbi 20 vjeç. Të themi që më prezente janë moshat 27-28 deri 40-45 vjeç.
Po adoleshentët?
Vijnë, por më tepër vijnë për kuriozitet dhe mund të blejnë eksitues, sepse ka eksitues që hidhen në pije e që janë vetëm për femra dhe meshkuj, ose vetëm për femra.
Çfarë blihet më tepër?
Ka që kërkojnë më tepër lodra për dhurata, për festa beqarie, ka që i duan për lojëra erotike midis dy partnerëve apo edhe tre. Nuk është e thënë. Varet.
Çiftet, çfarë zgjedhin kryesisht?
Ka lodra për nxitje të klitorit, ka gogolina, ka gishta falsë që vihen në gisht e që janë me vibrim e pa vibrim. Ka vibratorë të vegjël stimulantë, pastaj ke edhe vibratorë normalë ose pa vibrim. Qoftë edhe vibratorët analë, që mund t’i marrin në çift, por shiten shumë edhe ato që janë për lesbike. Çiftet preferojnë edhe lubrifikantët apo vajrat e trupit, kremrat e ndryshëm, ka sprajt (sprite) për kohëzgjatje te mashkulli. Variojnë…
Po meshkujt apo femrat që vijnë vetëm, çfarë preferojnë më tepër?
Ata vijnë vetëm, por pastaj i përdorin në çift. Ata mund të blejnë vibrator, qoftë edhe për partnerët e tyre. Ka edhe nga ata që marrin anal. Edhe femrat vijnë marrin vibratorë. Edhe vibratorët për lesbike ecin shumë, ka shitje. I blejnë edhe meshkujt, edhe femrat, por më tepër vijnë meshkujt. Pastaj shqiptarët preferojnë këto veshjet që nuk janë aq të shtrenjta. Për shembull kemi tanga që shkojnë nga 20 euro e lart e që në Gjermani ecin shumë, ndërsa te ne pjesërisht, sepse është edhe pjesa e çmimit.
Po çmimet si variojnë?
Çmimet në përgjithësi variojnë nga 1-2 euro në 150-160 euro që është më e shtrenjta. Vibratorët, më i liri është 13 euro dhe shkojnë deri në 60-70 euro, sepse varet nga cilësia apo firma.
Po stimulantët?
Varet, ka 15 euro, 20 euro. Kremrat apo vajrat e trupit, duke përfshirë edhe lubrifikantët, variojnë nga 8 euro deri në 30 euro maksimumi. Pastaj ka edhe stimulantë për klitorin, që janë kremra e që janë për mosha të ndryshme. Ka edhe kokrra, që janë eksitues si tipi i viagrës, që mund të pish një në ditë e që janë për potencë.
Me gjithçka folëm, mund të thuhet që tabuja është “thyer” e që nuk ekziston më pjesa e turpit për frekuentimin e “Sex shop”-it”
Paragjykime ka, por që edhe për të blerë blejnë. Ne kemi shumë klientë të rregullt në dyqan. -->

0 comments:

Post a Comment