Thursday, June 20, 2013

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i kompanisë Google, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që ia kanë drejtuar (që bëhen kryesisht nga vizitorët në lidhje me Google), ka zgjedhur atë të Dardan Haskut - një pyetje që kishte të bënte me “injorimin” që po i bën Google Shqipërisë.


“Përse Google nuk e mbështet Shqipërinë fare? Nuk ka Places, google.al nuk është e avancuar, gjuha shqipe nuk suportohet në adsense, asnjë faqe e vetme shqiptare nuk është në Google News etj. A do të thotë kjo që Google e urren Shqipërinë?” - ishte pyetja e tij.
Matt Cuts, në videon e tij, ndër të tjera u përgjigj: “Ne nuk e urrejmë Shqipërinë fare. Jo, ne e duam Shqipërinë. Pikë”.
Pastaj, ai përmendi disa përparime që janë bërë për Shqipërinë, përfshirë logon që e vendosi Google për 100-vjetorin e pavarësisë, domainin që u ble së fundmi në Google, ndërsa theksoi se Google po punon shumë që të avancojë akoma më shumë mbështetjen për Shqipërinë.
Ai pastaj falënderoi Dardanin për pyetjen dhe tha se pas videos do t’i japin një shtytje më të madhe avancimit të Shqipërisë.
Të shpresojmë që tani e tutje të mos ketë diskriminim të Shqipërisë nga kompani të mëdha siç është Google, dhe që kjo video ta avancojë Shqipërinë në aspektet e cekura aty. -->

0 comments:

Post a Comment