Saturday, June 22, 2013

Çitaku fton në kafe Grubjesicin, e serbët për bukurinë e saj do ta njihnin Republikën e Kosovës!?

Ministrja për Integrime Evropiane, është ministrja e parë e Kosovës që ka vizituar Beogradin. Ajo nuk kishte takime formale me zyrtarët serbë, por kjo nuk e ka zvogëluar interesimin e gazetarëve për të folur me të.
Çitaku në Beograd, i dha idetë e saj për bashkëpunimin e ardhshëm dhe për takimin e zyrtarëve tjerë të Kosovës e të Serbisë, e jo vetëm të dy kryeministrave.
“Shumë kam menduar për këtë vizitë dhe kam arritur në përfundimin se normalizimi i marrëdhënieve duhet të zbatohet në terren. Është e qartë se kryeministrat tanë i normalizuan marrëdhëniet në Bruksel. Ne kemi nevojë që normalizimin ta bartim nga Brukseli në Beograd e në Prishtinë, dhe kjo nuk do të ndodhë nëse vizitat si kjo nuk bëhen gjë normale në Beograd dhe në Prishtinë”, ka thënë Çitaku për Blic.
“Është e qartë se duhet bërë shumë gjëra për të ndodhur kjo. Do të duhej të pi kafe me kolegen time, Suzana Grubjesic (zëvendësministren serbe për integrime evropiane), por ajo nuk është këtu. Mësoj se herën tjetër kjo do të jetë e mundur dhe se do të formalizoj raportet me kolegen time. Besoj se ky është hap i vogël, por i rëndësishëm”.
Ministrja e Kosovës është shprehur se ndjehet këndshëm dhe e sigurt në Beograd. Ajo tha se zbatimi i marrëveshjes së Brukselit është me rëndësi primare, se ruajtja e status quos nënkupton eskalim, ndërsa shtoi se Kosova dhe Serbia më 28 qershor, në samitin e shefave të shteteve të BE-së, to të kenë shansin për përparimin e mëtejshëm drejt BE-së.
Me kërkesë të Blicit që të përgjigjet në ftesën e Çitakut për kafe dhe idenë që edhe zyrtarët tjerë të ndjekin shembullin e dy kryeministrave, Grubjesic ka thënë: “Dy kryeministra takohen në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së. Besoj se edhe ne të dyja në të ardhshmen do të ulemi me ndonjë rast”.
Ndryshe, është interesant se komentuesit e Blicit, që janë të prirë të komentojnë sipas pikëpamjeve nacionaliste, këtë herë japin komente ndryshe. Shumica nga japin komplimente, si: “E bukur”, “si fotografi”, “edhe unë do të pija kafe me ty”, “zonjë”, “sharmante” e madje edhe: “Kjo do të më bindte ta pranoj Republikën e Kosovës”. Komentet me komplimente, kanë fituar më së shumti pëlqime.
-->

1 comment:

  1. Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
    Në fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
    Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
    Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
    Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.

    WhatsApp-i i tij: +2347041196471

    dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete