Thursday, June 20, 2013

U përpoq të vriste gruan, theu qafën e tij

Një burrë nga Florida ka tentuar të vrasë gruan e tij teksa ajo ishte në gjumë, por arma e krimit nuk ka funksionuar siç duhet dhe gruaja ka arritur të shpëtojë duke ikur te fqinjët.


Steven Pinel e qëlloi gruan e tij në fytyrë teksa ajo flinte të premten në mbrëmje. Policia thotë edhe pse gruaja ka dëmtime të rënda në fytyrë, ajo ka shpëtuar për mrekulli dhe është jashtë rrezikut për jetën, raporton Shekulli.
Ndërsa vetë 49-vjeçari teksa tentoi të arratisej me automjet, rrugës pësoi aksident duke thyer qafën.
Për më shumë, ai tentoi t’i vidhte veturën një gruaje, e cila ishte ndalur për ta ndihmuar pasi e kishte parë që ishte aksidentuar. Gruaja ka lajmëruar menjëherë policinë e cila ka arrestuar autorin e krimit. -->

0 comments:

Post a Comment