Lissette Lupo Mamani, nënë e katër fëmijëve, e zuri burrin e saj Renzo tek e tradhton me 25 vjeçaren Bruno Morales. Gruaja e zemëruar vendosi t’i qërojë hesapet me dashnoren e tij...
Kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin peruan Arequipa. Mamani e kap për flokësh Moralesen, e rrëzoi për toke dhe duke e zvarritur e hodhi nga shkëmbinjtë
Ndërkohë, bashkëshorti i pabesë iku nga vendi ku ishte takuar më parë me 25 vjeçaren.
Morales ka marrë plagë të lehta, pasi ra në një përroskë të thellë gjashtë metra. Ajo shpejtë u dërgua në spital.
Për mediat peruane Mamami ka thënë se ka qenë e afekt. Por, pranoi se e braktisi burrin. Në anën tjetër, Renzo thotë se është penduar dhe se është duke e lutur gruan që t’i kthehet.
"Të lutem, po gjunjëzohem para teje të më kthehesh. Ti dhe fëmijët tanë jeni gjëja e vetme që më interesoni. Pa ju jam një hiç. Të lutem më fal, se e bëra një gabim të madh”, ka thënë Renzo. -->
0 comments:
Post a Comment