Friday, June 21, 2013

Burgu më i tmerrshëm në Siberi (Video)

Në mediat perëndimore janë shfaqur foto-reportazhet mbi kushtet në burgjet e Siberisë në Rusi, që krahasohen me llogoret e dikurshme gulag, duke i cilësuar si burgjet më mizore në botë. 


Njëri prej këtyre burgjeve është ai i meshkujve, IK-17, që gjendet në një fshat në Industrial, pranë Krasnoyarskit në Siberinë Lindore. Aty sundon një prej regjimeve më të brutale të burgjeve në botë.
Autoritetet ruse kanë lejuar një fotoreporter të agjencisë Reuters për ta bërë një foto-reportazh, mbase për ta ngritur reputacionin e vendit. Por, efekti ishte i kundërt, edhe pse për rregull dhe higjienë mund të lakmojnë shumë rusë të lirë.
Rojet e armatosura vëzhgojnë për 24 orë tërë territorin nga kullat e vrojtimit.
Vizitorët në hyrje duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentet, ndërsa klima lokale kontribuon që të gjithë të ndjehen të izoluar tërësisht nga pjesa tjetër e botës.
“Gjatë dimrave të gjatë të Siberisë, temperatura bie në minus 11 gradë”, thotë gazetari i Daily Mail, që i ka publikuar fotografitë.
Në burgun në Krasnoyarsk dënimin e vuajnë kriminelët më të mëdhenj. Ata konsiderohen shumë të rrezikshëm, ndaj janë të ndarë në një zonë të veçantë me një regjim shumë të rreptë. Atyre u lejohet dalja në një hapësirë të mbyllur, ku mund të ecin apo të ushtrojnë nën syrin vigjilent të rojeve.
Rojet me armë për asnjë moment nuk i lënë kullat e tyre.
Të burgosurit kanë mundësi edhe të mësojnë në burg: aty është shkolla, ku të burgosurit marrin disa zanate dhe madje edhe një diplomë fakulteti. Janë po ashtu disa seksione sportive, ku mund të ushtrojnë futboll, basketboll dhe volejboll.
Të burgosurve më të rrezikshëm ushqimi u lihet tek dyert e qelive. Ndërsa, menyja përfshin ço ditë supë, bukë dhe perime. Të burgosurit presin në rreshta të gjatë për racionin e tyre.
Rusia ka rreth 850.000 njerëz në sistemin burgjeve, për çka e mban vendin e dytë në botë, pas SHBA-ve.
Në ndërtesë është vendosur një pllakat i madh që thotë: “Mbaje mend se të presin në shtëpi”. -->

0 comments:

Post a Comment