Këtyre ditëve përdoruesit e Facebook duhet të jenë të kujdesshëm, sepse një virus i ri është përhapur, dhe i njëjti ka për synim ta infektojë kompjuterin tuaj.
Në fakt, në qoftë se ju jeni një përdorues i rrjetit më të madh social në botë, dhe për shumicën prej jush ne po sugjerojmë se jeni, dhe në qoftë se në e-mailin tuaj vjen një porosi, përmbajtja e të cilës thotë "Hey (emri juaj), your Facebook account has been closed" ose "Hi (emri juaj), your Facebook account is blocked", keni kujdes, sepse ky është një mesazh i rrejshëm i cili ka për qëllim të ju dëmtojë.
Bëni kujdes, dhe mos e hapni emailin, sepse ky “njoftim” është një përpjekje për infektimin e kompjuterit tuaj me një virus.
Nëse tashmë e keni hapur këtë email, porosia e radhës që do ta merrni përmes një programi, do të jetë “Our Facebook connection is now secured! Thank you for your support”, mirëpo atëherë do të jetë shumë vonë, pasi kompjuteri juaj do të jetë i infektuar nga virusi, prandaj mendoni dy herë para se ta hapni një email të tillë.
-->
0 comments:
Post a Comment