Thursday, April 4, 2013

Thaçi i ra me grusht tavolinës

Kryeministri serb, Ivica Daçiq gjatë bisedimeve (të mëhershme) për Kosovën në Bruksel shumë shpesh është larguar nga takimi që të shkëmbente SMS me Alleksandar Vuçiqin, zv/kryeministrin e parë të Serbisë. Sipas burimeve mirë të informuara, Vuçiq i thoshte Daçiqit përmes SMS-ve që pas përmbylljes së marrëveshjes ka për qëllim ta rrëzoj Qeverinë, që do të thoshte se edhe do t’ia tregonte vendin”, shkruan analisti britanik, Tim Judah për britaniken “The Economist”. Judah shkruan se kjo ka qenë arsye për shkak të cilës zyrtarët e BE-së kanë insistuar që Vuçiq të jetë i pranishëm në bisedimet e djeshme.
“Nëse ideja e tyre ka qenë që edhe ai të merr një pjesë të përgjegjësisë që pala serbe të pranojë marrëveshjen, ky plan është treguar kontraproduktiv”, konstaton Judah, transmeton ORAinfo.
Judah shkruan se Thaçi në raundin e djeshëm të dialogut, ka treguar se “emocionalisht është i papërgatitur” që të ballafaqohet me dy negociator nga Serbia, kështu që, sipas burimeve, në bisedime e ka ngritur tonin dhe i ka rënë me grusht tavolinës.
Ndërsa Daçiq ka theksuar se, Vuçiq në bisedime gramatikisht i ka ofruar dorëheqjen, gjë që ai nuk e ka pranuar, sepse kjo do të thoshte edhe rënie e qeverisë serbe.
Gjatë ditëve të ardhshme, diplomacia e jashtëzakonshme do të tentoj që ta shpejtoj procesin negociator, ku një pjesë të prestigjit të saj do ta ‘hipotekonte’ para se gjithash baronesha Catherine Ashton, kurse në rast të arritjes së marrëveshje, Daçiqi dhe Thaçi mund të jenë kandidatë potencial për Çmimin Nobel për Paqe, thekson analisti britanik, Tim Judah.
-->

0 comments:

Post a Comment