Tuesday, April 2, 2013

Nuk e fal dot familjen e tij

am Xh. dhe jam 20 vjeç. Historia ime është pak e gjatë dhe do të doja një këshillë prej jush. Gjithçka filloi 3-4 muaj më parë kur njoha të dashurin tim aktual dhe u fejuam. Pasi fejesës prindërit e tij nuk donin që ne të fejoheshim, sepse ata ishin njerëz me shkollë dhe familja ime nuk ishte më nivelin e tyre dhe unë nuk isha diplomuar ende. Vendosëm të vazhdonim të rrinim bashkë. Pas një viti e gjysmë familja e tij vendosi të më pranonte. Që nga ajo ditë filluan të më trajtonin si vajzën e tyre duke bërë xheloze madje edhe kunatën time. Pas tre vjetësh ulej dhe ngritjesh, gjithmonë jam treguar e edukuar dhe e sjellshme kundrejt tyre. Pas pak kohësh ata vendosin se unë dhe i dashuri im duhet të ndahemi. Nuk kishin asnjë arsye konkrete, por thjesht sepse ata donin të njihnin prindërit e mi dhe ne gjithmonë e kishin vonuar momentin sepse e dinim që do të ishin të papërputhshëm si tipa dhe do të lindin probleme, duke shkatërruar kështu dashurinë tonë të madhe. Ai vendos të mos më lërë dhe si pasojë familja e tij nuk i flet më me gojë. E mbyllin në shtëpi dhe i marrin gjithçka, makinën, paratë, çelësat e shtëpisë. Në këtë pikë ne vendosim që të shtiremi sikur jemi ndarë. Kemi kaluar gjashtë muaj ferri dhe e gjithë kjo vetëm, sepse prisnim që ai të diplomohej dhe të gjente një punë dhe unë të diplomohesha gjithashtu dhe të gjeja një punë. Pas 6 muajsh që qëndruam të fshehur shoku im nuk ia del dot më dhe u thotë prindërve se në të vërtetë është me mua dhe nuk jemi ndarë kurrë. Kështu që prindërit e tij, të ndjerë të tradhtuar, e nxjerrin nga shtëpia me vetëm 2 palë mbathje dhe asgjë tjetër. Ai vjen të jetojë në shtëpinë time. Më pas marrim me qira një shtëpi dhe bashkëjetojmë. Tani pas gjithë këtyre që kanë ndodhur, pasi e lanë për një muaj vetëm si një qen duan që gjithçka të kthehet si më parë që unë do të shkoj t’i vizitoj etj.. Por unë rri e mendoj a do t’i fal ndonjëherë pasi na bënë që të vuanim në këtë mënyrë? Ata thonë se, nëse ne kthehemi do ta na ndihmojnë financiarisht. Por unë mund të bazohem vetëm në ndihmën ekonomike dhe të harroj. Nuk e bëj dot. Mendoja se në tetor do të filloja vitin tjetër të shkollës, por e lashë dhe u futa në punë 9 orë në ditë për 400 mijë lekë. Më falni, por në këtë histori nuk janë treguar edhe gjëra më mizore, ata janë njerëz me të vërtetë të çuditshëm dhe unë nuk di se si të sillem. Natyrisht që e kuptoj që është familja e tij dhe unë nuk do t’i them kurrë që të mos shkoj tek ata, por mua nuk ma ndjen. Ju çfarë më këshilloni?

0 comments:

Post a Comment