Friday, April 5, 2013

Angelina Jolie takohet fshehtas me ish-bashkëshortin?

Angelina Jolie raportohet se ka pasur takime sekrete me ish-bashkëshortin e saj Billy Bob Thornton. Dyshja thuhet se bashkohen cdo herë që Jolie qëndron në Los Angeles. “Angelina dhe Billy Bob janë ende super të afërt. Dhe secilën herë që Angelina është në Los Aangeles, ajo ndalon te shtëpia e tij dhe ata flasin me orë të tëra. Ata janë parë shumë së fundi”.
“Angie ka thënë se bashkëshortit të saj nuk do t’i pëlqente fakti që ajo frekuenton Billy Bob”, thotë një burim i afërt me të.
“Ai nuk e di se ata komunikojnë gjithë kohën. Nuk e ka idenë se sa të afërt ata janë bërë”, ka thënë burimi për revistën amerikane “Life & Style”.

-->

0 comments:

Post a Comment