Tuesday, April 2, 2013

A dini si ta kuptoni nëse partneri ju mashtron?!

Nuk duhet të jeni një detektiv me përvojë për ta kuptuar nëse partneri ju tradhton. Përqendroni vëmendjet në “simptomat” të cilat manifestohen në shtrat.
Mungesa e pasionit gjatë seksit
Me kalimin e kohës, shumë çifte kalojnë në një fazë në të cilën marrëdhëniet rrëshqasin dikur prapa lidhjes, sidomos nëse nuk përjetoni pasionin, dashurinë dhe imagjinatën. Nëse në lidhjen tuaj shfaqet dhe një person i tretë, atëherë do ta pushtojë partnerin dhe ndjenjat e atij partneri që është i gatshëm për tradhti. Mungesa e pasionit gjatë seksit mund të arsyetohet vetëm atëherë kur kjo ndodh si pasojë e stresit, brengave apo lodhjes.
Kur partneri injoron befasitë
Nëse dikur partneri juaj ishte i mahnitur me secilën risi që kishte të bënte me ju dhe me trupin tuaj, e tash nuk i intereson fare, madje nuk e sheh të udhës as t’ju japë ndonjë kompliment apo koment, apo në rastin edhe më të keq nuk e vëren fare, atëherë do të ishte mirë që vetes tuaj t’ia parashtroni pyetjen se pse po ndodh kjo dhe çfarë ndikoi deri te një ndryshim si ky. Nuk është fare mirë nëse stili juaj i ri i flokëve nuk e bën të lumtur, nëse të brendshmet tuaja të reja nuk e eksitojnë dhe ngjashëm.
Kur ai ta ndërrojë stilin e flokëve
Nëse partneri juaj papritmas ndryshon mendimin për stilin e tij të flokëve, atëherë kjo mund të jetë shenjë se këtë e ka kërkuar dikush tjetër prej tij. Nëse është ashtu, atëherë ju mbetet ju të kërkoni shpjegim.
Kur “koka dhemb” më shpesh se zakonisht
Nëse partneri juaj gjithnjë e më shpesh shmang seksin nën arsyetimin se nuk po ndihet mirë, se është mjaft i lodhur si pasojë e punës… është koha të uleni dhe të komunikoni hapur, sepse diçka nuk është në rregull. Për çdo rast, mos sillni vendime përfundimtare para kohës, sepse është normale që secilit prej nesh, si pasojë e arsyeve dhe shkaqeve të ndryshme, vjen një kohë kur seksin nuk e kemi edhe aq prioritet.
Përnjëherë shfaqen prezervativët
Deri më tani nuk i keni përdoru kurrë, e tash papritmas u shfaqen në shtratin tuaj! Nëse këtu nuk keni të bëni me dëshirën e mbrojtjes nga shtatzënia e padëshiruar, atëherë duhet ta shtroni pyetjen se prej kujt dhe prej çfarë në fakt po mbroheni tani. Do të ishte edhe më keq nëse prezervativët i zbuloni krejt rastësisht në xhepin apo çantën e partnerit tuaj. Nuk është nevoja të bëni skena, filloni të bisedoni dhe të komunikoni për atë temë. Ndoshta bëhet fjalë për ndonjë dhuratë, ndoshta i kanë ndarë në rrugë, e ndoshta …!

0 comments:

Post a Comment