Sunday, March 31, 2013

Adelina Emini, i dashuri im duhet të jetë edhe i bukur!

shumë angazhimeve të cilat ajo i ka si këngëtare, Adelian Emini ditëve të fundit i është përkushtuar edhe modelimit.

Kënga e re vjen bashkë me verën -->
“Plani im i radhës është që të realizojë edhe një këngë të re. Duke qenë se stina e verës është shumë afër, plani im është që të sjellë një këngë më ritmike, pasi që edhe vet vera është dinamike”, tregon Adelina duke hezituar të flasë më shumë detaje për krijimin pasues. “Në momentin kur do ta finalizojë punën time, gjithçka do të kuptohet. Andaj më shumë preferoj që ta lë si një surprizë të këndshme për të gjithë fansat e mi!”.
Përveç aktiviteteve të shumta artistike të cilat kanë rrëmbyer ditët e këngëtares, pjesë e përditshmërisë së saj është edhe jeta private, familja, shoqëria e daljet e kohë pas kohe.

E kur bëhet fjalë për lidhjet dashurore, këngëtarja thekson se tek këndi i saj privat nuk ka shumë dëshirë të preket, për vetë faktin se ajo dëshiron që këtë pjesë të jetës së saj, ta ruajë më shumë për vete. E megjithatë, ajo tregon se jeta e saj private po zhvillohet qetësisht pa ndonjë gjë të re në këtë drejtim.
“Nuk ka diçka të re rreth jetës sime private! Nuk dëshiroj që të flasë rreth privatësisë sime, pasi që e cilësoj vetëm timen”. Por, përkundër kësaj këngëtarja nuk nguron të flas për tiparet që duhet t’i ketë mashkulli i saj i ardhshëm. “Në momentin që unë do vendos që të ndajë jetën me dikë, do duhet që të jenë disa kritere të përmbushura. E shoh që të jetë i mençur, i dashur, por duhet të jetë edhe i bukur ha-ha-ha!”, shprehet për fund Adelina.

0 comments:

Post a Comment