Sunday, March 31, 2013

Bajern shkatërron me 9 gola Hamburgun dhe paralajmëron Juventusin

uventus dërgon një sinjal duke mundur Interin, Bajerni i Mynihut i përgjigjet duke futur në rrjetën e Hamburgut 9 gola. Bavarezët, të cilët u detyruan të shtyjnë festën e fitores historike, shkatërruan rrjetën me Shaqirin, Schweinsteiger, me një poker të Pizarros, dopietë të Robben dhe Ribery. Kështu Bajern ka tronditur Hamburgun dhe frikëson Juven. I gjithi ishte një festival golash i skenuar në Allianz Arena, stadium i cili të martën do presë ndeshjen e cerekfinaleve të Champions mes bavarezëve dhe skuadrës së Contes. Juventus është paralajmëruar,të martën i pret vuajtja. Aktualisht “dushet me birrë”, bluzat dhe kapelet përuruese dhe fishekzjarret, të gjitha këto të shtyra për në 11 maj, pas garës me Augsburgun.

0 comments:

Post a Comment