Prishtinë, 5 janar (E plotësuar) - Lidhur me krijimin kolonave dhe pritjeve të gjata të krijuara në dalje të pikëkalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, Policia e Kosovës njofton se është duke vazhduar punën me intensitet të shtuar, duke shtuar edhe korsi shtesë të kontrollit kufitar me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata për qytetarët.
“Edhe përkundër angazhimeve të pandërprera të zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, në pikëkalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë vazhdojnë ende pritjet e gjata, edhe pse tani në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, pritjet janë shkurtuar deri në gjysmë ore pritje”, njofton Policia e Kosovës.
Deri të krijimi i kolonave, sipas PK-së, ka ardhur si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, por edhe i problemeve, procedurave që aplikon pala serbe me plotësimin e formularëve hyrje- dalje gjatë kalimit kufitar.
Policia e Kosovës me zyrtarët e saj kufitarë mbetet e përkushtuar në angazhimet e pandërprera dhe po bën përpjekje të vazhdueshme për të ju mundësuar qytetarëve kalim me të shpejtë me qellim të zvogëlimit të pritjeve.“Njëkohësisht PK apelon tek qytetarët që mundësisht të shfrytëzojnë edhe pikëkalimet tjera kufitare, si atë në Mutivodë dhe Muqibabë pasi që atje kohëzgjatja e kontrollit kufitar është normale. Edhe në këto pikëkalime kufitare aplikohen-kalohet me dokumentacionet e njëjta si në pikat tjera kufitare”, bën me dije Policia e Kosovës.
Kolona automjetesh në kufi me Serbinë Prishtinë, 5 janar – Janë shtuar pritjet në kufirin Kosovë-Serbi, njoftoi të dielën policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate.
Departamenti i Policisë kufitare, saktësisht zyrtarët policorë të pikëkalimeve kufitare, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Mutivodë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë krijuar kolona dhe pritje të gjata në dalje nga e Kosova në drejtim të Serbisë.
“Pritjet më të theksuara janë kryesisht në dalje të pikëkalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, ku kolonat janë të gjata diku nga 1-2 kilometra dhe që zgjasin 2 deri në 4 orë”, njofton PK-ja.
Sa i përket pikëkalimit kufitar, në Mutivodë, në dalje pritjet janë të shkurtra në kohëzgjatje normale, prej 10-20 minuta.
Kohëzgjatja e pritjeve në pikëkalime kufitare po ndryshon varësisht prej frekuentimit të automjeteve.
Policia e Kosovës ka shtuar policë nëpër këto pikëkalime kufitare, kurse është duke punuar me intensitet të shtuar. PK-ja tregon se ka shtuar edhe shirita shtesë të kontrollit kufitar, ndërsa sugjeron qytetarët që mundësisht të shfrytëzojnë pikëkalimet e tjera kufitare, ku ka më pak pritje, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata në kolona të krijuara në këto pikëkalime.
Këto ditë kurbetçinjtë kosovarë që punojnë në Perëndim, pas pushimit në vendlindje kthehen në vendet e tyre të punës.
0 comments:
Post a Comment