Monday, April 8, 2013

Tradhton çdo natë të fejuarin me fqinjin e saj

Një femër nga Anglia ka rrëfyer se si çdo natë tradhton të fejuarin e saj me fqinjin që jeton përballë tyre. Historia kishte filluar kur ajo kishte lejuar fqinjin të punonte në kompjuterin e tyre, pasi që laptopi i tij ishte prishur.
“Unë lejova fqinjin që të përdorte kompjuterin kur i fejuari im ishte në punë dhe më pas bëmë seks. Isha e frikësuar pasi që po futesha në telashe”, ka thënë ajo, duke mos bërë të ditur emrin e saj për tabloidin The Sun.
“Unë i kam 31 vjet, kurse i fejuari 32. Ai është shofer i ambulancës. Kam një lidhje të mirë me të dhe e dua shumë, por kur ai punon gjatë natës dhe gjatë ditëve të vikendit unë ndihem shumë e vetmuar”, ka thënë ajo.
Para disa muajve ishte vetëm në shtëpi dhe po shikonte TV kur fqinji përballë tyre trokiti në derë për t`i lejuar të përdorte kompjuterin.
“Ai tha se nuk shkonte në rregull diçka me laptopin e tij dhe më pyeti nëse ai mund të përdorte kompjuterin pasi që kishte një punë shumë të rëndësishme”, tregonte ajo.
‘E lejova atë dhe i ofrova një kafe dhe punoi një kompjuter për më shumë se një orë. Rreth orës 10, ai përfundoi punën, më falënderoi dhe me puthi në faqe. Pastaj u ulë pranë me meje dhe filluam të putheshim. U ndjeva aq mirë sa nuk mund t`i thosha që të ndalej”, vazhdonte të tregonte natën që kishte kaluar.
“Ne u ekzaltuam shumë dhe shkuam në dhomën e fjetjes ku bëmë seks. Ndjehesha shumë fajtore por nuk mund ta mohoj se e doja çdo minutë të atyre çasteve”.
“Kjo u kthye në seancë të rregullt kur i fejuari im punonte gjatë mbrëmjeve. Seksi ishte shumë i mirë, ndoshta pasi që e dinim se nuk kishim asgjë më shumë përveç seksit.
Fqinji këtë e sheh vetëm si argëtim ashtu si edhe unë por unë e dua të fejuarin tim dhe nuk dua që të më nxë duke e tradhtuar. E di se do të përfundojë me lot por si mund ta ndali këtë gjë?

0 comments:

Post a Comment