Monday, April 8, 2013

Për shtatë sekonda e humb penalltinë dhe skuqet (Video)

Aaron Muirhead ka qenë figura më tragjike e ndeshjes së Scottish Challenge Cup, ndërmjet ekipeve Queen of the South FC dhe Partick Thistle. Për shtatë sekonda, ai e humbi penalltinë dhe u ndëshkua me karton të kuq.
Gjyqtari akordoi penallti për Patrick Thistle, para 10 mijë shikuesve dhe përgjegjësinë e mori Muirhead, i cili huq penalltinë.
Pas huqjes, ai u provokua nga kundërshtarët, dhe 22 vjeçari e qëlloi me kokë në fytyrë një lojtar kundërshtar, të cilin e lë të shtrirë. Kaq mjaftoi për karton t’u skuqur. Për shtatë sekonda, nga heroi i mundshëm Muirhead bëhet tragjiku i ndeshjes

0 comments:

Post a Comment