Wednesday, April 10, 2013

Studenti therr 14 kolegë

Houston
 Një student 20 vjec ka therr të paktën 14 kolegë të tij në konvikte të ndryshme, para se është ndal dhe arrestuar nga policia.
Zyra e sherifit të rrethit Harris ka thënë përmes një komunikate se Dylan Quick kishte planifikuar për një kohë të gjatë sulmin në kolegjin e Teksasit, dhe se i dyshuari kishte pasur fantazi për therrjen dhe vrasjen e njerëzve që nga shkolla fillore,transmeton bota sot.
Quick i cili është akuzuar për të paktën tri vepra penale, ka plagosur rëndë dy studentë të cilët vazhdojnë të jenë në spital, ndërsa 12 tjerët kanë plagë të lehta.
Kolegji Lone Star në Houston, ka mbi 20,000 studentë, i cili është mbyllur në tërësi të mërkurën për shkak të rishikimit të nivelit të sigurisë.
Ky sulm është i dyti brenda 3 muajve në të njëjtin konvikt, ku 2 studentë janë plagosur pasi një kolegë i tyre ka shtënë me armë zjarri në ta dhe të tjerë.
 

0 comments:

Post a Comment