Monday, April 8, 2013

Serbia e ka humbur Kosovën më 1999

Kryetari i Partisë Liberal-Demokrate të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se Serbia rrezikon të humbasë të ardhmen e saj. “Edhe këta që kanë udhëhequr bisedimet me Kosovën, e kanë ditur prej fillimit se bëhet fjalë për blerje të kohës. Mund të shpëtojmë vetëm nëse flasim të vërtetën dhe e vërteta është se Serbia ka humbur Kosovën më 1999”, u ka thënë Jovanoviq gazetarëve në Beograd.
Sipas tij, në bisedime janë shpenzuar fjalë dhe argumente dhe nuk është e lehtë të gjendet përgjigjja për problemet e Serbisë, porse “ajo është obligim i njerëzve që udhëheqin shtetin”.
Beogradi sot duhet të bëjë të ditur nëse pranon ose jo propozimin e Brukselit për marrëveshje me Prishtinën.
Propozimi i BE-së nuk parasheh përgjegjësi ekzekutive për asociacionin e komunave serbe në Kosovë – ashtu siç kërkon Beogradi.
Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se propozimi nuk duhet pranuar
-->

0 comments:

Post a Comment