Tifozët e Borussia Dortmundit kishin përgatitur një koreografi impresionuese, para fillimit të ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Malagas. Ata e nxorën për një moment një fytyrë njeriu duke ‘vëzhguar’ me dylbi. Dhe, ata nuk mbetën të zhgënjyer pasi që ekipi i tyre i zemrës e arriti një kualifikim të jashtëzakonshëm, duke shënuar dy gola në lojën shtesë ndaj ekipit spanjoll, për të fituar 3:2, duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinale të Championsit.
Wednesday, April 10, 2013
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment