Ylli kosovar i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri e ka gjetur rrugën e golit në fitoren e thellë të skuadrës së tij ndaj Hamburgut.
“Bavarezët” të shtunën mbrëma në ‘Alianz Arena’ e kanë shkundur Hamburgun duke mposhtur me rezultat të thellë prej 9-2, në kuadër të xhiros së 27-të të Bundesligës gjermane.Reprezentuesi kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili ishte titullar në këtë takim, hapi serinë e golave duke shënuar në minutën e pestë të ndeshjes. Mesfushori kosovar përveç golit të shënuar, ai shfaqi formë mjaft të mirë në këtë takim.
Schweinsteiger (19), Pizaro (31, 45, 53, 68), Robben (34, 54) dhe Ribery (76) shënuan për Bayernin, kurse për mysafirët realizuan Bruma (75) dhe Ëestermann (86). Pa dyshim se me meritor për fitoren e Bayernit është Pizaro, i cili shënoi katër gola në këtë fitore bindëse.
Gjiganti gjerman është pran titullit të kampionit, pasi që tashmë ka 72 pikë, i ndjekur nga Borussia Dortmund me 52 pikë
-->
0 comments:
Post a Comment