Në Serbi, 63 për qind e qytetarëve e di se Kosova është e
pavarur dhe se Beogradi mundet vetëm të luftojë për pozitën më të mirë
të serbëve, thonë hulumtimet.
B92 sjell rezultatet e një studimi të veçantë në lidhje me bisedimet aktuale mes dy kryeministrave – të Kosovës dhe të Serbisë – dhe atë se çka mendojnë qytetarët e Serbisë.
Mediumi B92 dhe Ipsos kanë pyetur 1003 qytetarë se si e vlerësojnë rolin e negociatorit kryesor serb, Ivica Dacic. 61 për qind e serbëve kanë thënë se “ai mirë negocion”. Madje, 54 për qind e serbëve mendojnë se Serbia nuk ka negociator më të mirë.
Në pyetjen nëse Bashkimi Evropian është neutral në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, më shumë se tre të katërtat e qytetarëve të Serbisë, apo 78 për qind, thonë se jo. Ndërsa, 86 për qind mendojnë se Brukseli është në anën e Kosovës.
Qytetarët serbë janë pyetur edhe për atë se a është “më e afërt për ta Kosova apo BE”. Por, një përgjigje është goditje për të gjithë ata që e “favorizojnë” Kosovën para BE-së, sepse, 63 për qind e qytetarëve thonë se Kosova është e pavarur dhe se Serbisë i ka mbetur vetëm të luftojë për një status më të mirë të serbëve. Se Kosova nuk është e pavarur thonë 32 për qind e serbëve, ndërsa 5 për qind nuk e dinë përgjigjen.
Por, se serbët janë në konfuzion, dëshmon ajo që do të lexoni në vazhdim. Në pyetjen se “a e zgjedhni BE-në apo kthimin e Kosovës në Serbi”, 65 për qind e qytetarëve të Serbisë zgjedhin Kosovën para Serbisë, derisa 28 për qind e thonë të kundërtën (7 për qind janë të papërcaktuar). -->
0 comments:
Post a Comment