Friday, March 29, 2013

Rovena në ”Dead man down” (Video)

Rovena Stefa bën pjesë në filmin e fundit të aktorit holivudian Colin Farell “Dead man down” , me regji të danezit Niels Arden Oplev.
Në një video të publikuar në internet, shkëputur nga ky film, për 32 sekonda dëgjohet kënga e Rovenës “Çka m’ka syri”.
Menaxherja e këngëtares, Elisa Stefa, ka konfirmuar për Indeksonline se kjo këngë është zgjedhur nga stafi profesional i filmit me buxhet prej 30.000.000 dollarësh.
Sipas Stefa, marrëveshja u nënshkrua ndërmjet produksionit holivudian të njohur DMD Productions, LLC c/o IM Global 8322 Beverly Boulevard, Los Angeles, CA dhe “TE ROVI” Production dhe është e para kontratë për përdorim të një kënge shqiptare në një film të Holivudit, e cila ka sjellë natyrisht edhe përfitime materiale për Rovenën.
Në këtë film, përveç Colin Farell, luajnë edhe aktorë të tjerë të njohur të Hollywood-it, si Noomi Rapace, Terence Howard si dhe aktori me origjinë shqiptare James Biberi.
“Mbikëqyrësja e muzikës së filmit, Magie Rodford, personalitet shumë i njohur në industrinë e filmit në Holivod, na kontaktoi në muajin nëntor 2012, pasi kishte parë dhe dëgjuar këngën “Malli”, në You Tube. Ajo u shpreh me superlativa për vokalin dhe stilin e veçantë, por njëkohësisht autokton shqiptar të Rovenës dhe dëshira e tyre ishte të kishin me patjetër një nga këngët e Rovenës në këtë film”, ka deklaruar Stefa për Indeksonline

0 comments:

Post a Comment