kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Wednesday, May 1, 2013

Adelina di si të kujdeset për linjat seksi

Këngëtarja shqiptare në Maqedonia, Adelina Tahiri, duket se ka shtuar kujdesin për linjat e saj trupore.Ajo, tani me afrimin e stinës së nxehtë, është përkushtuar që trupin ta ketë sa më në formë.Këtë e dëshmon edhe një foto e saj në palestër, të cilën ajo vetë e ka postuar në profilin e saj në Twitter.

Turpërohet Barcelona, një Bayern fantastik në finale (Video)

Ëndrra e Barcelonës për ‘Remontada’ ka marrë fund sonte, njëjtë siç i ndodhi edhe Real Madridit mbrëmë ndaj Borussia Dortmundit. Gjiganti katalunas është turpëruar duke shfaqur një paraqitje katastrofale në Camp Nou, pasi u mposht nga Bayern Munichu me rezultat 0:3.
Gjiganti Bavarez është kualifikuar me meritë në finale, pasi e menaxhoi mjaft mirë kapitalin e krijuar në ndeshjen e parë, kur fitonte 4:0, duke e zotëruar Barcelonën edhe në ndeshjen e kthimit.
Ekipi i Tito Vilanovas, i hendikepuar pa Lionel Messin, i cili përfundoi në bankinë, tentoi të shënonte në pjesën e parë, por nuk ia doli dot, duke krijuar raste të rralla si ai i Pedros, që gjuajti nga largësia.
Në anën tjetër, bavarezët e shënuan golin e qetësisë me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 48-të me anë të Arjen Robbenit.

Shokët e Xherdan Shaqirit e ngritën avantazhin në minutën e 72-të, kur pas një harkimit të Franck Ribery nga e majta, Gerard Pique shënoi autogol.
Bayerni nuk u ndal me kaq. Francezi Ribery ishte prapë protagonist duke e dhënë një harkim për mrekulli për Thomas Muller në minutën e 76-të, për ta shtuar avantazhin e mysafirëve.
Bayerni në finalen e Wembleyt do të luajë me Borussia Dortmundin, më 25 maj. Kjo është hera e parë në histori të Championsit që në finale përballen dy skuadra gjermane.

1 Maji – në vend të protestave, muzikë e lojëra

Midis shumë problemesh ekonomike
  Midis shumë problemesh ekonomike, papunësisë së lartë dhe varfërisë së skajshme, Kosova sërish nuk u është bashkuar shumë vendeve të botës për të kërkuar të drejtat e punëtorëve në Ditën Ndërkombëtare të tyre. Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi ka fajësuar traditën e gabuar të krijuar për shumë vite që për 1 Maj të mos protestohet, por të festohet, njofton KTV.
Kundër mosorganizimit të protestës kanë reaguar edhe partitë politike. AAK-ja ka vlerësuar se gjendja e punëtorëve është shqetësuese, derisa e quan paradoks që për 1 Maj festohet. Ndërsa lëvizja “Vetëvendosje” ka thënë se sot më shumë se kurrë punëtorët dhe ata që janë në kërkim të punës kanë nevojë të organizohen në protesta kundër shkatërrimit të industrisë, kundër financiarizimit të ekonomisë.
Kosova po vazhdon të përballet me rënie të investimeve, të eksportit, rritje të varfërisë e ulje të remitencave. Por, këto të dhëna nuk i bëjnë aspak përshtypje Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila nëpërmjet një ankete, ku janë anketuar rreth 18 mijë persona ka dhënë vlerësimin se në vend është ulur papunësia 10%. Me këto të shifra nuk po pajtohen partitë politike, ekspertë të ekonomisë e Sindikata të punëtorëve. Këshilli i ekspertëve i LDK-së ka vlerësuar se statistikat e prezantuara nuk e tregojnë gjendjen reale. “Vlerësimet se papunësia ka rënë 10% shprehin naivitetin e zyrtarëve të kësaj agjencie dhe tregojnë se kjo agjenci po bëhet dorë e zgjatur e Qeverisë. Të dhënat nga ATK-ja dhe Trusti Pensional flasin se vendet e reja të punës të krijuara brenda vitit kanë rënë nga rreth 16 000, sa janë krijuar në vitin 2010, në vetëm 6 000, në vitin 2012. Kjo është një rënie e punësimeve të reja 63%. Duke ditur se rreth 25 000 qytetarë i bashkohen tregut të punës çdo vit, atëherë rezulton se nga viti 2010 papunësia është rritur”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
Të dhënave të prezantuara nga kjo agjenci nuk u beson as AAK-ja. Me po të njëjtat dyshime është edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Ndërkohë drejtori i institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku ka ironizuar të dhënat e Agjencisë së Statistikave, e cila, sipas tij, po e sheh Kosovën të zhytur në propagandë si në vakt të “xhaxhit”

1 Maji n'Bajgor (VIDEO)


Nxënësit në Shqipëri mësojnë: Kosovarët janë fisi ynë më i madh!

Në librat e klasës së II-të të shkollave fillore në Shqipëri, nxënësit mësojnë gjërat elementare, siç janë formulimi i fjalëve, gjetja e përgjigjeve të saktë në pyetjet fillestare, pastaj numrat dhe pakëz histori.
Me reformimin e sistemit arsimor si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri dhe rajonet tjera në Ballkan ku jetojnë shqiptarët, nxënësit qysh në klasë të dytë angazhohen edhe në teste.
Në një test për nxënësit e klasës së dytë në Shqipëri të siguruar nga ORAinfo, në pjesën ku kërkohen përgjigje të sakta në pyetjen e shoqëruar me figurë, shkruan kështu: Ç’janë kosovarët? derisa përgjigja është: Kosovarët janë fisi ynë më i madh!
Kjo e tregon nivelin e arsimit në Shqipëri dhe Kosovë, ku ata të cilët hartojnë tesktet shkollore dhe testet përcjellëse në këto tekste nuk e kanë idenë se për çfarë i mësojnë nxënësit.
Unifikimi i teksteve shkollorë Kosovë-Shqipëri është bërë tashme, por brendia e tyre duhet të rishikohet sa më parë.

Venezuelë, deputetët "boks" në parlament (VIDEO)

Seanca parlamentare e së martës ka degjeneruar në sherr mes deputetëve në Venezuelë. Shkak është bërë kontestimi i rezultateve zgjedhore. Opozita thotë se shtatë prej anëtarëve të saj kanë marrë plagë të rënda, pas kaosit që pasoi një protestë kundër dekretit për reformimin e rregullave të funksionimit të Kuvendit.

"Ne e dimë se opozita përpiqet të provokojë dhunë, pamë grushtat që fluturonin në ajër. Kjo nuk mund të ndodhë përsëri. Kam folur personalisht me presidentin e Dhomës së deputetëve Diosdado Cabello, i cili do të marrë masat e nevojshme të autoritetit dhe disiplinës për të shmangur që ngjarjet si këto të ndodhin përsëri",- deklaroi presidenti Nicholas Maduro.

Në rindërtimin e ngjarjes sipas opozitës bëhej fjalë më tepër për një agresion të vërtetë, më shumë se sa një konfrontim.

"Ata erdhën në tavolinat tona dhe pa thënë asgjë filluan të na rrahin",- deklaroi Julio Borges i cili u shfaq në televizion me sy të nxirë e shenja të qarta dhune.

Super Rita Ora me video të re

“Facemelt”
 Rita Ora ka prezantuar videon e saj më të re, për këngën “Facemelt” në të cilën shfaqet vërtetë shumë joshëse. Video është prezantuar nga revista “Hunger”, e cila thekson se kjo nuk është e gjitha, pasi ka ende për tu zbuluar!