kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Saturday, December 28, 2013

Murat Jashari: Ulëset e rezervuara, gabim i kushtueshëm

Prishtinë, 28 dhjetor – Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari ka vlerësuar se Kosova nuk ka fituar gjë prej procesit të dialogut me Serbinë.

LDK s'do koalicion me PDK-në

Prishtinë, 28 dhjetor - Partia e Isa Mustafës i ka thënë “Jo” koalicionit eventual me partinë e kryeministrit Thaçi. “Vardisja” e zëvendëskryetarit të parë të PDK-së, Kadri Veseli, se është në favor të një partneriteti me LDK-në, por jo edhe me partinë e Ramush Haradinajt, ka marrë përgjigje negative nga LDK-ja.

Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 038 *** 18:15 Talk *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:05 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 N’rrjet *** 22:25 Dokumentar *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE... Vendimi për fatin e PTK-së shtyhet për të hënën

Prishtinë, 28 dhjetor - Komisioni qeveritar për privatizimin e PTK-së ka mbajtur sërish mbledhje të premten, por nuk ka arritur të nxjerrë vendimin final. Sipas burimeve zyrtare, jo të gjithë anëtarët e komisionit e kanë përkrahur nënshkrimin e kontratës me blerësin e ndërmarrjes, kompaninë “Axos”. Ky komision do të mblidhet edhe një herë të hënën. Sa gjatë u diskutua në këtë mbledhje, kush kërkoi që ky proces të përmbyllet sa më parë me nënshkrimin e kontratës me “Axos”-in dhe kush sygjeronte që ky proces të shpallet i dështuar, mund të lexoni gjerësisht në numrin e sotëm të Kohës Ditore. 

Turqi, arrestohet edhe pronari i kompanisë Limak&Calik

Prishtinë, 28 dhjetor - Në mesin e disa biznesmenëve të arrestuar së fundi në Turqi, me akuza për korrupsion, është edhe drejtori i kompanisë Limak&Calik, Nihat Özdemir, kompani kjo që e ka me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

KTV raporton se gazeta turke Hurriyet ka parë aktakuzën sipas së cilës Özdemir dhe disa biznesmenë të tjerë akuzohen për “krijimin e një organizate kriminale”, për mitë, mashtrim, falsifikim të dokumenteve zyrtare, kërcënime dhe përvetësimin e aseteve të fituara me aktivitete kriminale.

Në mesin e 41 personave të arrestuar në rastin e dytë të korrupsionit, përveç Özdemir janë edhe biznismeni saudit Yasin al-Qadi, i akuzuar më parë për financimin e terrorizmit si dhe pronari i kompanisë së furnizimeve. Özdemir me Limak sapo ka fituar tenderin për ndërtimin e aeroportit të tretë të Stambollit.

Para 3 muajsh, ai bashkë me kryeminstrat Erdogan, Thaci dhe Rama përuruan terminalin e ri të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”. 

Mjekët po ikin nga Kosova

Kuadri specialistik mjekësor po vazhdon të largohet nga Kosova, për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës. Pagat e mjekëve specialistë janë rreth 500 euro, derisa infermierët për punën e tyre paguhen rreth 300 euro në muaj në sektorin publik, bëjnë të ditur zyrtarë për informim në Qendrën Klinike Universitare.

Këtë vit 299 specialistë janë punësuar në institucione shëndetësore, derisa 35 të tjerë janë në proces të rekrutimit. Zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se në listat e pritjes për punësim janë rreth 50 specialistë.
Me kushtet e punës dhe me pagesë nuk janë pajtuar shumë mjekë specialistë, duke kërkuar punë në vende të ndryshme të Evropës e më gjerë.
Haxhi Avdyli, neurokirurg në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ikja e mjekëve jashtë vendit, është fenomen që ndodh në Kosovë, dhe kjo ka arritur shifrën prej qindra mjekë.
“Kjo është një humbje për shoqërinë, sepse për të ngritur një mjek(profesionalisht), kërkohet investim i madh i shoqërisë, por edhe i familjes. Edhe pse këta mjekë kanë shkuar jashtë vendit dhe po e prezantojnë mirë Kosovën, kjo paraqet një humbje të madhe për Kosovën në aspektin e kapitalit mendor”.
“Për këtë dukuri duhet të ndërmerren masa të ndryshme, në mënyrë që të zvogëlohet numri dhe të krijohen mundësi të kthehet truri i Kosovës, pasi që ata që kryejnë specializimet edhe të aftësohen për punë. Por, kjo bëhet me një politikë shtetërore të qartë dhe me një përkrahje materiale, në mënyrë që mjekët të kontribuojnë në mjekësinë moderne në Kosovë”, thotë Avdyli.
Zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se trendi i ikjes së mjekëve nga një vend në tjetrin është fenomen që ndodh në gjithë botën, derisa shtojnë se viti 2013 ka qenë vit kur 299 specialistë, të cilët kanë qenë të papunë, janë punësuar.
Faik Hoti, drejtor i Departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë shpjegon:
“Fenomeni i ikjes së mjekëve jashtë vendit, ka qenë më i shprehur vitet paraprake dhe Ministria e Shëndetësisë, duke e parë këtë fenomen, është përqendruar më shumë në këtë çështje gjatë këtij viti. Si rezultat, 299 specialistë janë punësuar, derisa 35 të tjerë janë në proces të rekrutimit”.
“Ministria ka arritur që, përmes politikave të veta, ta zbusë këtë problem dhe në listat e pritjes janë për punësim rreth 50 specialistë. Shumë nga ta janë mjekë specialistë që specializimin e kanë mbaruar rreth 6 muaj më parë”.
Hoti tregon se Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë masa që të bëjë parandalimin e ikjes së mantelbardhëve nga Kosova duke kthyer një numër specializantësh në skemën e financimit.
“Që të krijohen kushte më të mira për mantelbardhët gjatë këtij viti, 266 specializantë i ka kthyer në skemën e financimit apo të mbështetjes financiare. Dhe, e gjithë kjo po bëhet në mënyrë që Kosova të mos e ndiejë mungesën e profesionistëve”.
“Trendi i profesionistëve nga një vend në tjetrin, është i shprehur gjithkund nëpër botë, dhe për Kosovën nëse ka arritur që ky trend të parandalohet, atëherë mund të them që ka qenë viti 2013”, thekson Hoti.
E, Haxhi Avdyli përmend arsyet e ikjes së mjekëve jashtë vendit.
”Ikja e mjekëve ndodh për dy shkaqe, për paperspektivë materiale dhe profesionale. Shumë të rinj e shohin të udhës të ikin, sepse nuk arrijnë të profesionalizohen ashtu siç ata dëshirojnë. Ata e dinë që në vendet perëndimore mund të arrijnë majat në aspektin e përgatitjes profesionale, por edhe materiale, sepse në vendet perëndimore fitimi është shumë më i madh si mjek”, potencon Avdyli.
Sidoqoftë, vetë ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka deklaruar se me gjithë vështirësitë financiare, në vitin 2014 asnjë specialist nuk do të mbetet i papunë, pavarësisht limiteve serioze buxhetore, si nga ana e Qeverisë së Kosovës, po ashtu edhe nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Thaçi viziton familjen e heroit Enver Zymberi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sot familjen e heroit të ndjerë, Enver Zymberi, policit të rënë në krye të detyrës në aksionin e 25 korrikut 2011.

“Sot vizitova familjen e Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, policit të rënë në krye të detyrës në aksionin e 25 korrikut 2011.25 Korriku 2011 shënon ditën e bashkimit të territorit të Republikës së Kosovës. Dhembjen edhe krenarinë me familjen Zymberi do ta ndajmë gjithmonë. Sakrifica e heroit Enver Zymberit bëri që sot në Kosovë të funksionojë rendi kushtetues, në tërë territorin e Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Heroin e Kosovës, Enver Zymberi!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Sipas fotografisë së postuar, kryeministrin Thaçi gjatë vizitës në familjen Zymberi, e kanë shoqëruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Zbogar: Për ulëset e rezervuara vendosin institucionet e Kosovës

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar ka thënë se Kosova ende nuk i ka ndërtuar kapacitetet e plota që të jetë krejtësisht pa mbështetjen e EULEX-it në fushën e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit. Sipas tij, ndonëse Kosova ndodhet në pozita të sigurta në rrugën e saj për në BE, duhet ta shtojë edhe më shumë përkushtimin në respektim të ligjit. Ai tha se për vendet e rezervuara për pakicat në Kuvend do të vendosin institucionet e Kosovës.

Vitin 2013 Zbogar e ka vlerësuar si një vit i mirë për Kosovën dhe marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian.
“Filluam vitin me Studimin e Fizibilitetit dhe më vonë vendet anëtare mbështetën fillimin e negociatave për MSA. Filluam negociatat në nëntor dhe tani ato pa vazhdojnë. Kemi shënuar progres në fushën e liberalizmit të vizave dhe mendoj se po shkojmë mirë drejt qëllimit final. Kosova pati zgjedhje të mira lokale dhe me këtë e dëshmoi ka vullnet dhe aftësi për të organizuar zgjedhje të mira. Po ashtu ka pasur progres në dialogun Kosovë - Serbi. Mendoj se po shohim zbatimin e dialogut, rezultatet e saj. Mendoj që krejt në fund, Kosova mund t’i gëzohet trendit të zhvillimeve”, ka thënë Zbogar, në një intervistë për Radio Kosovën.
Lidhur me çështjen funksionimit të sistemit gjyqësor në veri, Zbogar ka thënë se “çdo gjë të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës, brenda sistemit të Kosovës”.
Pavarëssisht deklaratave të liderëve të komunave në veri se nuk do t’i njohin institucionet e Kosovës, ai ka thënë se është optimist për të ardhmen ,” natyrisht që do të ketë disa pengesa, por vlerësoj që ne po ecim para”.
Duke folur për çështjen e ulëseve të rezervuara në Kuvend, Zbogar ka thënë se kjo është kompetencë e institucioneve kosovare.
“Duhet të behët dallim midis ulëseve të garantuara, të cilat do të vazhdojnë të jenë aty, dhe ulëseve të rezervuara, të cilat kishin një afat kohor, për dy mandate. Por, të kujtojmë se pse këto ulëse janë bërë! Ato janë propozuar nga Ahtisaari për të ndihmuar integrimin e serbëve. Kanë funksionuar mirë për serbët në pjesën jugore të Kosovës. E tani dikush mund të thotë që serbët e veriut nuk janë integruar në Kosovë, ata sapo kanë filluar dhe ndoshta është mirë që të vazhdohet me këto ulëse, në mënyrë që edhe serbët e veriut të ndihen të mirëseardhur. Personalisht mendoj që zgjatja e mandatit do të jetë një shenjë e mirëseardhjes së serbëve të veriut dhe kjo do të ndikojë që procesi i integrimit të jetë më i lehtë. Natyrisht ky është vendim i Kosovës, por besojmë se pala kosovare do të reflektojë mbi këto argumente”, tha ai.
Lidhur me mandatin e EULEX-it në Kosovë, Zbogar thotë se vendet anëtare të BE-së kanë filluar diskutimin për mandatin e EULEX-it, “ne kemi biseduar edhe me Qeverinë dhe e dimë cili është disponimi i vendit”
“Kosova dëshiron të këtë më shumë kompetenca në këtë proces dhe do t’i kemi parasysh këto gjëra gjatë bisedimeve për mandatin e EULEX-it. Por, ajo që mendoj është se ne duhet të pyesim: Cilat janë problemet me sundimin e ligjit në Kosovë, cila është mënyra më e mirë për ta ndihmuar Kosovën në këtë drejtim? Ka shumë gjasë që mund t’i bëjmë me projektet tona, apo bashkëpunimet tona dhe planifikojmë ta rrisim edhe më shumë këtë bashkëpunim në të ardhmen. Pastaj duhet të fillojmë të pyesim se a na nevojitet EULEX-i në të ardhmen, dhe ku janë ato fusha në të cilat Kosova mund të marr përgjegjësit? Ne jemi këtu vetëm për ta ndihmuar Kosovën, ta vendosim sundimin e ligjit, dhe ky është qëllimi i BE-së”.
Zbogar pret që para zgjedhjeve nacionale të kryhet reforma zgjedhore në Kosovë.
Ai i ka porositur qytetarët e Kosovës që në vitin 2014 të bëhen po aq aktivë dhe determinues sa kanëi qenë gjatë zgjedhjeve të fundit.“Institucioneve do t’u them të njëjtën gjë, sepse ato janë aty për qytetarët dhe ata do t’ju vlerësojnë, sidomos vitin tjetër kur do t’i kemi zgjedhjet e ardhshme! Në përgjithësi, do t’ju thosha kosovarëve që të kenë më shumë vetëbesim dhe më shumë pozitivitet drejt së ardhmes, sepse kohërat më të rënda janë pas Kosovës. Nëse qytetarët e Kosovës, mendoj edhe serbët, do të bashkohen, sepse ju e keni fatin për të jetuar njëri me tjetrin, jeni të varur, dhe vetëm së bashku mund të ecni përpara. Duke pasur këtë në mend, ju duhet të reflektoni mbi dialogun dhe të ndërtoni një shtet funksional, si shumicë shqiptare, por duke bërë që edhe serbët të ndihen mirë në Kosovë. Mendoj që viti 2014 është vit i rëndësishëm në këtë reflektim, sepse integrimi i veriut dhe normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, do ta shndërroj Kosovën në një shtet pakthyeshëm. Ju dëshiroj kosovarëve të gjitha të mirat për Viti të Ri, shumë suksese dhe vazhdim të mirë të marrëdhënieve të mira që i kemi ndërtuar me Bashkimin Evropian!”, ka thënë Zbogar
.