kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Tuesday, April 30, 2013

Është Labi apo Zeljko Samardzic (VIDEO)

Kengetari shqiptare Labinot Tahiri i njohur si Labi ka publikuar kengen e tij te re me titullin “A m’ke shpirt”.Mas shfaqjes se kenges filluan edhe komentet e para mbi kete kenge. Doli ne shesh se kjo kenge eshte shume e ngjajshme apo ndoshta edhe e njejte me nje kenge e kenduar nga nje kengetar serb me emrin Zeljko Samardzic me titullin “Posle duge veze”.

Rita Ora dhe Snoop Dogg me cigare hashashi?

Bëjnë jetë repistësh
 Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, është fotografuar shpesh në shoqërinë e reperit të njohur Snoop Dogg, dhe nga kjo kuptojmë që ata janë miq të afërt. Aq të afërt sa ndajnë me njëri-tjetri dhe orët e veçanta të argëtimit me alkool e cigare, të cilat nuk duken si cigare të thjeshta… Duken si cigare hashashi, por nuk jemi të sigurt e nuk duam të spekulojmë. Ne e shohim pozitivisht faktin që këngëtarja simpatike ka miqësi me emra kaq të njohur, dhe mund të themi se vetë Rita është ndër emrat me të cilët krenohemi,transmeton Bluetoth.

Përplasen vetura e policisë me një civile, tre të lënduar (video)

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Aksidenti ka ndodhur sot, rreth orës 10, në dalje të Prishtinës në drejtim të Fushë-Kosovës, raportoi KTV. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra e Policisë së Kosovës dhe tjetra private, e tipit “Audi”.
“Dy personat e lënduar rëndë, të cilët gjendeshin në veturën e tipit “Audi”, janë vendosur në QKUK dhe aktualisht janë në reanimacion”, ka thënë drejtori i Emergjencës, Basri Lennjani. Ndërkohë merret vesh se shoferi i veturës së policisë është në gjendje më të mirë.
Ndonëse Policia e Kosovës vetëm konfirmon aksidentin dhe nuk tregon shkaqet që çuan në aksident, merret vesh se shpejtësia ishte njëri ndër shkaqet kryesore.
Agron Borovci, zëdhënës i PK-së, ka thënë se policia është duke punuar për ta zbardhur rastin.

Monday, April 29, 2013

Enver Hoxha: Autonomi për Kosovën, jo Republikë

Ish-udhëheqësit komunist
 …Biseda..sekrete mes ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha dhe të ngarkuarit me punë në Jugosllavi, në shtator të vitit 1970. Në këtë bisedë, ku ka marr pjese edhe Ramiz Alia.
Në këtë takim merr pjesë dhe Sekretari i KQ të PPSH-së, shoku Ramiz Alia. Shoku Enver Hoxha, pasi e pret dhe njihet me shokun Lik Seiti, e pyet atë nëse e ka mësuar gjuhën serbo-kroate dhe kur merr përgjigje se ai nuk di dhe aq mirë, e porositi Likun ta mësojë, mbasi diplomati ynë është e domosdoshme ta mësojë mirë gjuhën e vendit ku është ngarkuar të shërbejë, aq më tepër në një shtet si Jugosllavia, ku është në fuqi një klikë tradhtare e marksizëm-leninizmit, ndryshe nuk lufton dot. “Në përgjithësi, ju diplomatë, – vazhdoi shoku Enver, – nuk bëni përpjekjet e duhura për mësimin e gjuhëve të huaja. Nuk është aspak mirë që ju të punoni kurdoherë me përkthyes. Një praktikë e tillë nuk na çon larg,shkruan Bota Sot.

Dushku do ta vizitojë Shqipërinë

Aktorja e famshme me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, së shpejti pritet ta vizitojë Shqipërinë.
32-vjeçarja e ka konfirmuar vet lajmin në Twitter duke shkruar: “Dear Albania coming soon…” (E dashur Shqipëri, po vi së shpejti).
Ylli i filmit “Wrong Turn” nuk ka dhënë detaje të tjera për arsyet e kësaj vizite. -->

Gruaja mace në jetën reale (Video)

Njëra nga konkurrueset në versionin rus të spektaklit “Unë kam talent”, i ka mahnitur jurinë, spektatorët dhe teleshikuesit e këtij shou.Me një stil interesant, me një koreografi të rrezikshme, rrotullime, akrobacione ecje nëpër zinxhir..., “gruaja mace” i ka shokuar të gjithë...