Miley Cyrus
Miley Cyrus ka realizuar për revistën ‘V’ atë që është padyshim seti i
saj fotografik më i “nxehtë” deri tani. Aktorja dhe këngëtarja shihet
në disa nga fotot duke tërhequr të mbathurat, duke zbërthyer pantallonat
ose duke mbuluar me dorë gjoksin.
20-vjeçarja ka kohë që e ka hedhur poshtë imazhin e saj si princesha
adoleshente e filmave Disney dhe ky set fotografik tregon që Cyrus po
shkon drejt ekstremeve.
Miley theksoi në intervistë se zërat për ndarjen e saj nga i fejuari
Liam Hemsworth janë të rreme: “Thjesht ne nuk kemi aq kohë sa do të
donim për të ndenjur me njëri-tjetrin.”
“Ne të dy punojmë dhe zërat lindin pasi paparacët rrallë na
fotografojnë së bashku. Nuk kam kohë të dal me të dashurin tim çdo ditë,
por kjo nuk do të thotë se jam ndarë”, shpjegoi Miley Cyrus.