kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Thursday, May 2, 2013

Femra më seksi e vitit

Mila Kunis
 
Aktorja Mila Kunis, e cila muajin e kaluar u shpall si e famshmja më e preferuar për fantazitë seksuale nga fansat, tashmë ka mposhtur 99 femra tjera nga e gjithë bota për vitin 2013, duke marrë kurorën për femrën më seksi të vitit.
Në listën e vitit të kaluar, Mila, 29-vjeçe, kishte marrë vendin e 14, por pas filmit të suksesshëm “Oz: The Great And Powerful”, padyshim se nuk është surprizë që është zgjedhur femra më seksi në botë.
Redaktori i FHM-së, Dan Jude, ka thënë se Mila, jo vetëm që është seksi, “por ajo ka edhe sens të humorit dhe nuk frikësohet që të bëjë shaka edhe me veten”.
Këngëtarja Rihanna u pozicionua në vendin e dytë, duke u ngritur për një pozitë nga viti i kaluar.
-->

Shteti shpërblen sportistët e suksesshëm kosovarë

Vendimi i fundit i Qeverisë
 

Gjysmë e zhveshur në fushë, lojtarët mendjen te topi (Video)

Ndodh në Angli
Nëse ndeshja amatore mes Real Goth FC dhe The Whitby e zhvilluar në Anglinë Veriore ka bërë xhiron e botës në internet, merita nuk i takon as skuadrave dhe asnjë prej lojtarëve të tyre, por një vajze.
Vajza gjysmë e zhveshur është futur në fushë dhe e ka përshkruar të gjithë me një vrap të lehtë, pro ajo që çudit më shumë është fakti se asnjë prej futbollistëve nuk e ka ndërprerë ndeshjen dhe kanë vijuar normalisht.

Ja si edukohen nxënësit e Kosovës (Video)

Kuvendi ngrit shqetësim për rastin
 Për një video të publikuar në internet, ku shihet se në Shkollën e Mesme të Ultë, “Thimi Mitko” në Gjilan vetëm mësim nuk zhvillohet, sot është debatuar edhe në Kuvendin e Kosovës. Njëri nga deputetët ka ngritur shqetësim për këtë video, duke kërkuar edhe raport nga inspektorati i arsimit komunal në Gjilan.
Për videon që po bënë gjiro në kanalin Youtube, Indeksonline ka kontaktuar edhe me Drejtorin e Drejtoratit të Arsimit në Gjilan, Bujar Nevzati, i cili ka deklaruar se video është e moçme, e kohës kur ai nuk ka qenë në krye të arsimit gjilanas.
“Ajo video është që tri vite. Unë atëherë nuk kam qenë drejtor i arsimit, por kam parë se mësimdhënësi ka marrë vërejtje nga organet kompetente. Mund t’u them se disiplina në shkollat e Gjilanit, posaçërisht në atë shkollë është në nivel”, ka deklaruar Nevzati.
Në videon e postuar më poshtë, profesori dhe nxënësit nuk shihen fare duke mësuar, por duke luajtur dhe fjalosur mes vete.
Në një moment njëri nga nxënësit i afrohet profesorit për të shikuar në ditar, derisa ai mundohet t’a largojë atë. Ata të dy shtyhen me duar dhe bërryla derisa të tjerët qeshin dhe bërtasin, por edhe i godasin bankat, duke mos lejuar të zhvillohet procesi mësimor.
Disa nxënës lehin sikur qentë, disa bërtasin sikur majmunë e disa të tjerë e emitojnë lopën. “Muuuu….”, dëgjohen nxënësit duke bërtitur derisa profesori mban në duar ditarin.


Wednesday, May 1, 2013

Lansohet platforma Solaborate - rrjeti i parë social dedikuar profesionistëve të teknologjisë

Të marten u lansua në verzionin beta platforma Solaborate që iu mundëson profesionistëve dhe kompanive të teknologjisë të lidhen, bashkëpunojnë dhe të krijojnë një ekosistem përreth produkteve dhe shërbime

Momenti kur rrëzohet një avion në Afganistan (Video)

Një kamerë e vendosur në një automjet ka fiksuar momentin e rrëzimit të një avioni amerikan të mallrave Boeing 747, i cili ka rënë menjëherë pas nisjes nga një bazë amerikane në Afganistan.
Shtatë amerikanë, pjesëtarë të ekuipazhit të avionit të mallrave, gjetën vdekjen pasi avioni u shkrumbua në tokë. Aksidenti ndodhi të hënën pranë bazës ajrore Bagram, jo shumë larg kryeqytetit Kabul.
Avioni Boeing 747- 400 duket se kishte bërë një ngritje normale, por më pas janë shfaqur probleme.
Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit, por NATO thotë se nuk ka pasur aktivitet të rebelëve në atë zonë.
Avioni ishte nisur për në Dubai dhe i përkiste një kompanie private.

Femra e cila i ngre temperaturat

Kjo është Michelle Keegan,femra e cila ka mundësinë dhe aftësinë për të ngritur temperaturat. Britanikët e kanë votuar si femrën më të preferuar dhe klasifikimin e ka publikuar revista e njohur “FHM”. Arsyeja se përse 25-vjeçarja e meriton këtë klasifikim është më se e qartë nëse shikoni fotot e publikuara po në revistën “FHM”,thekson “The Sun”.