Në Muzeun e Mançesterit ka filluar të ndodhë diçka e pashpjegueshme - një statuje e vjetër rreth 4.000 vjet po rrotullohet vetvetiu në vitrinë, ndërsa ekspertët nuk po mund të zbulojnë se si po ndodh kjo.
Statuja e njeriut të quajtur Neb-Senu është zbuluar në varrin e tij, i cili datonte 1.800 vjet para erës së re.
Egjiptianët e vjetër krahas trupave të mumifikuar kanë vendosur edhe nga një statujë të ndërtuar sipas dukjes së tyre, që në rast se trupi shkatërrohet, shpirti ta shfrytëzojë figurën për të qëndruar.
Ndërkaq, statuja e cila gjendet në Muzeun e Mançesterit qe 80 vite, ka filluar të rrotullohet saktësisht për 180 shkallë.
Ekspertët akoma nuk kanë një shpjegim rreth këtij misteri.
-->
0 comments:
Post a Comment