Saturday, May 25, 2013

Shpërthen autobusi, vdesin 19 fëmijë në Pakistan (Video)

Zyrtarët pakistanezë njoftuan se nga shpërthimi i një cilindri të gazit, në një autobus shkollor, kanë vdekur të paktën 19 fëmijë dhe një mësues. Aksidenti ka ndodhur në lindje të Pakistanit


Policia tha se të paktën edhe shtatë fëmijë u plagosën të shtunën nga shpërthimi në periferi të qytetit Gujrat, rreth 200 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Islamabad.
Incidenti ndodhi, kur autobusi ishte duke marrë fëmijët dhe mësuesit për t’i dërguar në shkollë, raporton “Anadolu Agency”.
Për shpërthimet e mëparshme të automjeteve janë fajësuar cilindrat që përmbajnë gaz natyror, por që nuk i përmbushin standardet. Gazi përdoret në miliona automjete në Pakistan, si një alternativë më e lirë e naftës dhe benzinës. -->

0 comments:

Post a Comment