Wednesday, May 22, 2013

Pëllumbi më i shpejtë në botë u shit për 400.000 $

Pëllumbi-rekordmen belg
 Pëllumbi-rekordmen belg, i pagëzuar me emrin Rrufeja, iu shit një biznesmeni nga Kina për 400.000 dollarë, një çmim rekord ky për gjithë historinë e tregtisë me këta zogj.
Rrufenë 1-vjeçare e ka rritur një rritës i njohur belg i shpendëve, i cili i shiti të gjitha shpezët e veta për 5.5 milionë $, transmeton ZR njoftimin. Shumica e pëllumbave super të shpejtë të ankandit në Belgjikë iu shitën blerësve kinezë dhe tajvanezë.
Një prej ekspertëve theksoi se shitja e zogjve për gara të kujton tregun e artit në atë kuptim, që për një pikturë të Picasso-s blerësi është i gatshëm të ofrojë një sasi shumë më të madhe parash, sesa për një tabllo të një artisti më pak të njohur.



-->

0 comments:

Post a Comment