kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Saturday, June 15, 2013

Merkel: Nëse doni punë, ejani në Gjermani!

Miliona të rinjve të papunë në vendet e eurozonës, kancelarja gjermane Angela Merkel, iu ka bërë një porosi të thjeshtë: Shpërnguluni në Gjermani! Si zgjidhje për papunësinë e evropianëve të rinj Merkel propozon shpërngulje në Gjermani, ku ka mungesë të fuqisë punëtore.

Në Kosovë nuk ka VIP

Reperi nga Prishtina, Lyrical Son, ka deklaruar se në vendin tonë nuk ka të ashtuquajtur persona të rëndësisë së lartë (VIP).
Në një intervistë për një radio kosovare, Lyrical Son u shpreh se në Kosovë, VIP mund të quhen vetëm presidentja dhe kryeministri, ndërsa të tjerët pretendojnë të jenë të tillë. “Në Kosovë nuk ka VIP, ose nëse ka, atëherë janë vetëm Hashimi dhe Atifetja”.
“Këtu artistët i thojnë VIP vetes dhe kur vjen fundi i muajit gjysma e tyre vijnë dhe më kërkojnë nga 500 euro borxh. Mund t’iu tregoj se kush janë, por më duket e panevojshme”.
“Nuk je VIP nëse i blen një palë farmerka 500 euro, një xhemper 300 euro, ose një rrip 200 euro, e në xhep nuk i ke as 20 euro”, u shpreh Lyricali.
Lyrical Son së fundmi ka publikuar këngën “Para” me Mc Kreshën dhe Butch, projekt që është pritur shumë mirë nga publiku.

Qe 30 vjet jeton si vampire dhe thith gjak nga njerëzit (Video)

Britanikja Julia Caples që nga mosha 15 vjeçare jeton si vampire, gjegjësisht konsumon rregullisht gjak njerëzor.

I propozoi fejesë me unazën të vendosur mbi hamburger

Në rrjetet sociale, njëri nga propozimet më të këqija është shpallur ai në të cilin djali e ka vendosur unazën në hamburger

Nga Londra në Ferizaj, për një natë të paharruar hip hopi

Sonte mbrëma Diamonds Club do të jetë nikoqir i dyshes seksi nga Londra, Miss Deejay Vibe Honeyz, që do të përkujdesen për atmosferën në një natë dedikuar hip hopit. 

Policia kërkon kriminelin, futbollistët përtoke (Video)

Një ngjarje e çuditshme është parë në ligën e katërt të futbollit rumun. Në ndeshjen mes Chisoda dhe Sannicolau mare, futbollistët e panë tmerrin me sy.
Ata u detyruan të shtrihen për toke kur policia speciale hyri në fushë duke ua drejtuar armët. Futbollistët qëndruan të shtrirë për toke për disa minuta.
Policia mendoi se njëri nga futbollistët ishte krimineli të cilët po e kërkonin. Në fakt krimineli ishte në stadium por se u gjend në tribuna.

Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (Video)

Kryeministri Sali Berisha u shfaq më i rinuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku dilte për herë të parë. Shpesh qeshte për të treguar dhëmbët e saporregulluar, ndërkohë që makijazhi i tepruar ishte bërë në atë që mënyrë që të fshihte rrudhat.
Ai u ul në mes të këngëtareve seksi, që e shihnin me adhurim.
Që në nisje të emisionit Arian Çani, pasi pyeti nëse Doktori kishte rojet afër, iu afrua dhe e preku në gjithë trupin për t’u dëshmuar shqiptarëve se Berisha nuk mbante anti-plumbin veshur (a thua nuk e heq dot kur hyn në një “shtëpi” të sigurt për të, si TV Klani).
“Rama nuk ka gënjyer për antiplumbin, por e ka fiksim. Duhet t’ja falim për atë që thotë,” ishte përgjigja e Berishës.
“Hyra pak me vonesë në botën e Facebook-ut, se komunikimi me SMS ishte shumë i lodhshëm. Por duhet të zgjidhja edhe një ditë të shënuar dhe zgjodha Ditën e Rinisë. Dhe godita në shenjë,” rrëfeu kryeministri,TRANSMETON TEMA.
Kur prezantuesi Çani i përmendi Berishës fëmijërinë dhe sidomos idhullin e saj, Edit Piaf, ai u përlot në emision.
Më pas Çani i bëri një test muzikor dhe për çudi Doktori i gjeti të gjitha këngët në bazë, nuk kishte rëndësi nëse ishin të vjetra apo të reja. Madje për çdo këngë dinte edhe historinë e tyre. Ndërkohë këngëtarët e ftuar, që i bëjnë fresk nëpër mitingje, nuk dinin as sa doktori për këngëtare si Amy Winehouse dhe habiteshin me zgjuarsinë e liderit.

Friday, June 14, 2013

Live nga Taksimi: Protestat vazhdojnë, Erdogani nuk shet shumë trimëri, por i dënon mediat! (Video)

Protestuesit në Taksim - përkundër premtimeve dhe “paralajmërimit të fundit” të kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan - nuk do të dorëzohen lehtë. Ndërkohë, mediat që raportojnë nga vendi i ngjarjes, çdo herë e më shumë po gjobiten. 

Azbi Kasaj do të legalizojë hashashin: Shqiptarët të bëjnë “qejf” (Video)

Kandidati i Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH) për qarkun e Gjirokastrës, Azbi Kasaj, mbahet mënd për mallkimet e tij për elektoratin, por këtë radhë ai na ka habitur me programin e tij, ku ka përfshirë në të edhe legalizimin e hashashit. 

Turqit kundër, shqiptarët e Maqedonisë pro Erdoganit!!! (Video)

“Jemi me ty” dhe “Qëndro drejt mos u përkul, Ballkani është me ty”, ishte motoja e manifestimeve mbështetëse në Shkup dhe Gostivar për kryeministrin e Turqisë, Reccep Taiyp Erdogan. Qytetarët që kishin dalë në këto manifestime thanë se Erdogani është ikona e zhvillimit në 10 vitet e fundit në Turqi, Ballkan dhe më gjerë. 

Fotografia e harruar: Egzona e rritur, e identifikon veten si fëmijë në ditët e çlirimit të Prishtinës

Është 14 qershori i vitit 1999. Pas disa viteve të përleshjeve të përgjakshme midis guerilëve shqiptarë dhe Ushtrisë serbe, dhe pas dy muajve të bombardimeve të rënda të NATO-s, lufta në Kosovë mbaroi. Trupat nga koalicioni ndërkombëtar “kanë hyrë në provincën separatiste”, dhe momentet e ngazëllimit shpërthyen në rrugët e kryeqytetit, Prishtinës. Fotografi i AFP-së, Jean-Philippe Ksiazek, ka kapur një çast kur një burrë shqiptar ngre vajzën e tij mbi një tank britanik...

Ja si dukeni kur prisni t’ju fotografojnë (Video)

Ndoshta nuk jeni të vetëdijshëm për këtë, por posa gjendeni para fotoaparatit, fytyra juaj ndryshon në tentimin që të dukeni sa më mirë dhe natyrshëm. 

Publikohet pjesa e dytë e klipit “Shine Ya Light”

Është publikuar pjesa e dytë e videoklipit “Shine Ya Light”, që interpretohet nga Rita Ora dhe që është xhiruar një vit më parë në Prishtinë. 

Fadil Berisha i nxjerr lakuriq katër “Miss”-et (FOTO)

Fotografi shqiptar Fadil Berisha ka realizuar një shërbim fotografik me katër bukuroshe amerikane ndër vite. Kanë kaluar 18 vjet që kur ajo u bë e famshme në “Miss SHBA”. Por Shana Moakler ka treguar se mund të përballojë shumë mirë konkurrencën e bukurosheve më të reja, teksa është veshur për një poster të “Peta”.
Bashkë me Alisa Campanella, “Miss SHBA 2011″; Shandi Finnessey, “Miss SHBA 2004″ dhe Susie Castillo, “Miss SHBA 2003″, “miss”-i tashmë 38-vjeçare ka realizuar një poster bardhë e zi, tepër joshës.
Kurioz është fakti që fotografi ka qenë me origjinë shqiptare: pikërisht i famshmi Fadil Berisha, i cili ka realizuar një kryevepër me katër femrat, të cilat kishin veshur vetëm taka, duke mbuluar me delikatesë pjesët e tjera të zbuluara të trupit.


Boksa te City, është ‘Balotelli 2′ (Video)

Lojtari i Manchester Cityt, Abdul Razak apo Balotelli i dytë, nga Bregu i Fildishtë e ka treguar forcën e tij fizike përball një bashkëlojtari të tij.
Razak është grushtuar me lojtarin e Mersin, Jaen Jascques Gosso. Yaya Toure e shikonte me keqardhje përleshjen mes tyre ndërsa të dy lojtarët janë suspenduar nga skuadra, dhe nuk besohet se mund të kthehen për një kohë

Thursday, June 13, 2013

Berlusconi donte ta vriste Gadafin?

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka kërkuar ta hiqte qafës liderin libian, Muammar Gaddafi, gjatë luftës civile në Libi. Ai i kërkoi kreut të Shërbimit Sekret italian që të organizohet një operacion i veçantë për të eliminuar udhëheqësin libian, shkruan Times Live.

Live: Protestuesit këmbëngulës, Erdogani lëshon pe? (Video)

Edhe pse këtë mëngjes gjëmoi se "durimit tonë i erdhi fundi" dhe se demonstruesit duhet menjëherë të largohen Gezi Parku dhe Sheshi Taksim, kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan megjithatë e ndërroi "diskun e gramafonit" dhe tash kërkon një takim me demonstruesit.

Kopja e Guardiolas që po mahnit botën (Video)

Zbulohet kopja ! Ky nuk është Pep Guardiola, por një turist spanjoll me emrin Guillermo. Turisti spanjoll ngjanë shumë me Guardiolën, ka stilin e njëjtë, është tullac dhe e imiton në gjeste trajnerin spanjoll. Guillermo ka dhënë intervista për dy televizione gjermane duke thënë se kudo që ka udhëtuar, tifozët kanë menduar se është Pep Guardiola. Edhe në Gjermani tifozët bëjnë foto me të dhe e quajnë Pep.

Fuqia ushtarake në botë: Kosova e Shqipëria askund!

Armatimi në ushtri do të thotë shumë dhe në këtë drejtim nga teprica nuk dhemb koka! Në një analizë të ushtrive më të fuqishme të botës, sasia e armëve del një nga faktorët më të rëndësishëm, duke pasur parasysh se udhëheqja nuk mund lehtë të matet në aspektin statistikor. 


Kërcimi i çmendur mbi makinë (VIDEO)

Një veprim që kërkon shkathtesi por edhe guxim. 17-vjeçari Daniel Jensen kërcen mbi një makinë e cila ngitet me një shpejtësi të madhe nga një shoqja e tij. Video ka kapur rekord klikueshmerie në internet.

Vetëm fati e ka ndihmuar të riun i cili ka prekur edhe pjesen e siperme të makines por pa humbur ekuilibrin.

"E dija se u hodha me vonesë", ka treguar djali për mediat amerikane.

Publikohet lista e shteteve më të sigurta

Hulumtimet kanë treguar se intensiteti i konflikteve të brendshme është rritur viteve të fundit, por se armiqësia në aspektin ndërkombëtar është reduktuar. Sipas indeksit të paqes, thuhet se siguria në përgjithësi është zvogëluar. 

Si të mbetesh shtatzënë për gjashtë muaj?

Një zgjidhje mund të jetë në horizont nëpërmjet një metode të re që lufton shterpësinë, e cila pretendon të ketë rezultate brenda 24 javësh.

Clinton, Obamas: Unë intervenova në Kosovë, interveno ti në Siri

Presidenti Barcak Obama duhet të mbështesë më shumë kryengritësit në Siri, i ka thënë ish presidenti amerikan Bill Clinton senatorit republikan John McCain, duke përkujtuar vendimin për intervenim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnjë dhe në Kosovë, gjatë mandatit të tij presidencial.

Tradhtia: A duhet të pranohet apo të heshtet?

Ka ndodhur. A duhet t’ia pranosh dhe të rrezikosh të ndahesh, apo ta mbash për vete? A është heshtja më e keqe se vetë akti? 

Të shtunën kënga e re e Unikkatilit

Reperi shumë i adhuruar shqiptar, Unikkatili, do të publikojë të shtunën këngën e re, të parën pas një viti. 

Wednesday, June 12, 2013

Rike dhe Anaidi dëfrehen së bashku (FOTO LAJM)

Ai është fituesi i Big Brother 6, ndërsa ajo një ndër vajzat më joshëse të asaj shtëpie. Anaidi dhe Rike, dy personazhe absolutisht ndër më të përfolurit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, janë argëtuar së bashku në një prej club-ve të Tiranës.

Gjithçka e rrëfen vetë Rikja, e cila ka postuar në profilin e saj në Facebook një foto në "shoqërinë" e Anaidit. Madje, e ka vendosur atë edhe si foto profili.

Mos vallë mes të dyve po lind një lidhje dashurie? Të presim e të shohim...

I ruan paratë në shtëpi, por ia hanë termitet (VIDEO)


Një kineze ka mbetur pa një pjesë të kursimit të vet pai që pjesën më të madhe të parave që e mbante në shtëpi e kishin hëngër termitet.

Siç njofton AP, një zonjë nga jugu i Kinës para disa muajsh kishte marrë nag fëmjët 400.000 juanë, (rreth 65.000 dollarë). Në vend se t’i linte në bankë, ajo i paketoi në qese plastike dhe dhe i fshehu në vitrinën e drunjtë në shtëpi, shkruan Koha.

Kur gjatë prillit e hapi sirtarin për të marrë ca para, konstatoi se paratë ia kishin ngrënë termitet!

Në panik e sipër mori paratë, që pothuaj ishin të ngrëna tërisisht dhe shkoi në bankë me shpresë se do t’i ndërroheshin.

Pas disa skanimeve dhe verifikimeve, banka ia doli të identifikojë rreth 54.500 dollarë, që do të thotë se për shkak të mosbesimit në bankë, ajo kishte humbur 15 për qidn të kurismeve.

Gati gjysma e Prishtinës, dy ditë pa ujë (Video)

Si pasojë e shpërthimit të një gypi rreth 40 për qind e banorëve të Prishtinës dhe sipas të gjitha gjasave, deri në normalizimin e furnizimit me ujë të pijshëm duhet pritur edhe 48 orë. 

Kosova po ndërton një demokraci të fuqishme

Kosova dëshiron të jetë pjesë e komunitetit botëror të demokracive të tregut të lirë. Për Kosovën dhe Serbinë, perspektiva e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe institucionet e tjera perëndimore është nxitje dhe frymëzim për pajtim dhe reformë. Kështu ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në një ligjëratë që ka mbajtur sot në Universitetin ‘John Hopkins’, me temën “Mundësitë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas Normalizimit”, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në SHBA.

Obobo, e paska të vogël! Si t’i ndihmoj?

Ekspertët thonë se teknikisht, gjatësia e penisit nuk është pengesë për seks të mirë. E pra, nëse është kështu përse po diskutohet aq shumë për madhësinë e penisit. 

Qeni shtyn pronarin e tij nëpër rrugët e përmbytura (Video)

Thënia ‘qeni është miku më i mirë i njeriut’, shpeshherë rezulton e saktë. Kështu ka ndodhur edhe në një qytet rus të përmbytur nga uji.Një qen është xhiruar duke shtyrë karrocën në të cilën gjendej pronari i tij me aftësi të kufizuara.
Ndërkohë që xhirimi është bërë nga njerëzit që kalonin me automjet pranë tyre dhe nuk janë ndalur për të ndihmuar, por vetëm kanë qeshur me atë që kanë parë...

Ushtaret izraelite vallëzojnë gjysmë lakuriqe (Video)

Një javë pasi që fotografitë e vajzave izraelite gjysmë lakuriqe, në shërbim ushtarak, pushtuan faqet e tablloideve botërorë, në rrjetet sociale tash po qarkullon një video xhirim, në të cilin shihen se si kërcejnë të zhveshur. “Luani siç luajnë prostitutat përreth shtyllës së metaltë”, këshillonte një vajzë në fillim të xhirimit.

501 trëndafila për Diana Avdiun

Diana Avdiu ka marrë një dhuratë të veçantë për ditëlindjen e saj, plot 501 lule.
Modelja kosovare sapo ka mbushur 20 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë ajo mori një sërë urata nga miqtë e saj. Por, më e veçanta e ditëlindjes ishin 501 trëndafilat e kuq që ajo i mori nga shoqëria e saj nga Shkupi.
“Jam shumë e lumtur që shoqëria ime po më sjellë emocion të papërshkruar në këtë ditë timen. Falënderoj miqtë e mi nga Shkupi, po ndihem shumë mirë. 501 lule për datëlindjen time të 20-të”, ka thënë ajo për “Zëri”

Tuesday, June 11, 2013

I hapet gabimisht parashuta, përplaset me ndërtesën (Video)

Austriakja Maria Steinmayr i ka shpëtuar vdekjes pas hedhjes nga objekti i një hoteli në Spanjë.

Dafina Dauti rivalizon Dafina Zeqirin (Video)

Dafina Dauti dhe Dafina Zeqiri kanë publikuar në të njëjtën ditë në YouTube hitet e tyre më të fundit dhe është interesante se shikueshmëria e tyre deri më tani është shumë e përafërt.

Policia turke, vret një protestues? (Video)

Policia turke ka ashpërsuar aktet e dhunës ndaj protestuesve, pas deklaratave të ashpra të kryeministrit Recep Tayyip Erdogan. Forcat e policisë kanë tentuar të shpërndajnë turmat e protestuesve në sheshin Taksim me gaz lotsjellës, ndërsa në një video shihet se si ata kanë qëlluar për vdekje në të ri.

MASHT-i nuk pranon diplomat e universiteteve private të Shqipërisë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës (MASHT) nuk po vepron njësoj në rastet kur kërkohet nostrifikimi i diplomave, për studentët që e kanë përfunduar fakultetin jashtë Kosovës. Kështu po pretendon, Asdren Mekaj, i cili thotë se po habitet me faktin se si MASHT-i, njeh një diplomë të një institucioni paralel serb, e jo një të tillë që është lëshuar nga Universitetet private në Shqipëri.

Pacolli mohon akuzat e Idrizajt rreth “Farmedit” (Video)

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga pronari i klinikës Rezonanca, Ramadan Idrizaj. 

Si t’i fshini xhamat e automjetit (Video)

Rusët janë shpeshherë protagonistë të video-xhirimeve komike që publikohen në internet. Ashtu ka ndodhur edhe kësaj radhe.

Përse është i rëndësishëm seksi?

Derisa disa mendojnë që seksi është i mbivlerësuar, të tjerët e mendojnë të kundërtën. Mirëpo, në jetën e përditshme ky fenomen natyror mund të ndihmojë që të kapërcehen problemet jashtë dhomës së gjumit. 

Vlorës ia kanë thyer fjalëkalimin në FB

Ministres për Integrime Evropiane, Vlora Çitakut, i është thyer passwordi i faqes se saj zyrtare në Facebook.

Së shpejti do ta keni videon time seksuale

Bar Rafaeli

Derisa emra të famshëm dhe më pak të famshëm xhirojnë momentet e tyre më intime, të cilët më pas disi përfundojnë në publik, modelja e bukur dhe shumë e njohur, Bar Refaeli e ka dëshiruar një gjë të tillë! Kjo bukuroshe ka folur për një kasetë seksuale, por për të gjithë ata që kanë shpresuar se ajo e ka një të tillë, mund të dëshpërohen, sepse ende nuk e ka realizuar.
“Jam e fascinuar me trupin e njeriut. Posaçërisht kur bëhet fjalë për dy trupa në momente intime. Do ta gjej një mashkull dhe do ta bëj një film të tillë. Mendoj në seksin”, ka deklaruar Refaeli.
Ajo shtoi se ende nuk ka ardhur momenti i duhur për këtë, por së shpejti do të vjen. “Nuk do ta bëjë së fundi pasi që ende nuk është momenti i duhur”, tha ajo dhe shtoi se për këtë do ta zgjedh tipin e mashkullit që i pëlqen më së shumti.

Vritet me fanelën e Barcelonës

Djaloshi nga Siria

Një tifoz që duket se ka qenë i flakët për Barcelonën emri i të cilit është Ahmad Othman u vra mizorisht nga forcat e Asadd.Shoqëria katalonase ka ndërmarrë një hap që të gjithë katalonasit të postojnë këtë foto në profilin e tyre për të bërë thirrje për të ndalur luftën në Siri.

Dafina “mbetet pa para” në Amerikë

Kthehet ne Kosove

Nuk e dime se cka do te dal nga vizita e fundit e Dafina Zeqirit ne Amerike, qe u be nje “long story” sikur e Bleona Qeretit, por duket sikur ajo tani ka harxhuar gjithe leket. Ajo eshte kthyer ne Kosove per, sic thote ajo “Summer Tour 2013? qe mesiguri nenkupton, shfaqje e performanca neper kafeneja dhe klube te nates qe do i sjellin asaj perfitime te nevojshme financiare.

Monday, June 10, 2013

Ngjitet në ndërtesën më të lartë në botë për të bërë fotografi (Video)

Fotografi Joe McNally është ngjitur në rrokaqiellin më të lartë në botë, Burj Khalifa, në Dubai për të fotografuar punëtorët e guximshëm, të cilët kryejnë punët e mirëmbajtjes në maje të ndërtesës.

Habibi, quhet bashkëpunimi i Stines me Emilianon (Video)

Kantautori nga Shqipëria, Ernest Duka, ka sjellë bashkëpunimin e tij më të ri me titull, “Habibi”.