Friday, May 24, 2013

Kosova, model i bashkëjetesës fetare

Në hapje të Konferencës Ndërfetare në Pejë, ku kanë marrë përfaqësues të bashkësive fetare në Kosovës, dhe zyrtar të lartë të Kosovës, është thënë se gjatë tërë historisë Kosova ka qenë vend multietnik, multifetar, që ka ruajtur karakterin e dialogut dhe mirëkuptimit fetar.


Presidentja Jahjaga në fjalën e saj ka thënë se Kosova posedon një traditë unike të tolerancës ndërfetare.
“Diversiteti fetar, kulturor dhe kombëtar i Kosovës, është vlera jonë më e madhe. Mbrojtja e drejtave të të gjithë qytetarëve është gdhendur në Kushtetutën tonë. Toleranca dhe bashkëjetesa paqësore janë përforcuar si bindje dhe besim në vendin tonë”, ka thënë ajo.
Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se diversiteti fetar në Kosovë shpesh ka shërbyer për të ndërtuar ura bashkëpunimi, por edhe është keqpërdorur për të krijuar ndarje nga elitat e ndryshme politike. Sipas tij, Kosova është një shembull i tolerancës fetare në rajon, duke theksuar faktin se që nga deklarimi i pavarësisë në vitin 2008, Kosova ka ndërtuar një shtet dhe shoqëri multientike.

0 comments:

Post a Comment