kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Saturday, June 1, 2013

Stambolli në revoltë, mbi 1 mijë të plagosur (Video)

Prej ditës së premte Stambolli është në revoltë, ato që u nisën si manifestime të qeta përfunduan në përleshje të dhunshme mes turmës dhe policisë. Aq sa kjo e fundit ka përdorur gaz lotsjellës. Përleshjet kanë shkaktuar mbi një mijë viktima, ndërsa katër persona kanë humbur shikimin. Pas kësaj kryeministri Erdogan ka kërkuar falje për dhunën.

Historia do të flasë për Bayernin

Bayern Munichu e ka fituar edhe trofeun e fundit që e kishte në dispozicion në këtë sezon mbresëlënës – atë të DFB Pokal, për ta kompletuar tripletën historike për edicionin 2012/2013.

I shpëton për mrekulli përplasjes nga treni (VIDEO)

Eshtë një lojë apo e ka me ngut, burri që po ecën mbi shinat e trenit në Crosskeys, Angli, teksa treni po kalon. Pamjet e telekamerave janë shokuese. Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë marrëzi.

Trafikimi i drogës, në pranga edhe një polic (Video)

Policia e Maqedonisë parandaloi një aksion të kontrabandimit të drogës që kishte si destinacion Kroacinë, me ç`rast një pranga kanë përfunduar një polic, një shtetas kroat si dhe një nga organizatorët për trafikimin e drogës që është nga Tetova.

Ariu përplaset nga automjeti, çohet dhe ik (Video)

Një video në të cilën shihet një ari duke u rrotulluar disa herë pas përplasjes nga një automjet, është bërë mjaft e kërkuar në internet.

Aeroplani “aterroi” në dhomën e ditës (Video)

Dy njerëz janë dërguar në spital kur pasi sot në mëngjes një aeroplan i vogël u rrëzua në dhomën e ditës së një banese në qytetin Herndon, në shtetin federal amerikan Virginia, raporton TV ABC. Për arsye të problemeve me elektronikë, piloti humbi kontrollin mbi aeroplanin. Pas kësaj pushoi edhe puna e motorit dhe aeroplani ra mbi një ndërtesë, njoftoi policia. Piloti u dërgua në spital me lëndime të rënda, kurse atje u dërgua edhe një grua, e cila në momentin e rrëzimit të aeroplanit gjendej në banesë, por lëndimet e saj nuk janë të rrezikshme për jetën.
Kryqi i Kuq iu ndihmoi njerëzve dhe kafshëve shtëpiake të braktisin ndërtesën. Në vendin e aksidentit arritën edhe zjarrfikësit, të cilët me ndihmën e vinçit e nxorën aeroplanin nga banesa.

Përleshje polici-protestues në Stamboll (Video)

Trazirat në Stamboll

Policia turke është përleshur sot me protestuesit, të cilët kanë bërë përpjekje të arrijnë në sheshin Taksim të Stambollit.
Autoritetet e rendit kanë përdorur gazin lotsjellës dhe topat e ujit kundër tyre.
Trazirat në Stamboll kanë nisur të premten, kur po ashtu ka pasur përplasje polici-protestues, transmeton rel.
E gjitha ka filluar si një tubim paqësor kundër një projekti të ndërtimit, por korrespondentët thonë se ajo është kthyer në protestë kundër politikave të kryeministrit Reccep Tayyip Erdogan.
Po sipas tyre, këto janë skenat më të këqija të trazirave publike dhe të dhunës policore, të para në Turqi në vitet e fundit.
Organizata Amnesty International ka thënë se është e shqetësuar me “përdorimin e tepruar të forcës nga ana e policisë”

Friday, May 31, 2013

Merkel e ngatërron mbiemrin e presidentit të Francës (Video)

Lapsusi i kancelares gjermane Angela Merkel, në një konferencë të përbashkët me shtyp me presidentin francez Francois Hollande, ka shkaktuar të qeshura tek gazetarët - por edhe tek bashkëbiseduesi i saj.

Donte të xhironte fantazmat, e zuri të dashurën me djalin e tij!

Një Australian kishte ndezur web-kamerën e kompjuterit, me shpreson se do të xhironte ndonjë fantazmë. Por, ajo që kamera zuri e tronditi edhe më shumë.

Fjalët e ndyra shpërthejnë epshin

Fillojani me numërimin e pjesëve të trupit të cilat ju pëlqejnë. Nëse nuk jeni të sigurt se po i pëlqen diçka, pyeteni.
Femrat nuk do të duhej ta injoronin faktin që bisedat seksuale në vesh kënaqin secilin mashkull. Natyrisht që ato biseda nuk duhet të bëhen me shprehje profesionale, andaj mos mendoni shumë se cilat fjalë do t’i përdorni, sepse në ato momente nuk ka nevojë që të dukeni sikur fjalor.

Burno Mars performoi në Germany’s Next Top Model (Video)

Sigurisht ai nuk ka qenë pjesëmarrës në sfilatë, por ka performuar një prej këngëve të tij të reja, në skenën e një prej emisioneve më të shikuara në Gjermani. 

Paraburgoset grupi i Drenicës

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që Grupi i Drenicës të paraburgoset për 30 ditë, kanë thënë burimet e Expressit.
Pala mbrojtëse ka kërkuar që Sylejman Selimit, dhe të tjerëve t’u ndërpritet arresti shtëpiak, derisa prokurori Maurizio Salustro, kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.
Të shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Jahir Demaku, Sahit Jashari,Zeqir Demaku, Hysni Thaçi e Avni Zabeli, i njohur si “Grupi i Drenicës”, dyshohen se kanë kryer krime lufte në Likoc gjatë luftës në Kosovë.
Sot kishin kaluar 48 orë të arrestit shtëpiak, të cilat ishin caktuar dy ditë më parë.
Ishte thënë që vendimi për “Grupin” do të jepet të hënën por për paraburgosjen prokurorët vendosën sonte gjatë orëve të mbrëmjes.

Protesta në Frankfurt: “Lufta fillon këtu” (Video)

Lëvizja Blockupy ka mbledhur rreth tre mijë protestues, të cilët bllokuan këtë mëngjes hyrjen e ndërtesës së Bankës Qendrore Evropiane në Frankfurt! Pason rrethimi i Deutsche Bank dhe në fund Aeroporti i Frankfurtit. “Lufta fillon Këtu", është slogani i protestuesve që janë kundër varfërisë dhe kundër politikave të ndjekura nga BE dhe nga Banka Qendrore Evropiane.

Elhaida nderoi shqiptarët, fiton The Voice of Italy (VIDEO)

Elhaida Dani ka shkëlqyer me performancën e saj sonte në finalen e The Voice of Italy, duke u shpallur edhe fituese e kësaj gare.

Elhaida mori 71.70% të votave të publikut ndërsa Cavicchini vetëm 28.30%.

Elhaida Dani, para “The Voice of Italy”, kishte provuar të hynte te Amici i Maria De Filippit, por nuk kishte kaluar në provimin e parë.

Për pjesëmarrjen e saj në “The voice”, kujton natën e parë: "gjatë blind audition, kur të katër anëtarët e jurisë u kthyen nga unë, zgjodha Riccardo Coccianten sepse ishte idhulli im që e vogël; ndërsa këndoja, lutesha që ai të kthehej i pari, me zemër e kisha zgjedhur që më parë”. Është e lumtur për zgjedhjen e bërë dhe shprehet “Nëse kam arritur deri në finale, është edhe falë tij, e falë mbështetjes së publikut”.

Por duket se Elhaida i ishte trembur disi reagimit të publikut kur të mësonte se ishte shqiptare: “Në internet lexohen lloj-lloj gjërash mbi shqiptarët, pata frikë mos suksesi im shtynte ndonjë të më sulmonte për origjinën time. Fatmirësisht nuk ndodhi kështu.

Elhaida sonte ka performuar me disa këngë mes të cilave dueti me Riccardo Coccianten, kënga "When love calls your name", "I will always love you" si dhe ajo "Mama Knows Best".

Batutat, kur humori bashkohet me politikën (VIDEO)

Është vetëm fillimi i fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 Qershorit por dy liderët kryesorë Sali Berisha dhe Edi Rama e kanë nisur me aq vrull sa në një ditë i sheh në disa rrethe të ndryshme të vendit. Përveç platformave dhe projekteve të tyre elektorale kjo fushatë do të mbahet mend edhe për batutat e shumta që kanë përdorur dy rivalët përballë njëri-tjetrit.

Dhe nëse do të zgjidhnim një fitues për batutat ai do të ishte me siguri lideri i Opozitës Edi Rama. Në çdo takim të tijin me qytetarët aspiranti për kryeministër e ka sulmuar shpeshherë rivalin e tij politik nëpërmjet batutave. Kujtojmë këtu takimin në Kavajë, në Devoll, në Korçë, në Vlorë e në shumë rrethe të tjera të vendit.

Por edhe Berisha në anën tjetër ka ditur t'ja kthejë reston me batutat e tij, që tashmë janë bërë shumë familjare për çdo shqiptar.

Megjithatë, mes dy liderëve ka një ndryshim: Rama i ka marrë përsipër vetë batutat kundër Berishës, ndërsa ky i fundit ndonjëherë përdor edhe kandidatët e tij për deputetë ose zëdhënëset për t'iu përgjigjur kreut të Partisë Socialiste.

Kur poltika bashkohet me humorin është mirë, por kur teprohet, siç bëjnë politikanët tanë, shndërrohet në mërzitje dhe humbje kohe. Fundja kur nuk ke çfarë të thuash do i mbushësh dhjetëra takimet ditore me batuta.

Film porno gjatë edicionit të lajmeve (Video)

Greqi

Teleshikuesit e një edicioni lajmesh në Greqi kanë parë një shërbim të pa zakontë. Ndërkohë që gazetari ishte duke komentuar një lajm dite direkt, një skenë seksi shfaqet mbrapa tij. Menjëherë është folur se ka qenë një defekt teknik dhe ndërrohet kanali

Serbët themelojnë “kuvendin e krahinës autonome të Kosovë e Metohisë”

Zveçanit Momçilo Gvozdiq


Përfaqësues të serbëve të veriut në takimin e sotëm në Zveçan kanë vendosur që më 6 qershor të themelojnë të ashtuquajturin kuvend të krahinës autonome të të Kosvës e Metohisë,transmeton koha.
Kryetari i komunës së Zveçanit Momçilo Gvozdiq i ka thënë Betas se në takim nuk kanë qenë kryetarët e katër komunave në veri e as shefi i qarkut pasi që ata kanë shkuar në Beograd për t’u takuar me Aleksandar Vuçiqin.
Vendimin për këtë, me shumicë votash, e ka marrë trupi koordinues

Thursday, May 30, 2013

“Dashuria” njeri-tigër (Video)

Në filozofinë budiste - të një harmonie të plotë të qenieve të gjalla me natyrën - vend të rëndësishëm zë meditimi, toleranca dhe dashuria për speciet e tjera.
Megjithatë, në një manastir budist në Kanchanaburi të Tajlandës, kjo dashuri ka kaluar çdo kufi, ku murgjit rrisin e kujdesen edhe për tigrat.

Për kodin telefonik, një zgjidhje “kreative”!

Për t’i bërë Kosovën dhe Serbinë që të pajtohen për t\'i vënë firmat e tyre në një dokumentacion të përbashkët, në vazhdimësi janë gjetur zgjidhje kreative. Madje, deri me tash, më shumë rëndësi i është kushtuar kreativitetit se sa përmbajtjes.

Edona me projekt të ri

Këngëtarja e mirënjohur, Edona Llaloshi, pritet që të sjellë së shpejti në tregun muzikor këngën e saj të re, të cilës ajo ia ka bashkangjitur edhe një videoklip. 

Rritet numri i të varfërve në Britani (Video)

Situata e keqe ekonomike në Britani të Madhe dhe masat e kursimit kanë sjellë në pozitë të vështirë organizatat humanitare. Ato po kujdesen më shumë për të varfrit sesa institucionet shtetërore, shkruan Guardian.

Nëse mendoni se kjo është banjo publike gaboheni (VIDEO),

Pronarët e një dyqani në Pennsylvania, në SHBA të lodhur nga përdorimi i cepit të jashtëm si një banjë publike gjetën këtë rrugë shpëtimi. Ata shpikën një metodë parandalimi, që kushdo që afrohej tek cepi i dyqanit të tyre për të kryer nevojat personale lagej me ujë nga sipër.

Ata kishin instaluar një alarm kundër zjarrit dhe një kamera. Sa herë që ndihej aroma se po afrohej dikush aktivizohej alarmi.

Kujdes qentë në ashensor (VIDEO)

Ky qenush mund të cilësot me fat. Teksa përpiqet të marrë ashensorin, kjo zonjë nuk tregon shumë kujdes për qenin e saj i cili gjatë momentit që mbyllet ashensori mbetet jashtë tij.

Për fat të mirë në atë moment aty ndodhej një tjetër person i cili ka shpëtuar qenin nga mbytja. Video vjen nga Rusia.

"Po t’shoh përmas" arrin në 1 milion klikime

Pas një jave që është publikuar videoklipi i këngës "Po t’shoh përmas", i lansuar nga Baba Stars, ka arritur rekordin e një milion klikimeve.

Krishterimi drejt zhdukjes, Islami fe e së ardhmes

Britani

Gazeta angleze Daily Mail në një shkrim të publikuar sot tërheq vëmendjen mbi një fakt krejt ndryshe nga ajo që dimë.
Harrojeni faktin se censusi i vitit 2011 theksoi se në Britani 33.2 milionë persona e quajtën veten kristianëm shkruan Daily Mail. Një e dielë, në një prej lagjeve të Londrës nëpërmjet fotografive dhe mund të shihni me sytë tuaj kush janë besimtarët e vërtetë, shkruan Daily Mail.
Këto fotografi tregojne se krishterimi në këtë vend është duke u bërë një fe e së kaluarës, dhe Islami fe e së ardhmes. Ato janë realizuar në lindje të Londrës, disa qindra metra larg njëra- tjetrës.
Në dy fotot e para shihen dy kisha, ku po mbahen meshat e të dielës. Në kishën e parë janë të pranishëm vetëm 12 persona, kur kisha është projektuar për 1230 persona.Më tej është një tjetër kishë, e hapur në shekullin e 18-të, njësoj si e para. Në total janë 20 besimtarë, kur kisha mban deri në 1 mijë besimtarë.
Në dhjetë vitet e fundit në Angli ka pasur një rënie të personave të identifikuar si të krishterë, nga 71.7 për qind në 59.3 për qind të popullsisë. Në të njëjtën periudhë numri i muslimanëve është rritur nga 3 përqind e popullsisë në 4.8 përqind. Gjysma e muslimanëve britanikë janë nën moshen 25 vjeç.
Është vlerësuar se në vitet e ardhshme në këtë vend do të ketë më shumë muslimanë aktivë se sa çmund te ketë në kishë. Një ide e cila gjysmë shekulli më parë do të kishte qenë krejtësisht e paimagjinueshme.

Nënë e bijë: kërkojnë babë dhe bir të bëjmë film porno

Monica dhe Jessica Sexxxtons nënë e bijë, përkatësisht 22 dhe 56-vjec, njoftojnë se kërkojnë babë dhe bir që të luajnë së bashkë një film porno.
Oferta e fortë e nënës dhe vajzës vjen si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike. Pasi kanë tronditur Amerikën me deklarata e tyre duke fituar kështu titullin si familja e parë erotike në botë, nuk mungojnë dhe reagimet në Tampa të Floridas, ku nënë e bijë jetojnë prej vitesh, dhe që njihet si një qytet ku incesti quhet krim.
Monica dhe Jessica Sexxxtons sigurojnë “Nuk kemi bërë kurrë seks bashkë, e pakta kemi pasur të njëjtin partner, por në kohë të ndryshme. E njëjta gjë do të ndodhë dhe tani, thjesht kërkojmë partnerë për të fituar ca para më shumë”. /BW/

Femra që ‘qmendet’ pas Neymar (Video)

"Shpërthen" hotelin

Neymar është ende në Rio De Janeiro ku prezantoi dje këpucët e tij të reja të dizenjuara nga gjigandi amerikan NIKE dhe do të vazhdpjë të qëndrojë në vendlindje të paktën deri në përfundim të Kupës së Konfederatave “Brazil 2013″.
Por një episod i veçantë ka ndodhur gjatë momentit që ylli i ri i Barcelonës po hynte në hotelin ku qëndron Kombëtarja e Brazilit. Një adoleshente, fanse e brazilianit, ka tentuar me të gjitha mundësitë për të takuar 21-vjeçarin, por më kot. Vajza tentoi me forcë të futej në ambjentet e brendshme të hotelit ajo është penguar nga forcat e sigurisë.
Edhe pse thërrit me forcë disa herë “Neymar, Neymar” ajo nuk mundi të takojë idhullin e saj duke dalë e përlotur nga hoteli

Wednesday, May 29, 2013

Nëna e foshnjës, më rrëshqiti nga dora në guacë (Video)

Ishte vetë nëna kineze e foshnjës së porsalindur, e cila u nxor nga një gyp i kanalizimit, ajo që i kishte alarmuar shërbimet e shpëtimit duke qenë e pranishme gjatë prpjekjeve dyorëshe për shpëtimin e foshnjes, por nuk kishte pranuar se ajo e kishte lindur foshnjën, derisa ishte ballafaquar me policinë
Gazeta “Dushikuaibao” shkruan se policia kishte filluar të dyshojë kur kishte gjetur lodra dhe letër toaleti të gjakosur në dhomën e marrë me qira nga gruaja 22 vjeçare në në ndërtesë në lindje të Kinës, në të cilën ishte gjendur foshnja të shtunën.

Maqedonia të mos mbetet vasal i Beogradit

Anulimi i takimit të presidentëve të shteteve të Evropës Juglindore i planifikuar të mbahej në Ohër po konsiderohet si fitore nga ana e përfaqësuesve politikë në Kosovë. Ata theksojnë se kjo do të duhej të shpërbente si shembull që Maqedonia të shkëputet nga varësia e ndikimit politik prej Beogradit. 

Edi Rama: Uroj ta përqafoj në liri Sami Lushtakun

Edi Rama, përmes rrjetit social Twitter, është shprehur i lumtur për vendimin e Kuvendit Komunal të Skenderajt për t’i dhënë atij titullin “Qytetar Nderi”.
Ai nuk ka harruar pa përmendur edhe Sami Lushtakun, mikun e tij, i cili aktualisht është në arrest shtëpiak nën dyshimet për krime lufte.
“Mirënjohje e thellë për kë e propozoi&votoi në komunë këtë titull kaq të larte për mua! Uroj ta përqafoj shpejt në liri mikun Sami Lushtaku”, shkruan Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
“Çfarë surprize fantastike për mua: Qytetar Nderi i Skenderajt, vatra e shenjtë e Luftës Çlirimtare të Kosovës ku ra heroikisht Adem Jashari!”.
Në këtë komunikim me ndjekësit e tij, Rama flet edhe për periudhën pas 23 qershorit, kur ai, sipas gjitha gjasave, do të jetë Kryeministër i Shqipërisë.
“E pas 23 qershorit do hapim një faqe të re historie shqiptare e rajonale në bashkëpunim me Kosovën. Shqipëri-Kosovë model i ri zhvillimi”, shkruan Rama në Twitter./Express

Cjapi i çmendur sulmon gjithçka (Video)

Një cjap i nervozuar ka bërë ‘kërdi’ nëpër rrugët e qytetit brazilian Londrina duke sulmuar gjithçka që i dilte përpara.
Kafsha është xhiruar duke i sulmuar njerëzit, madje ka arritur t’i rrëzojë dy udhëtarë nga motoçikleta.
Edhe personi që e ka xhiruar ngjarjen është detyruar që të ikë nga kafsha e frikshme...

Çaj me qumësht gjiri

Prezantuesja televizive dhe këngëtarja britanike, Myleene Klass, ka treguar se familjarët e saj, madje edhe të rriturit, e pinë qumështin e gjirit të saj me çaj.

Mbajti stilolapsin në kokë për 15 vite

Mjekët gjermanë e kanë operuar një mashkull për t’ia nxjerrë një stilolaps nga koka, ku kishte qëndruar për 15 vite.

Skandali i radhës (Video)?!

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, assesi të shpëtojë nga gabimet që i shfaqen herë pas herë edhe të natyrës protokollare. Situatat si në këtë video janë tregues të një moskoordinimi të duhur me ekipin e saj, përderisa vetë presidentja bëhet ‘viktimë’ e tyre. 

Gjendet Hyrremi i ri? (Video)

"Sulejmani i Madhërishëm"

Meryem Uzerli, “sulltanesha” Hyrrem, e cila u bë e njohur nga seriali “Sulejmani i Madhërishëm” (“Muhtesem Yuzyil”), është larguar nga Turqia dhe është kthyer në Berlin.
Mësohet se aktorja ka humbur vetëdijen gjatë festimeve të episodit të 100-të të serialit, i cili e bëri të famshme. Ajo është diagnostikuar me lodhje kronike dhe rraskapitje mendore.
Ndërkohë producentët e serialit kanë filluar audiocionet për të gjetur aktoren e re dhe mesa duket Hyrremi i ri është gati. Bëhet fjalë për aktoren 22-vjeçare Betul Çiçek.
Në një video të përhapur në mediat turke, aktorja e re duket se i ngjan shumë aktores Meryem Uzerli jo vetëm në pamje por edhe në rol.
A do të jetë kjo Hyrremi i ri? Të presim e të shohim…

‘Çmenduria’ Neymar (Video)

Stërvitja e fundit me Santos

Ylli brazilian Neymar tashmë është futbollist i Barcelonës dhe fundjavën që lamë pas luajti edhe ndeshjen e lamtumirës me Santos ku nuk mugnuan as lotët. Por në stërvitjen e tij të fundit me klubin brazilian, braziliani ka patur një ide të veçantë: ka filmuar stëvitjen e skuadrës me një kamerë të vendosur mbi kokë.Rezultatet e imazheve janë spektakolare megjithëse dëgjohen dhe shikohen njaft qartë rënkimet e 21-vjeçarit.

Tuesday, May 28, 2013

Djaloshin e zuri gjumi duke vozitur (Video)

Edhe pse ishte shumë i gëzuar që prindërit ia blenë ‘veturën’ e re, Jonahu i vogël ishte tepër i lodhur për vozitje.

Paguajnë që t’ua vozisin automjetet nëpër urën e frikshme (Video)

Ura Chesapeake Bay që lidh pjesën perëndimore dhe lindore të Marylandit, është njëra nga urat më të frikshme në botë. Kjo bën që shumë vozitës të kenë frikë që ta kalojnë vetë. Ata i paguajnë shoferët lokalë që t’ua vozisin automjetin nëpër këtë urë.

Ronela: ‘Macja e zezë’ më ka ndjekur gjithë jetën

Ronela Hajati gjatë këtij muaji ka sjellë videoklipin e parë në karrierën e saj, ndërsa këngën “Malagata” (që në shqip përkthehet “Macja e zezë”) e ka realizuar në bashkëpunim me Elgit Dodën.

‘Sulltanesha Hurem’ përfundon në psikiatri, braktis serialin

Meryem Uzerli, ‘sulltanesha’ e popullarizuar Hurem nga seriali “Shekulli madhështor” (“Muhtesem Yuzyil”), është larguar nga Turqia dhe është kthyer në Berlin.

Nëna, qe 11 vjet e mban të mbyllur në kafaz djalin e saj (Foto)

Vang Musiang (74) nga fshati Ruchiang i krahinës Hiangsi të Kinës, e mban të mbyllur në kafaz tash e 11 vjet djalin e saj Vu juagong, i cili në vitin 2001 e kishte rrahur për vdekje një 13 vjeçar nga i njëjti fshat, për të cilën vepër ishte liruar nga burgu pas një viti, sepse ishte vërtetuar se vrasjen e kishte kryer gjatë “peridhës psikotike”. 

Parlamenti i Kosovës të nxjerr Rezolutë për Luginën

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë për Telegrafin se te lidershipi kosovar gjithmonë ka ekzistuar një vetëdije e lartë poltike karshi problemeve me të cilat është përballur Lugina e Preshevës, por, sipas tij, tash është koha që kjo çështje të ngritet edhe në Parlamentin e Kosovës.

Neymar 11 : Ende po më duket ëndërr (Video)

Fanella te Barca

Derisa Barcelona ka prezantuar fanellat për stinorin e ardhshëm dhe tashmë ka filluar shitja e fanellës së Neymarit ne numrin 11.Braziliani ia ka rrëmbyer numrin 11 Thiago Alcantaras i cili është në dyshim për të ardhmen, pasi Barça po mendon që ta shesë dhe David Silvan.
Superylli brazilian, Neymar ka deklaruar për mediat braziliane se ende po i duket si një ëndërr që ka nënshkruar me Barcelonën.
“Unë jam një nga personat më të lumtur në botë. Ende nuk po mund ta besoj që jam lojtar i Barcelonës. Të luash me Messin, Xavin dhe Iniestën është një ëndërr e kujdo. Kur e shikoja Barcelonën në televizion, gjithmonë ëndërroja nëse një ditë do të luaj në këtë skuadër. E vetmja skuadër që më ka mahnitur me futbollin e bukur, është Barcelona” deklaroj Neymar

Biçikleta arrin shpejtësinë prej 263 km/h (Video)

Francezi Francois Gissy ka thyer rekordin e shpejtësisë maksimale të arritur me biçikletë.

Dafinës i pëlqejnë meshkujt e thjeshtë

Dafina Zeqiri ka zbuluar se mashkulli ideal sipas saj nuk ka nevojë të jetë shumë i veçantë.

Fansi prek prapanicën e Beyonce (Video)

Gjatë performancës së Beyonce Knowles në një koncert në Kopenhagë, këngëtarja ka vrapuar nëpër skenë dhe iu është afruar fansave.

Ankara, theren me thikë, sepse putheshin publikisht (Video)

Në Ankara disa ekstremistë islamistë sulmuan një grup të rinjsh, të cilët po putheshin në shenjë proteste kundër rregullave që ndalojnë puthjet në vendet publike.

Belgjikë, Gent lejon bartjen e shamive në administratën shtetërore

Qyteti belg Gent ka shpallur të pavlefshëm ndalimin e bartjes së shamive nga ana e shërbyeseve shtetërore.

Nervat e Fevziut në “Opinion” bëhen hit në Facebook!

“Pushoooooo”

Nuk kishte ndodhur më parë që nervat e gazetarit të njohur Blendi Fevziu të ishin tendosur aq shumë gjatë një transmetimi televiziv live.
Kjo ndodhi gjatë debatit për rrugët në opinionin e tij, ku përballë ishin Sokol Olldashi dhe Artan Lame,transmeton tema.
Këtij të fundit, Fevizu iu “hakërrye” me një “Pushoooooo” për shkak se Lame ndërhynte vazhdimisht me replika gjatë debatit.
Kjo ka mjaftuar që në Facebook ky moment të kthehet në burim “posterash demotivues”, një pjesë të të cilave po ju sjellim në galerinë e fotografive më poshtë

Monday, May 27, 2013

Funy compilation 6


Video Humor