Monday, May 20, 2013

Në shitje çamçakëzi i fundit i Sir Alex

Çamçakëzi të cilin e ka përtypur Sir Alex Ferguson në ndeshjen e fundit si trajner i Manchester Unitedit, ka dalë në shitje në eBay.


Një tifoz i Djajve të Kuq duket se ka arritur ta gjejë çamçakëzin në stadiumin e WBA-së të dielën që shënoi sfidën e fundit të menaxherit legjendar.
Edhe pse askush nuk mund ta konfirmojë ende nëse është vërtet i 71-vjeçarit, çamçakëzi është në shitje dhe ka tërhequr interesim të madh, ndërsa çmimi po i rritet vazhdimisht.
Paratë e fituara nga shitja e tij do të jepen për bamirësi. -->

0 comments:

Post a Comment