Sunday, May 19, 2013

Kanë, prostitutat mund të përfitojnë deri në 30 mijë euro për një natë

Rreth një mijë prostituta vihen në aksion çdo vit gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.
The Hollywood Reporter njofton se një prostitutë gjatë një nate mund të përfitojë deri në 30.000 euro gjatë kohës kur po zhvillohet evenimenti prestigjioz në Francë.
“Arabët janë njerëzit më bujarë në botë... Në Kanë, ata mbajnë para në tufa prej 10.000 eurosh. Ata madje as që i numërojnë”, ka deklaruar një drejtues prostitucioni, Elie Nahas, i cili jeton në Liban për shkak të akuzave kundër tij.
Prostitutat kanë treguar se shumë ‘marrëveshje’ arrihen nëpër parqe dhe në hotele, ku negociohen çmimet dhe tregohet numri i dhomës ku duhet të shkojnë.

0 comments:

Post a Comment