Thursday, May 23, 2013

Bexheti: Më 2025, shqiptarët shumicë në Maqedoni! (Video)

Zvogëlimi i natalitetit paraqet element shqetësues në Republikën e Maqedonisë. Megjithatë, kjo dukuri sipas njohësve të mirë të kësaj çështje ka qenë më se e pritur. 


Akademiku Abdylmenaf Bexheti, shpjegon këtë dukuri duke u thirrur në një studim shumë relevant të Universitetit të Sorbonës në Francë, sipas të cilit në vitin 2020 popullata shqiptare do të barazohet me atë maqedonase, derisa në vitin 2025 popullata shqiptare do ta tejkaloj popullatën maqedonase, raporton Alsat-M.
Sipas statistikave të ndryshme, ulje të natalitetit vërehet tek të dy bashkësitë më të mëdha etnike, ajo maqedonase dhe shqiptare, por kjo nuk cenon raportin mes tyre në aspekt numerik. Bexheti thekson se edhe përkundër uljes së natalitetit e cila më së shumti vërehet tek popullata shqiptare, kjo është pozitive nëse krahasohet me uljen e natalitetit tek popullata maqedonase.
-->

0 comments:

Post a Comment