Thursday, May 23, 2013

Bon Jovi kritikon Justin Bieberin

Rokeri legjendar, Jon Bon Jovi, e ka kritikuar ashpër superyllin Justin Biebrer, duke e quajtur atë të papërgjegjshëm. 


Justin Bieber, i cili u vonua dy orë në një koncert të mbajtur së fundmi në Londër në arenën O2, ka ngritur shumë kritika nga njerëz të shumtë për papërgjegjësinë e tij, në mesin e të cilëve tani është edhe Jon Bon Jovi.
“Ka të bëjë me etikën e punës. Ai është djalosh i ri, nuk është as i pari e as i fundit që po e bën këtë. Sidoqoftë, unë mendoj se njerëzit kanë punuar shumë për një biletë të këtij koncerti dhe t’i shpenzosh dy orë të jetës së tyre është mëkat i madh, papërgjegjësi e madhe”, ka theksuar Bon Jovi
-->

0 comments:

Post a Comment