Monday, May 20, 2013

Rita Ora “diss” ish të dashurit

Rita Ora është duke përgatitur një “diss” për ish të dashurin e saj, Rob Kardashian, në albumin e saj të ri.
Ajo e ka ndërmend që t`i kundërpërgjigjet vëllait të Kim Kardashian, i cili muaj më parë përmes rrjetit social “Twitter”, ka thënë se Rita e kishte tradhtuar me 20 meshkuj, por ajo këtë e mohoi atë kohë, shkruan The Sun.
Rita, që tash është në lidhje me Dj Calvin Harris ka thënë: “Albumi im i ardhshëm do të jetë për mua si 22 vjeçare, se si jam rritur në industrinë e muzikës dhe ka të bëjë për një lidhje të tmerrshme që e kam pasur dikur”.
“Nuk jam mësuar që emri im të gjendet nëpër gazeta për gjëra të këqija”, shtoi ajo.

0 comments:

Post a Comment