Thursday, May 23, 2013

Qitësi qëllon dhe…godet veten (Video)

Si mund të qëllojë një qitës veten e tij? Kjo është thuajse e pamundur, por kur fati të rezervon surpriza, edhe ndodh. 


Një fat të tillë, pësoi një qitës amator. Në videon që qarkullon në internet, i riu, pasi merr shënjestër për disa sekonda objektivin e tij, qëllon. Objektivi ishte një pllakë metalike e vendosur në një distancë goxha të konsiderueshme.
Plumbi e godet në shenjë, rikthehet, përplaset në shesh pak metra distanca nga qitësi dhe më pas ndalet në kokën e tij, transmeton Top Channel. Fatmirësisht, distanca e largët uli ndjeshëm fuqinë goditëse të predhës kalibër 50 mm e dalë nga arma dhe plaga e shkaktuar ishte më shumë një gërvishtje. -->

0 comments:

Post a Comment