kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Saturday, May 11, 2013

Sir Alex siç nuk e keni parë kurrë më parë (VIDEO)

Sir Alex Fergusonin e kemi parë të ngrejë trofe të pafund, të fitojë ndeshje dhe superndeshje dhe të promovojë lojë të bukur dhe futbollistë të talentuar, por duke kënduar, e mbi të gjitha duke kënduar muzikë rock, askush nuk e ka parë më parë.

Videoja e mësipërme vërteton se Sir Alex, tashmë në pension, është shumë i zoti edhe në skenë.

Kënga është The Proclaimers’ I’m Gonna Be (500 Miles).

Hakerët sulmojnë Gjykatën amerikane, qasen në 160.000 sigurime sociale

Hakerët mund të kenë rrëmbyer më shumë se 160.000 numra të sigurimeve sociale dhe deri në një milion numra të patent shoferëve nga Zyra Administrative e Gjykatës Shtetërore të Uashingtonit, është thënë sipas njoftimit zyrtar të dhënë në faqen e Gjykatës.
Për të hyrë në këto të dhëna, hakerat përgjegjës mendohet se kanë përdorur një defekt në softuerin e Adobe, ColdFusion, ndërsa gjykata deri më tani ka konfirmuar se 94 numra të sigurimeve sociale gjithsesi janë marrë, njofton revista Forbes.
Megjithëse gjykata thotë se edhe më herët e zbuluar thyerjen në databazë dhe më pas e ka përmirësuar gabimin në softuerin e Adobe, ajo beson se shkelja ka ndodhur diku mes të vjeshtës së kaluar dhe shkurtit të këtij viti.
Sipas ekspertëve të sigurisë, Adobe AdColdFusion është veçanërisht i prirur për tu eksploatuar nga hakerët; dhe këtë javë Adobe ka lëshuar përditësimin e saj të katërt të sigurisë për vitin 2013, pas defekteve serioze në softuer.

Çfarë ndodh kur parashuta hapet para kohe (Video)

Një ushtar amerikan ka përjetuar një situatë të pazakontë kur gjatë fluturimit me aeroplan i është hapur parashuta.
Derisa ushtari po përgatitej për t’u hedhur nga aeroplani, atij i është hapur rastësisht parashuta rezervë.
Si rezultat i kësaj, ai është “përjashtuar” nga aeroplani...

U nervozua dhe ua shkatërroi shtëpitë fqinjëve (Video)

Për shkak të zënkave me fqinjët, Barry Alan Swegle është ulu në buldozer dhe i ka shkatërruar katër shtëpi, si edhe e ka këputur kabllon për furnizim me energji elektrike duke lënë mijëra banorë pa rrymë.
Ngjarja ka ndodhur në Port Angeles të Seattle, ndërsa burri i nervozuar shtëpinë e parë e ka shkatërruar deri në themel, ndërsa tri të tjerat i ka dëmtuar dukshëm.
“Kam mundur të dëgjoj vetëm zhurmën derisa gjërat po binin dhe atëherë e pashë makinën duke hyrë në shtëpinë time”, ka deklaruar Barbara Poreter, njëra nga fqinjët, e cila ka arritur të ikë para se të rrëzohej shtëpia.
Një tjetër fqinj, Keith Haynes, ka thënë se gjithçka ngjante me një zonë lufte.
Swegle është arrestuar nga policia, ndërsa nëna e tij është shprehur e lumtur që nuk ka pasur viktima nga akti i të birit. -->

Shqipëri, gardisti kapet duke vjedhur kapak pusete (Video)

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë është kapur në flagrancë duke vjedhur kapakë pusetash.
Ai është arrestuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Tiranë, ku është kapur duke hequr kapakun e një pusete nga vendi, njofton Shekulli.
Sipas burimeve zyrtare të policisë i arrestuari ishte punonjës i Gardës së Republikës, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
Nuk dihet ende nëse ai ndodhej pranë KQZ-së për të garantuar sigurinë e këtij institucioni apo thjeshtë ishte për përmbushjen e ‘misionit’ të tij personal.

Për 10 orë plaçkitën 45 milionë dollarë (Foto)

                                         
Të arrestuarit Elvios Rafeal Rodrigez dhe Emir Jaser Jeja

Në përpjekje për të sqaruar rrethanat e plaçkitjes së madhe kibernetike, që peshon 45 milionë dollarë, Prokuroria publike amerikane ka publikuar disa detaje plaçkitjes dhe fotografi të gjahut të hajnave kibernietikë. Për vetëm 10 orë hakerat kanë kryer 40.500 transaksione në 27 shtete dhe në këtë mënyrë kanë përvetësuar një grumbull parash, orë të shtrenjta madje edhe një veturë luksoze

Bukuroshja seksi në Partinë e Spartak Ngjelës

Kandidate për deputete
 Partia Ligj dhe Drejtësi, e drejtuar nga Spartak Ngjela, ka vendosur të konkurroje në këto zgjedhje parlamentare me një kandidate të veçantë.
Sipas mediave, 26- vjeçarja Arnida Çapi është në listë menjëherë pas Ngjelës në qarkun e Tiranës.
Lajm ne lidhje me kete teme: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot listat e kandidatëve për deputetë të partive politike duke vendosur dënimin e disa subjekteve politike me gjibë për mosrespektim të kriterit gjinor. Sipas KQZ, gjoba për Partinë Socialiste është 6 milionë lekë pasi nuk ka respektuar parimin e pranisë së kandidateve femra në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Kukës.
Gjobë është vendosur edhe për Partinë Demokratike, e cila sipas KQZ, nu8k ka respektuar kriterin e kandidateve femra në Elbasan, Kukës, Dibër e Berat ndërsa ka futur në lista 12 zyrtarë të lartë të administratës.
-->

Joana: Rikja është lezbike

Vigani dhe Edberi kanë dyshime se Rikja është banore e infiltruar dhe i kërkojnë edhe Joanës mendim rreth dyshimeve të tyre. Ndërsa Joana ka një tjetër dyshim për Riken. Edberi e pyet për këtë dyshim, pasi ajo këtë gjë e ka diskutuar edhe me Anaidin gjatë ditës. Joana fillon të tregojë dyshimet që ka për Riken se mund të jetë lesbike, edhe pse thotë që nuk duhet të flasë për jetën private të saj.

Djemtë e pyesin nëse ajo mund t’ia përdorë këtë gjë gjatë lojës dhe e pyesin se sa e sigurt është për këtë që thotë. Joana shpreh shumë siguri për vërtetësinë e këtij fakti dhe thotë se në Facebook mund të arrish të mësosh shumë të vërteta dhe tregon gjithashtu se di çdo gjë nga e përditshmja e saj. Joana tregon se për Riken di shumë gjëra të cilat banorët nuk i dinë ende. Ajo thotë se Rikja nuk ka aq shumë miq sa thotë se ka dhe se nuk ka udhëtuar aq shumë, siç tregon.

"Nuk ka punuar në një firmë të njohur, siç thotë", tregon Joana, e gjithashtu komenton veshjet e saj, të cilat nuk janë të shtrenjta, ashtu siç tregon Rikja. Joana tregon se Rikja ka shumë foto me vajza në faqen e saj në rrjetin social Facebook.

YouTube fillon abonimet me pagesë!

YouTube, faqja më e madhe botë për video, tashmë ka filluar t’i lejojë krijuesit e videove të vendosin tarifa të abonimit si dhe dhe pranojnë reklama, sipas rregullave të tyre, për kanalet që ata krijojnë.
Për 4,99 dollarë në muaj, abonentët mund të marrin mësime të golfit nga Akademia e Golfit -  PGA. Ndërsa Laugh Factory i ngarkon ata me 2,99 dollarë për klipet komedisë që ajo i krijon, ndërsa Henson gjithashtu i ngarkon përdoruesit me 2,99 dollarë për episode e plota të "The Sid Kid Science" dhe "Rock Fraggle".
YouTube vazhdimisht ka folur në lidhje me planet e saj për të eksperimentuar me kanalet me pagesë, ndërsa nuk ka asnjë sekret në lidhje me synimin e saj për të qenë një lojtar i madh në përmbajtjen e cilësisë së lartë, dhe jo vetëm në videot amatore të krijuara nga përdoruesit e zakonshëm.
YouTube do të shfaqë përmbajtje nga televizionet tradicionale dhe producentët e filmit, thanë drejtuesit e kompanisë, duke përmendur raste të veçanta si shfaqjen e videove për fëmijë nga National Geographic dhe videot nga kanali kabllor HDNet.

2014: Bota me më shumë telefona se sa njerëz

Në 2014-tën, bota do të ketë më shumë telefona mobil se sa njerëz. Kështu thuhet sipas ITU-së, agjencisë së OKB-së për telekomunikim.
Sipas ITU, numri i përdoruesve të telefonave mobil pritet ta tejkalojë shifrën prej 7 miliardë, dhe kjo pikë kthese do të ndodhë vitin e ardhshëm, raporton BBC.
 Sot, bota llogaritet se ka më shumë se 7.1 miliardë banorë, dhe rreth 6.8 miliardë telefona mobil.
ITU gjithashtu raportoi se këtë vit, më shumë se një e treta e botës do të jetë online. The Commonwealth of Independent State, aleancë e shteteve të dikurshme të Bashkimit Sovjetik, ka penetrimin më të lartë mobil me 1,7 abonime për çdo person.

Pemët më të çuditshme në botë (Foto)

Pemët më të çuditshme në botë janë mbledhur në këtë galeri fotosh. Siç transmeton BW, më poshtë mund t’i shihni fotografitë e disa prej pemëve më të çuditshme në botë, duke krijuar një simbiozë spektakolare mes natyrës dhe kulturës.

Di Caprio i ‘Aferditës’ i bënë ftes Rita Orës

Në Kanë
 Pa ndonjë arsye të caktuar, aktori me famë botërore, Leonardo Di Caprio, i ka dërguar ftesë Rita Orës dhe shoqes së saj Cara Delevingne, që të jenë pjesë e premierës së filmit të tij të ri në Kanë.
Leonardo personalisht i ka dërguar ftesë Ritës dhe mikeshës së saj të ngushtë, për premirën e filmit “Great Gatsby”. Leonardo në këtë film e luan rolin kryesor, ndërsa premiera e filmit mbahet të mërkurën në Kanë.
“Është ndoshta ftesa më e nxehtë për muaj të tërë, ata nuk do ta humbasin këtë mundësi”, ka thënë një burim pranë Ritës dhe Caras,transmeton telegrafi.
Ende nuk dihen lidhjet e Leonardo Di Caprios me Rita Orën, por e sigurt është se prezenca shqiptare nuk do të mungojë në një permierë të madhe filmike nga një prej aktorëve më të mëdhenj në botë.

Komandanti i xhandarmërisë serbe në veri

Kërcënon serbët
 Gjenerali i policisë serbe dhe komandant i xhandarmerisë, Bratisllav Dikiq ka qëndruar në veri të Mitrovicës. Ai ishte në veri bashkë me Aleksandër Vulinin. Në fillim të vizitës së Vulinit, në prani të mediave, Dikiq nuk ishte dukur askund në horizont, shkruajnë mediat serbe, transmeton KTV. Sipas këtyre medieve, gjatë vizitës në Mitrovicë Dikiq ka ecur drejt barrikadës mbi urën e Ibrit dhe është përshëndetur me kalimtarë të rastit, të cilët e kanë xhiruar në fshehtësi. Mësohet se Dikiq ka kërkuar nga serbët e veriut që të mos e pengojnë vizitën e zëvendëskryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, ndryshe ata që do të shkaktojnë incidente do të burgosen sapo të futen në Serbi.
-->

Friday, May 10, 2013

Video Nga Fast & Fourious 6 RITA ORA :: NEWS


Rita Ora nuk do të ecë në tapetin e kuq, për të lansuar këngën e saj të radhës, por ajo do të bëjë debutimin e saj këtë javë në filmin “Fast & Fourious 6”, shkruan The Sun.
 Interpretimi i Rita Orës në “Fast & Fourious 6” është padyshim një sukses, por edhe një triumf karshi këngëtares rivale Rihannas, rol që e kishte për zemër, por që ia rrembeu këngëtarja nga Kosova në çastet e fundit.

Përballjen me kinemanë Rita Ora nuk e ka për herë të parë, pasi që në moshën 14 vjeçare ka interpretuar në një film britanik të titulluar "Spivs". Aty ka nxjerrë në pah "look"-un e saj fëmijëror.

 Rita Ora mendon se nuk ka nevojë të zhvishet për t'u dukur e bukur.

“Mua më pëlqejnë rrobat e mia unë ndjehem mirë kur dikush komenton veshjen time”, ka thënë shqiptarja nga Kosova në një intervistë që ka dhënë pak ditë më parë për BBC One.

Më tutje ajo ka shpjeguar se i pëlqejnë para së gjithash rrobat e pazakonshme.
“I urrej xhinsat”, ka pranuar ajo. “I urrej për faktin se janë mënyra më e zakonshme e veshjes për shumicën e njerëzve”.


 Rita Ora shpenzon shumë kohë në veshje dhe duke bërë makiazh.
“Unë bëj vazhdimisht hulumtime për përshtatjen e rrobave. Shikoj libra arti dhe fotografish dhe pastaj e bëj kombinimin e veshjeve. Dhe, kjo e kërkon njëfarë kohe”, thotë ajo. “Për çdo mëngjes më duhen dy orë për tu bërë gati, gjë kjo që shoqërisë sime i duket e çuditshme. Por unë mendoj se kjo që bëj unë është normale”. --> div id="fb-root">

Kush I Heq Videot Nga “Youtube”?

Ajo është një këngëtare shumë atraktive dhe çfarëdo kënge dhe video që e bën merr shumë komente dhe ndiqet shumë.
 Është fjala për Dafina Zeqirin, por në fakt kohët e fundit telashet me ndalimin e videove të saja në kanalin “Youtube” nuk kanë të sosur.
 Po këtë herë kush ia ka hequr videon e sapohedhur “Bloodah” këngëtares më ‘in’ kosovare. Dimë që video e saj ishte hedhur nga kompania ‘OnAir’, por kush e hoqi nuk dihet ende. 

Si të rrisni e qetë një fëmijë

Nënat e reja e ndjejnë veten të lodhur dhe të stresuar para rritjes së një fëmije. Megjithatë nëse nëna do të ketë parasysh disa hapa që anashkalojnë disa gabime, do t,ia dalë mbanë shumë lehtë duke u ndjerë e qetë dhe duke u ngopur me gjumë.

Një nga gabimet që nënat bëjnë është qetësia totale në dhomë kur fëmija fle. Në fakt të gjithë fëmijët pëlqejnë “zhurmën e bardhë”. Zhurmat në barkun e nënës janë më të larta se zhurma e një fshese korrenti, prandaj fëmijët janë të mësuar me zhurmën. Nëse dëshironi mund t’i hapni zërin e radios me zë të lehtë. Edhe në raste udhëtimesh vendosni muzikë të lehtë në makinë.

Për disa nëna tundja e krevatit mund të jetë pak e bezdisshme. Specialistët shprehen se një përkundje e lehtë siguron më shpejt gjumin e fëmijës.

Zvogëlojini zgjimet e shpeshta gjatë natës. Nënat me eksperiencë shprehen se nëse fëmija juaj zgjohet mos i hapni dritat e dhomës, edhe nëse bëhet pis mos e ndërroni menjëherë.

Fëmijët e sapolindur i dallojnë nënat e tyre nga aromat që ato kanë. Edhe nëse fëmija juaj nuk kërkon për të pirë, me anë të aromës tuaj mund ta dalloj nëse jeni afër apo jo.

Një nënë e përkushtuar duhet të tregojë kujdes ndaj pastrimit, gjumit, ushqimit të fëmijës, në mënyrë që fëmija të rritet në mënyrë sa më të shëndetshme.

Projekti i Youtube, 53 kanale me pagesë

Ashtu sic njoftoi në ditët e fundit të javës së kaluar, Youtube nisi projektin pilot të kanaleve me pagesë që ofrohen online. Në projekt janë përfshirë 53 kanale dhe abonimi mujor nis nga 0.99 dollarë.

Bëhet fjalë për kanale që mund të shihen vetëm në Shtetet e Bashkuara për momentin, ndërsa në pjesën tjetër të globit, ende nuk kanë mbërritur.Përdoruesve të parë do t’u jepen 14 ditë falas për të provuar kanalet e reja. Nëse ata do të rikërkojnë këtë shërbim, atëherë do t’u duhet të paguajnë. Nga kanalet me pagesë do të hiqen reklamat dhe spotet e tjera publicitare apo fushata të ndryshme që shfaqen tek videot e hedhura në mënyrën tradicionale.

Oops, kujdes prezantuese! (VIDEO)

Drejtuesja meksikane Sandra Corcuera ka mbetur gjysmë nudo gjatë prezantimit të një shërbimi në kanalin muzikor Ritmoson Latin. Papritur këmisha e saj e bardhë pa krahë ka filluar të zbresë duke i zbuluar gjoksin.

Vajzën për çudi nuk e ka zënë aspak paniku, por duke vazhduar të flasë ka ngritur këmishën sikur asgjë të mos kishte ndodhur. --> div id="fb-root">

Shqiptarët përleshen me të burgosurit arabë, 1 irakian i vdekur 3 të plagosur

Një i burgosur irakian ka mbetur i vdekur si pasoj të përleshjes së egër midis bandash të burgosurish në burgun e Grevenas në Greqi.
Një grup të burgosurish shqiptarë, pasi ishin grindur me një grup tjetër të burgosurish nga vendet arabe, vendos t'i qërojë hesapet me përleshje, ku të burgosurit shqiptarë me një thikë provizore të krijuar në burg kanë vrarë një irakian dhe kanë plagosur tre të tjerë, transmeton alb-observer.
Të plagosurit u transferuan urgjentisht në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit të Grevenas, ndërsa forca të shumta policor kanë shkuar në burg ku dhe po kryejnë kontrolle të hollësishme.
Policia nuk ka dhënë ende detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë, por bëri me dije se para një javë kishte patur një jargë analoge me 7 të burgosur të plagosur rëndë. Nga kontrolli që u krye nga policia u sekuestruan 25 thika provizore dhe 42 telefona celularë

Kënga “Beso”, tani edhe si ‘remix’

                                                                           2po2


Superhiti pranveror, bashkëpunimi mes 2po2 dhe Elvana Gjatës i titulluar “Beso” tani vjen edhe në versionin ‘remix’.
Sigurisht, remiksi dallon nga kënga origjinale. Është më dinamike, më e gjallë – tipike për netët e nxehta verore.
Kënga vjen me një video shumë mirë të punuar nga ThreeDots, ku pamjet vijnë nga një prej partnerëve tanë, Coco club nga Ferizaji.
Si duket edhe nga video, në Coco club në mbrëmjen kur ka qenë e pranishme Elvana kanë qenë prezent rreth pesë mijë persona, e që sigurisht ka bërë që ky ‘club’ të zë vend në këtë vazhdim, seri të dytë të këngës të shndërrur në himn, “Beso”. --> src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">

Thaçi u prit nga Erdogan

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u prit sot nga kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Gjatë takimit të dy kryeministrave është biseduar për zbatimin në praktikë të marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të arritur pas negociatave në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si dhe për procesin e njohjeve për shtetin e Kosovës, dhe çështje tjera në interes të të dy shteteve, thuhet nw njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
Nga ana e tij, kryeministri Erdogan ka përkrahur kryeministrin Thaçi dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për marrëveshjen e arritur, dhe ka theksuar se zbatimi i kësaj marrëveshje është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Të dy kryeministrat vlerësuan lartë marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Turqi, dhe u shprehën të përkushtuar që të avancojnë edhe më shumë bashkëpunimin në mes tyre, me theks të veçantë në fushën e zhvillimit ekonomik.

Prince Harry ka interes per Bleona Qeretin?

MailOnline

Sipas nje artiulli nga gazeta britanike MailOnline Princ Harry mund t’i hedhe syte dhe nga bukuroshja shqiptare (apo versioni shqiptar i Madones, sic e quan kjo gazeta) Bleona Qereti. Suksesi i Bleones po rritet dita dites. Urime Bleone. -->

“Shqipëria e Madhe” mund të përmbushet pa konflikt

Shqipëria e Madhe nuk është një projekt i parealizueshëm. Disa ekspertë të rajonit janë shprehur për gazetën serbe “Novosti” se më vonë gjithçka do të bëhet “çështje e mbyllur” dhe kjo do të ndodhë pa asnjë konflikt madhor mes shteteve të rajonit.

Historiani dhe politologu serb, Dragan Petroviç thotë se ky projekt ka mbështetjen e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe një pjesë të mirë të Gjermanisë. Por ai thotë se, nëse vendet e rajonit, si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia bashkëpunojnë atëherë faktori shqiptar nuk do të ketë shanse të realizojë këtë projekt. Vendet që sipas tij nuk e mbështesin këtë koncept janë Franca, Spanjë, Italia, Sllovakia dhe Rumania.

Ndërsa politologia kroate Jadranka Poloviç, thotë se, Hillari Klinton vizitoi rajonin dimrin e kaluar ku vetëm në Maqedoni nuk vajti. Kjo sipas tij ishte “dënim me vdekje” për këtë shtet dhe “Shqipëria e Madhe” do të nisë me shpërbërjen e Maqedonisë.

Capital T lanson projektin “Good Life”

Reperi nga Prishtina, Capital T, ka publikuar projektin e tij më të ri, këngën me videoklip të titulluar “Good Life”.
Së fundmi Capital T u shndërrua në një sensacion bashk me Alban Skenderajn dhe hitin e tyre “Një Ëndërr”, ndërsa kjo këngë e shfaq Kapon më ndryshe.
Videoklipi i xhiruar në ambientet e kompanisë Authentic Entertainment e shfaqin reperin pranë familjes së tij, në një rrëfim për jetën dhe njerëzit që e rrethojnë.
Videoklipin e ka punuar EmfCreative, kurse kënga është punuar nga Authentic Entertainment. -->

Videoklip i ri dhe i bukur nga Lana del Rey (VIDEO)

Këngëtarja amerikane, Lana del Rey, ka publikuar videoklipin e saj të ri – atë të këngës “Young and Beautiful”.
Kënga “Yound and Beautiful” është pjesë e albumit “Great Gatsby” të një prej këngëtareve më të adhuruara në botë.
Lana del Rey konsiderohet prej femrave më të bukura në botë, e cila njihet po ashtu edhe për zërin e saj të mrekullueshëm.
Hitet e saj më të mëdha konsiderohen këngët “Born To Die”, “Ride”, “Video Games” dhe “Blue Jeans”. -->

Film për Lionel Messin

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, së shpejti do të ketë një film i cili do të përshkruajë jetën dhe karrierën tij.
Kompania “Epic Pictures” tashmë ka blerë të drejtat e biografisë “Messi: The Inside Story of the Boy Who Became a Legend”, të autorit Luca Caioli, raporton Variety, dhe së shpejti pritet ta shndërrojë atë edhe në projekt filmin.
Drejtuesit e studios, Patrick Ewald dhe Shaked Berenson, aktualisht janë duke u takuar me skenaristë dhe regjisorë të mundshëm, me filmin që pritet të jetë i gatshëm para Kupës Botërore, që fillon më 12 qershor të vitit 2014 në Brazil.
Filmi raportohet se do të fokusohet për të treguar historinë e një djaloshi argjentinasi i cili vjen nga një familje e varfër për të tejkaluar gjatësinë e shkurtër trupore për t’u bërë njëri prej më të mëdhenjve të futbollit.
“Qëllimi është të krijojmë një film të fuqishëm dhe pozitiv i cili do t’i ndihmojë publikut të ndjehen të inspiruar dhe të ndjekin ëndrrat e tyre pavarësisht sa të pamundshme mund të duken ato”, ka thënë Ewald. -->

Për një muaj, 200 vjedhje në Prishtinë (Video)

Rritja e numrit të vjedhjeve në kryeqytet ka filluar të bëhet fenomen shqetësues për qytetarët e Prishtinës. Dukuria e vjedhjeve nëpër pronat private dhe gjësendet tjera, veçanërisht vjedhja e mjeteve teknologjike është bërë pothuajse diçka e zakonshme. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës brenda një muaji, respektivisht prej 25 mars deri me 25 prill të këtij viti, nga qytetarët janë raportuar 200 vjedhje.

Presidente, gabove!

Deklarata e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, se Kosova do të ndryshoj ligjet e saj për t’iu përshtatur marrëveshjes së arritur me 19 prill në Bruksel, ka bërë që të reagojnë partitë politike në vend. Këtë deklaratë ata e kanë quajtur pikëlluese dhe një deklarim emocional, i paarsyeshëm, i nxituar dhe i dëmshëm për vendin. Madje këtë e shohin edhe si përzierje të kompetencave të presidentes në punën e legjislativit.

Thursday, May 9, 2013

Pishpiriku merr ngjyrat e Europës

Në kuadër të javës europiane, loja popullore shqiptare në Facebook “Pishpirik” (www.pishpirik.com) do të marrë ngjyrat e Europës. Tavolina e kësaj loje inovative do të jetë e mbuluar me flamurin e përbashkët të kontinentit.

Në gjyqin e Nazime Vishës, gjyqtari ia kërcet gjumit (VIDEO)

Një ditë më parë Gjykata e Tiranës dënoi me 15 vite burg Nazime Vishën me akuzën e vrasjes së Fiqiri Muçës. Gjatë seancës avokatja e 18-vjeçares kërkonte mëshirë para dhënies së vendimit për të përfituar ulje të dënimit por duket se gjyqtari Petrit Çomo nuk e kishte bërë mirë gjumin.

Gjyqtari është filmuar nga operatorët e “A1 Report”.
18-vjeçarja Nazime Vishës do të vuaje 10 vjet burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Kështu “digjen” flokët (Video)

Një vajzë e moshës 13 vjeçare përmes një postimi në Youtube dëshiron të tregojë mënyrën se si vajzat mund t’i bëjnë flokët e tyre kaçurrele.
Por në tentativën e saj për t’i bërë flokët kaçurrele, ajo i këput. Shikoni videon dhe reagimin e vajzës bionde.

A ka afat kohor për t’u martuar?


Edhe ju keni frikë se po kalojnë vitet, e do të mbeteni pa martuar? Ja disa këshilla të dobishme të cilat duhet t’i dini.

Kërkon për vete dënim me vdekje

Amerikania 32 vjeçare, Jodi Arias nga Phoenix i Arizonas, e cila është shpallur fajtore për vrasje me paramendim të ish të dashurit të saj Travis Alexander (37), menjëherë pas shqiptimit të dënimit ka deklaruar se më shumë do të dëshironte dënimin me vdekje sesa dënimin me burg të përjetshëm.
“Para shumë vitesh kam thënë se më me dëshirë do të doja të vdes sesa ta kaloj jetë në burg, kjo vlen edhe sot. Besoj se vdekja është liria definitive, dhe do të doja që lirinë personale ta arrijë sa më parë”, ka deklaruara Arias.
Pas një seance seksuale të dhunshme në shtëpinë e saj, në vitin 2008, gjatë së cilës edhe ishin fotografuar Jodi Aries e kishte therë 27 herë me thikë ish të dashurin e saj Travis Alexander, ia kishte prerë fytin dhe në fund i kishte shkrepur dy plumba në kokë nga revolja.

Mbrojtja ka dëshmuar se Alexander ka qenë i dhunshëm dhe e kishte trajtuar Jodin si skllave seksuale
Jodi ka deklaruar se situata kishte dalë jashtë kontrollit dhe se veprimet i kishte kryer në vetëmbrojtje, sepse Alexander ishte bërë i dhunshëm, por policia nuk ka menduar ashtu.
Jordi Airas, para se të shkonte për vizitë të ish dashuri i saj kishte blerë sasi më të madhe të benzinës, kishte ndërruar automobilin dhe ngjyrën e flokëve, kishte transferuar paratë në një xhirollogari tjetër dhe kishte siguruar një pistoletë, gjë që tregon se ajo ishte nisur në rrugë me qëllim që ta vrasë.
Ajo megjithatë të gjitha këto detaje i shpjegon me rrethana të tjera, madje thotë se është e befasuar me aktgjykimin për vrasje të shkallës së parë dhe se nuk e kishte pritur, sepse “nuk kishte vepruar me paramendim”.
Megjithatë trupi gjykues ka vendosur ndryshe, kurse pas deklaratave të saja të bëra pas shqiptimit të aktgjykimit, ajo është vënë nën mbikëqyrje speciale, me qëllim që të pengohet në kryerjen e vetëvrasjes eventuale.
Arias dhe Alexander disa ditë para ngjarjes tragjike kishin shkëputur lidhjen e tyre, por Alexander kishte deklaruar se ajo e kishte ndjekur duke ia shpuar gomat e veturës dhe duke bërë skena xhelozie.

Ministrit i bie të fikët gjatë konferencës (VIDEO)


Ministrit i bie të fikët gjatë konferencës (VIDEO)
Ministri i Jashtëm i Burkina Fasos ka kaluar një moment jo të mirë gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij turk Ahmet Davutollu. Gjatë momentin që Davutollu po fliste ai ka kuptuar se ministri Djibrill Bassolé nuk po ndihej mirë dhe është afruar për ta ndihmmuar.

Por ai nuk ka arritur të mbajë në këmbë Bassolen i cili ka rënë pa ndjenja.

Rritet konsumi i kanabisit tek adoleshentët

Itali
 Konsumi i kanabisit mes adoleshentëve italianë (grupmosha 15-19 vjeç) është rritur, ndërsa konsumi i po kësaj substance është ulur në masën e gjerë të popullsisë.
Ky është përfundimi i raportit të vitit 2013 për gjendjen e varësisë ndaj lëndëve toksike në Itali, i realizuar nga Departamenti i politikave anti-drogë i presidencës së Këshillit të Ministrave.
Të dhënat tregojnë një rritje të kosnumit të kanabisit tek adoleshentët me 2% krahasuar me vitin 2012./TCH/

Një gjallesë misterioze në brigjet e Zelandës së Re(Video)

Me gjatësi rreth 9 metra
  Një gjallesë misterioze më dhëmbë të mëdhenj dhe me një gjatësi rreth 9 metra është gjetur në brigjet e Zelandës së Re. Mendohet se ‘përbindëshi’ është sjellë deri në breg nga dallgët e mëdha, pas stuhive të fundit që goditën bregdetin e Zelandës.
Pjesa më e madhe e trupit të gjallesës misterioze është zhdukur, ndërsa lëkura në pjesën e kokës dhe dhëmbët e mëdhenj i ngjajnë një kafshë prehistorike.
Gjallesa ka ngjallur shumë diskutime, disa e kanë cilësuar atë si krokodil deti, apo edhe dinozaur. Një ekspert shkencorë mendon se kafsha mund të jetë një lloj i rrallë i balenave.
Ekspertët kanë nisur testet për përcaktimin e saktë të gjallesës.
Një vit më parë një gjallesë e çuditshme u gjet edhe në bregdetin e Kinës, e cila ishte 17 metra dhe peshonte rreth 4.5 tonë.

Bartja e shamisë në shkolla, e drejtë njerëzore

                                        
Habit Hajredini
 
 Qeveria e Kosovës nëpërmjet formimit të një komisioni këshillëdhënës pritet ta zgjidhë çështjen e bartjes së shamisë në shkolla dhe përfshirjen e mësim-besimit në planprograme shkollore.
Ky komision do ketë për detyrë që në fund të punës të nxjerrë rekomandime dhe ato t’ia dërgojë Qeverisë. Kjo e fundit më pas do të marrë vendim përfundimtar për të rregulluar këto çështje që kanë nxitur debat në vitet e fundit në Kosovë.
Njëri nga anëtarët e komisionit që është edhe drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini, ka thënë se komisioni po zhvillon vizita në shume vende të BE-së për t’i marrë praktikat më të mira në këtë drejtim. Gjatë një interviste për “Tribunën”, ai ka deklaruar se bartja e shamisë në shkolla është e drejtë njerëzore.

Wednesday, May 8, 2013

FJALET E NJE KALORESI

Para se të largohem nga bota, po t’i jap fjalët dhe lotët
“Mos u zemëro!” - tha tri herë radhazi, ai që erdhi mëshirë për botët
“Në botë jam si kalorësi që pushon nën hijen e nje druri pak,
pastaj e braktis atë dhe ikën shpejt me vrap”
Shumë perëndime të diellit në jetë të vetmuar do të të gjejnë
Mos u pikëllo kur njerëzit të mirat me të keq do t’i kthejnë
Në botë jetojnë shpirtra që kuptojnë por nuk ndjejnë
Ata që të duan të vogël, kur je i madh të urrejnë.

Vetmia do zbresë në zemrën tënde, errësira do zbresë në sytë e tu
Do jesh i braktisur nga njerëzit edhe pse njerëzit do jenë këtu
Dikush do ta falë zemrën e vet por zemrën tënde ka për ta vrarë
Nga ndarjet e kësaj bote s’ka mbetur shpirt pa qarë
Edhe ti do të qash si fëmija që me vaj dëshiron t’i përmbush dëshirat
Deri sa të kuptosh se bota s’është Zot që mund të t’i japë gjithë të mirat.

Mos u dëshpëro nëse njerëzit të bëjnë të ndjehesh vetëm në këtë jetë
Mos harro se barku njerëzor bluan e tret gjëra më të forta se sa vetë
por kur mbetet fare bosh, veten nuk e bluan as s’e tret’.
Do të të plagosin mu në zemër ata që zemrën ua ke falë
Por ti do forcohesh se s’ka dhimbje që rrugën tek Pafundësia ta ndal
Nëse ata që ua tregove emrin, në emër të thërrasin
Edhe ata që ua tregove plagën, në plagë do të të godasin
Çdo plagë do të dëshmojë forcën tënde me të cilën ti do ngrihesh
Jeto si thesar që edhe kur zbulohesh, çmohesh njësoj, si kur fshihesh!

Nëse te uji të çon etja e te ushqimi uria
Mos harro se te vuajtjet të çojnë dëshira dhe dashuria
Por ti do të durosh se vuajtjet s’jetojnë për jetë të jetëve
Ata që duan mjaltin, durojnë pickimin e bletëve.
Atje ku të paditurit janë të lumtur, mençuria jote nuk do të vlejë
Pasuria e një shpirtit njerëzor matet me atë se sa mund të ndjejë
Nëse mendja s’e arrin lartësinë e ndjenjave
Kot do flasësh, kot do thërrasësh në drejtim të zemrave.

Para se të largohem nga bota, po t’i jap fjalët që i mësova në botë
Që fjalët të mos harrohen, po t’i perziej me lotë
Në shkretëtirat e jetës ku nuk del ujë, kurrë mos gërmo
Kur të përbuzin dhe dëbojnë, fal por kurrë mos harro
Përgjigja jote ndaj të pamendëve le të jetë veç heshtja
I mençuri në mesin e të pamendëve është i bukur dhe i trishtë si vjeshta
Nga ngjyrat e mëshirës hyjnore në fytyrë do të të pikturohet buzëqeshja
Do të dish të jetosh nëse mëson si të vdesësh
Të gjitha janë brenda teje, nga jashtë s’ke çfarë të presësh.
Tani më duhet të ik, mund të më përshëndesësh!
by. Fatmir Muja
-->

Përse njerëzimi ka nevojë për Kur’anin?

Një realitet i pranueshëm
 Tashmë kjo nuk është një pyetje e cila jo vetëm e ka përgjigjen brenda saj, por një realitet i pranueshëm nga të gjithë. Shoqëria njerëzore jeton në një kohë të trazuar plot mëkate e krime. Kudo rrëmujë… Njerëz që vuajnë nga uria… Fëmijë endacakë… Gjakmarrja… Dhuna… Vjedhja… Urrejtja… Luftra… Krime brenda familjes… Aborte dhe divorce… Ligjet e të bukurës nuk njihen. Njerëzit kanë humbur modelin e mirë të vëllazërisë. Në emër të modernizmit funksionet tradicionale të familjes i marrin përsipër institucionet e reja si kopshti, azili i pleqve, shtëpitë e strehimit etj. Autoriteti i nënës dhe i babait është dobësuar. Rinia përdridhet nën tingujt e muzikës së shfrenuar dhe të shumë gotave të alkoolit. Te këta ka filluar të sundojë hipokrizia, pavarësia, urrehet e mira, ndërsa e keqja kërkohet në tokë e në qiell. Iu përvesha kësaj pune duke dashur të tregoj sa më shkurt pse njerëzimi sot ka nevojë më shumë se kurrë për Kur’anin.
Për këtë libër që është unik mes shpalljeve të tjera hyjnore, i cili dallohet për vërtetësinë dhe saktësinë e përmbajtjes së tij. Vargjet e tij janë recituar me dashuri qysh prej shekullit të shtatë kur ky libër iu shpall Muhamedit a.s., si shpallja e fundit hyjnore, e vazhdon deri sot në shekullin tonë, i cili konsiderohet shekull i arsimit mendor, fjala e Kur’anit duket se zgjerohet dhe jep kuptim të ri. Ai lexohet ëmbëlsisht nga miliona njerëz anekënd botës dhe sa herë që dija me përpjekjet e veta bën evolucion në zhvillimin e jetës, ajo gjen mbështetje në thëniet e Kur’anit dhe thëniet e tij duket se përtërihen gjatë shekujve për çdo gjeneratë.
E kështu do të vazhdojë deri në Ditën e Gjykimit. Shoqëria njerëzore gjen brenda në Kur’an mesazhin e Krijuesit, i cili e udhëzon njerëzimin se si të gjejë rrugën e drejtë e të shpëtimit. Kur’ani i nxit të gjithë njerëzit, femra e meshkuj, që të kërkojnë diturinë e dobishme, të dallojnë të mirën nga e keqja, të punojnë e të fitojnë me djersën e ballit. Njerëzimi ka nevojë për Kur’anin sepse ai duhet të përsosë karakterin e tij dhe të bëjë çka është e drejtë dhe më e mira prej mundësive të tij. Të gjithë e kemi nga një libër Kur’ani në shtëpitë tona. Por me sa duket ai ka zënë pluhur ngase ne s’e kemi prekur me dorë. Sa keq! Ne harxhojmë orë të tëra duke shikuar telenovela e lloj lloj emisionesh pa vlerë, dhe Kur’anin që është një mrekulli e përjetshme, sepse është atribut i Zotit të përjetshëm, nuk e shfletojmë një herë.
Rinia jonë e mrekullueshme duhet ta ketë Kur’anin program orientimi. Rinia duhet të mbajë mend një gjë, mos ta harrojë se “jeta është një libër, kapakët e të cilit janë lindja dhe vdekja. Fletët e tij janë ditët. Në atë libër shkruhen punët e mira për të cilat njeriu shpërblehet ose punët e këqija për të cilat ai ndëshkohet”.
Duke qenë se Kur’ani është një libër fetar e edukativ, që kultivon dashuri dhe mbjell frymë paqeje ndër njerëz, të rinjtë dhe të rejat myslimane duhet të jetojnë me të sepse ai është fjalë e Zotit, ai është udhërrëfyes për të gjithë ata të cilët iu përmbahen këshillave dhe mësimeve të tij. Mesazhi kryesor i Kur’anit është thirrja e njerëzve që të kthehen tek Zoti i tyre, tek Ai që jep jetë dhe me zemër të pastër t’i nënshtrohen vetëm Atij. Vetëm duke zbatuar mësimet e Kur’anit njeriu korrigjohet dhe harmonizon sjelljet dhe veprat e tij dhe i vë në shërbim për të mirën individuale dhe shoqërore. Në Kur’an njeriu do të gjejë se besimi dhe vlerësimi i së mirës janë cilësi të natyrës njerëzore, se njeriu për njeriun nuk është ujk.
Kur’ani na tregon se çfarë është dashuria, bukuria, e keqja, feja, frika e virtyti. Aty do të gjejmë dispozita të mjaftueshme se si të rregullojmë moralin dhe marrëdhëniet në mes njerëzve, të drejtën e pacenueshme për jetë, për liri, për punë, të drejtat për të gëzuar të mirat materiale e shpirtërore. Sprova e jetës kërkon që njeriu të bëjë më të mirën prej asaj që mundet dhe t’i rezistojë së keqes që e rrethon. Nuk duhet harruar se shpërblimi në jetën tjetër do të jepet në përputhje me përpjekjet që çdonjëri prej nesh ka bërë në këtë jetë. Koha në të cilën jetojmë është e turbullt, plot të papritura.
Ndaj t’i kthehemi Kur’anit sepse ai është libër që e mahnit lexuesin, i çudit shkencëtarët dhe i fut në mendime mendimtarët. Ai u tregon njerëzve se me çfarë detyrash fetare janë të obliguar ata, se si t’i këpusin lidhjet me njerëzit e kësaj bote dhe të lidhen me Zotin e botëve. Të kthehemi tek Kur’ani, të ndjekim atë rrugë që ndriçohet prej tij, sepse ai ka ardhur me mision për të qenë i vetmi ilaç për t’u shëruar. Ai është e vetmja strehë ku njerëzit do gjejnë shpëtim.
Shkruan: Fiqiret Sula
Burimi:Breziiri.

Më seksi nëna se bija!

Ajo është njësoj si vajza e saj, një kameleon sa i përket stilit. Rihana, duket se ka marrë shumë prej saj, apo e ëma, Monica Braithwaite ka marrë shumë prej yllit të muzikës. Një gjë është e sigurtë, të dyja parapëlqejnë që të ndërrojnë shpesh pamjen e tyre. Siç shihet në këto fotografi, e ëma e këngëtares ka ndryshuar shpesh herë look-un e saj,thekson “Infonline”.

Varësia ndaj "Facebook" sjell probleme psikologjike

“Facebook” dhe rrjetet e tjera shoqërore mund t’ju çmendin, shprehen shkencëtarët izraelitë. Kërkuesit e Universitetit të Tel Avivit bënë lidhjen midis psikozës dhe iluzioneve të shkaktuara nga marrëdhëniet virtuale të kultivuara në rrjetet sociale. Psikoza është një gjendje e çrregullimit psikologjik, me ose pa dëme fizike, që karakterizohet prej degjenerimit të personalitetit dhe humbjes së lidhjeve me realitetin, e për më tepër shkakton edhe humbjen e funksioneve shoqërore të mëparshme.

Studimi shqyrtoi me kujdes tre pacientë për të zbuluar lidhjen midis çrregullimeve psikologjike të tyre dhe komunikimit në “Facebook”. Edhe pse të gjithë pjesëmarrësit kishin probleme në lidhje me vetminë, asnjëri prej tyre nuk kishte pasur probleme me drogën apo probleme psikologjike më parë.

Të tre pacientët kishin kërkuar ngushëllim prej vetmisë dhe e kishin gjetur atë në marrëdhëniet virtuale. Fillimisht ndërtimi i këtyre marrëdhënieve kishte karakter pozitiv, por më pas filloi lëndimi i ndjenjave, tradhtia dhe shkelja e privatësisë.

Më shumë se 85 për qind e përdoruesve të “Facebook”-ut kontrollojnë çdo ditë llogaritë e tyre. 26 për qind e tyre shprehen se janë në ankth, nëse nuk futen të shohin ç’po ndodh me miqtë e tyre.

Femrat kalojnë mesatarisht 81 minuta në ditë në “Facebook”, ndërsa meshkujt 64 minuta.

Në secilin rast të studiuar, ekzistonte një lidhje midis zhvillimit gradual dhe acarimit të mëtejshëm të simptomave psikologjike pas vazhdimit të përdorimit të “Facebook”, që përfshijnë iluzionet, ankthin, shpërqendrimin dhe përdorimin intensiv të kompjuterit.

Doktor Uri Nitzan nga Universiteti i Tel Avivit shprehet se ashtu siç interneti po përhapet me shpejtësi të madhe kudo, edhe sëmundjet psikologjike të lidhura me të nuk janë më pas.

Lajmi i mirë për përdoruesit e “Facebook” është se pas trajtimit mjekësor, pacientët e studimit ishin në gjendje të shëroheshin plotësisht nga çrregullimet e hasura.

YouTube prezanton Trends Map, videot më të shikuara sipas regjioneve

Duke u munduar të shfaq trendet e videove të shikuara dhe të shpërndara nga përdoruesit, YouTube sot ka prezantuar funksionin e saj të ri në kuadër të shërbimit të saj, të cilin e ka quajtur YouTube Trends Map.
Trends Map fillimisht është aktiv për përdoruesit amerikan, mirëpo YouTube ka thënë se funksioni i ri së shpejti do të shpërndahet edhe nëpër vendet e tjera të botës.
Si shërbim shtesë i YouTube Trends Dashboard, funksioni Trends Map mund të filtrohet edhe me profilet e detajuara të përdoruesve, si mosha, gjinia, si dhe numrin e regjioneve në të cilat një video e caktuar kryeson për nga shikueshmëria.
“Trends Map është rezultat i komenteve të jashtëzakonshme të cilat ne i kemi marrë për Trends Dashboard, ndërsa ne do të punojmë që të ju mundësojnë juve të gjeni video të dhe kanale të mrekullueshme në YouTube” thuhet në postimin zyrtar të YouTube”. -->