Sunday, May 19, 2013

Pritë para banesës shqiptarit në Itali, plumba në sy të gruas e djal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një provincë të Milanos në Itali në Locate Triulzi, ku një shqiptar me precedentë penal, i moshës 31 vjeçare, teksa po kthehej për në shtëpi me të shoqen 32 vjeçe dhe djalin katërvjeçar, i ishte ngritur një pritë nga një person i armatosur.


Duket se mes shqiptarit dhe autorit kishte ndodhur një debat i zjarrtë, çka bëri që i armatosuri të qëllojë drejt tij, si shenjë paralajmërimi se mund ta priste diçka shumë më e rëndë.
Nga gëzhojat e pushkës, mbetën të plagosur edhe gruaja e shqiptarit dhe fëmija i vogël, por fatmirësisht me plagë të lehta.
Nga të dhënat e para, siç raporton Noa.al, autori i cili dyshohet të jetë gjithashtu shqiptar kishte shkuar në këmbë para shtëpisë së tij, ku në hyrje të banesës qëlloi me pushkë duke e lënë të plagosur në këmbë dhe trup.
Menjëherë pas kësaj autori i ngjarjes u largua me vrap duke humbur gjurmët.
Mësohet se 31 vjeçari i plagosur me iniciale A.L, ka precedentë penalë në drejtësinë italiane për shantazh, grabitje, rrëmbim personi dhe trafik droge. Nga ana e policisë vijojnë intensivisht hetimet për të zbuluar motivet e ngjarjes së rëndë, si dhe lidhjet mes autorit dhe të dëmtuarit. -->

0 comments:

Post a Comment