kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Saturday, April 20, 2013

Shpiken te brendshmet qe mbrojne femren nga agresoret

Kohet e fundit kemi degjuar mjafte raste per sa i perket pedofilise,perdhunimit te te miturve etj,por disa studente te cilet studionin degen e inxhinjerise vendosen t’i jepnin fund gjithe kesaj duke shpiken nje aparat mjaft te vecant i cili i ndalon meshkujt ne nje fare menyre te kryejne akte te tmerrshem.Aparati ne fjale lidhet me  veshjet e brendshme te femres dhe kur agresori tenton te perfitoje nga kjo femer ,ai merr nje goditje elektrike prej 3800 KV . Ky aparat eshte ne gjendje te kryej punen e tij fale nje sensori shum te ndjeshem dhe te sakte  i cili aktivizohet ne rast se preket ajo zone e trupit te femres ku aparati eshte vendosur

-->

Cfarë ndikimi ka droga në jetën tonë

Efektet e një droge të caktuar varen nga një numër faktorësh.

Lloji i drogës që është marrë
Të gjitha drogat ndikojnë në mënyrë të ndryshme tek persona të ndryshëm.

Sa drogë merret dhe sa shpesh merret ajo
Në përgjithësi, sa më e madhe të jetë sasia e drogës që merret aq më i madh është edhe efekti i saj. Personi mund të vuajë nga mbidoza në se sasia e marrë është më e madhe se sasia që është në gjendje të konsumojë trupi.

Si merret droga
Drogat që merren me anë të injeksionit ose thithjes janë më të shpejta dhe efekti i tyre është më intensiv. Thithja me hundë vjen e dyta nga shpejtësia e veprimit dhe pas saj vijnë drogat që merren me gojë ose përtypje dhe këto veprojnë pak më ngadalë.

Karakteristikat fizike
Efekti i drogës ndikohet edhe nga gjatësia, pesha dhe gjinia e përdoruesit. Intensiteti dhe jetëveprimi i drogës varen edhe nga sasia e dhjamit në trup, niveli metabolik dhe faza e ciklit menstrual të femrës.

Humori dhe mjedisi i përdoruesit
Në efektin e drogës një rëndësi të veçantë ka edhe mënyra se si ndjehet përdoruesi dhe se në cilin mjedis merret droga. Personi ka më shumë mundësi që t’a shijojë drogën në një ambient social të qetë se sa një atmosferë të keqe.

Llojet e drogave të tjera që përdoren
Kur drogat përzien edhe efektet e tyre mund të ndryshojnë dhe këto efekte nuk mund të parashikohen.

Sytë e tij shkëlqejnë në errësirë ( VIDEO )

Fëmija në fjalë ka befasuar të gjithë specialistët e optikës në Kinë! Sytë e tij shkëlqejnë në errësirë, ndërsa mund të shikojë shumë herë më mire se dhe një mace në errësirë, madje mund të shkruaj dhe lexoj rrjedhshëm. Ngjyra e syve të tij është e kaltër (shumë e rrallë për racën kineze), në errësirë të plotë sytë e tij shkëlqejnë si një llambë neoni!
Nogk Giouchoui lindi me sy blu të ndritshme dhe babai i tij, kur ai mbushi 4-vjeç, e çoi në spitalin e qytetit Ntachoua në jug të Kinës. Pas një vizite shumë orëshe nga të gjithë specialistët (rast i veçantë), arritën në konkluzionin se djaloshi ka aftësi të shkëlqyera për të parë në errësirë të plotë, gjë që nuk mund ta shpjegonin shkencërisht.
Mjekët u befasuan nga aftësia e djaloshit, pasi nuk kishin ndeshur kurrë një rast të tillë. Kur e pyetën djaloshin se cili ishte ndryshimi i natës me ditën ai ju përgjigj: “Shikojë njësoj, natën jam më i qetës dhe ndjehem rehat ndërsa ditën me shqetëson pak drita e fortë”.
Padyhim që lajmi u përhap gjithandej dhe kështu mediat ranë mbi të, deri dhe televizioni kombëtar i kinës i dedikoj një reportazh special.

Disa nga vendet me të çuditshme në botë (FOTO-LAJM)

Për turistët që janë të dhënë pas çmendurirave ja disa nga destinacionet me vendet më të çuditshëm në botë.

Nga shtëpia e shtrëmbër në Poloni, tek banesat në formë kubi në Holandë, shikoni disa nga vendet të çuditshme në botë.








Prezervativi i domosdoshëm në “Big Brother”

Masat mbrojtëse për marrëdhëniet seksuale janë pjesë e një pakete të nevojshme që autorët vendosin në shtëpinë e “Big Brother” që prej fillimit të spektaklit.
Bashkë me barnat, si aspirina, paracetamoli apo fashat, janë edhe prezervativët, të cilët banorët mund t’i përdorin sa herë të jetë e nevojshme. Burime nga produksioni kanë thënë për Bluetooth se në tre edicionet e fundit, prezervativët u ofrohen banorëve nga vetë autorët e këtij shou.
Kështu është proceduar edhe sivjet, duke qenë se në shtëpi çiftet kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë natës.
Prej gati një muaji tashmë, disa prej djemve dhe vajzave në shtëpinë e “Big Brother” janë lidhur dhe kanë filluar të ndajnë shtratin bashkë.
Publiku që e ndjek këtë spektakël televiziv edhe gjatë natës, konfirmojnë se çiftet e shtëpisë kalojnë orët e tyre të dashurisë, dhe kjo nuk përbën më një risi. Prandaj, masat mbrojtëse janë të domosdoshme.

Facebook prezanton logon e re!

Për të gjithë ata që nuk e kanë vërejtur, rrjeti social Facebook ka prezantuar logon e re dhe ikonat e reja të shërbimit të saj, për të parën herë pas disa vitesh.
Logoja e re e Facebook nuk përfshin vijën e kaltër të zbehtë në fund të ikonës “F”. Gjithashtu, shkronja “F” është tërhequr më poshtë dhe është afruar kah fundi i prapavijës së kaltër.

Edhe pse logoja e re e rrjetit social ishte vërejtur në softuerin e ri Facebook Home, logoja e kompanisë ishte vërejtur në pjesën e faqes të dedikuar për media.
Aktualisht, logoja e re e Facebook ende nuk është paraqitur në të gjitha faqet, mirëpo e njëjta është azhurnuar në profiling zyrtar të Facebook në Twitter.

Fëmijët kureshtarë çdo ditë ua bëjnë 300 pyetje nënave

Në moshën prej dy deri dhjetë vjet fëmijët bëjnë pyetje çdo dy minuta, ndërsa vajzat katërvjeçare janë më kureshtaret. Vetëm 18 për qind e fëmijëve e pyesin babanë së pari.

Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

Mund të kalojë një kohë shumë e gjatë derisa ta harroni një marrëdhënie negative që keni pasur më parë. Megjithatë, jeta vazhdon dhe ju duhet të ecni përpara. Ja disa mënyra se si mund ta bëni këtë.

Hyn për të vjedhur, i zoti i shtëpisë vret hajdutin

Një person ka mbetur i vdekur gjatë një grabitje në Mallakastër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngracie, në shtëpinë e Ylli Kapllanajt. Sipas dëshmive të para, viktima ka hyrë për të grabitur. Por, hajduti është ndjerë nga i zoti i shtëpisë, Kapllanaj, i cili e ka qëlluar atë më armë.
Plagët e marra me armë zjarri i kanë shkaktuar viktimës vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë, ende nuk është bërë i ditur emri i viktimës, shkruan NOA.
Trupi i pajetë është dërguar në morg. Banorë të fshatit dhe të zonës përreth pritet të bëjnë identifikimin e tij.

Ja kur na bën seksi të lumtur!

Seksi na bën të lumtur, sidomos kur ne mendojmë se e bëjmë atë më shpesh sesa shokët apo miqtë që na rrethojnë. Sipas në studimi të publikuar së fundi, ne jemi bartës të një kënaqësie më të madhe , nëse kemi perceptimin e të qenit më “aktiv” se të tjerët në marrëdhënie.
Studimi është bërë nga Tim Wadsworth, sociolog nga Universiteti Boulder i Kolorados, ku janë analizuar përgjigjet e një kampion prej 15.386 individësh.
Përfundimet ishin se seksi të bën gjithsesi të lumtur, por ndjenja e lumturisë rritet ose ulet si rezultat i krahasimit me te tjerët.
Me pak fjalë, në shtrat lumturia nuk varet vetëm nga vetja jonë dhe e partnerit, por edhe nga ajo që ne mendojmë për jetën seksuale të të tjerëve.

-->

Publikohet dueti i Rita Orës me Snoop Lion (Video)

Reperi Snoop Lion, i njohur më parë si Snoop Dogg, sapo ka lëshuar këngën e tij të tretë nga albumi i tij i ardhshëm “Reincarnated”, e cila titullohet “Torn Apart”. E veçanta e kësaj kënge është se në të performon këngëtarja kosovare Rita Ora. Në këtë këngë 3 minutash e gjysmë, si Snoop, ashtu edhe Rita këndojnë për zemrat e thyera, por në një mënyrë romantike. Dy artistët këndojnë për dashuritë e kaluara, posaçërisht ato që i kanë prekur më së shumti dhe këtë e kanë bërë duke kënduar në zhanrin reggae,TRANSMETON ZERI.
Dyshja tashmë është duke punuar në videoklipin e kësaj kënge, xhirimet e të cilit i kanë bërë qysh në janar në Tailandë. Albumi i shumëpritur i Snoop Lion, do të dalë në shitje më 23 prill dhe në të ka bashkëpunime edhe me Chris Brown, Busta Rhymes and T.I, etj.

Friday, April 19, 2013

SHBA, gropa "gëlltit" makinat (FOTO-VIDEO)

Një gropë e thellë nga 6 deri në 12 metra u hap në një rrugë në anën jugore të Çikagos, të enjten në mëngjes, e cila gëlltiti tre makina. Sipas raportit të policisë shkaktarja për hapjen e kësaj humnere mund të ketë qenë një tub uji gati një shekull i vjetër.

Vetëm njëri nga drejtuesit e mjeteve ka mbetur i lënduar lehtë nga kjo ngjarje.


Zbulohen "motrat" e Tokës (FOTO-LAJM)




Në Rrugën e Qumështit ndodhen dy planetë të ngjashëm më planetin Tokë, të pazbuluar më herët dhe të parët në këto dimensione të gjetura në të ashtuquajturën zonë e banueshme, ku largësia nga yjet e bën të mundur prezencën e ujit dhe formimin e yjeve.


Dy planetët sozi të Tokës janë më ekstremët e një sistemi me pesë botë ekstradiellore të lindura rreth yllit Kepler-62 që ngjason me Diellin dhe ndodhet rreth 2- 3 mijë vjet dritë larg nesh. Të quajtur Kepler-62e dhe Kepler-62f këto dy planet kanë rreze respektivisht të barabarta me 1.61 dhe 1.41 herë sa rrezja e Tokës. Planetët e tjerë të të njëjtit sistem diellor kanë rreze të barabarta me 0.54, 1.31 dhe 1.95 të rrezes tokësore, por janë shumë pranë yllit të tyre për të pasur ujë.


Kush duhet të paguajë në takimin e parë?

Çështja e pagesës është një lloj testi i veçantë, i cili tregon se a është mashkulli tamahqar, por ekzistojnë edhe çështje të tjera. Rreth 55% të femrave mendojnë se mashkulli është ai që duhet të paguajë (drekën, darkën, pijen) në takimin e parë, me çka pajtohen edhe 78% e meshkujve. Deri te ky konstatim ka ardhur studimi i përbashkët i uebsajtit amerikan për takime, “JDate” dhe i uebsajtit “ChristianMingle.com”, studim i bërë në 2700 njerëz.
“Meshkujt janë edukuar në atë mënyrë, që të mendojnë se pagimi i drekës apo darkës së takimit të parë është obligim i tyre, por nëse femra insiston që të paguajë apo që ta ndajnë pagesën përgjysmë, atëherë kjo është e drejtë e saj që duhet të respektohet, thotë këshilltarja martesore amerikane”, Rachel Sussman.
Çështja e pagimit është njëra ndër dilemat më të shpeshta gjatë takimit të parë. Sipas rregullave të pashkruara, ai që thërret në takim duhet ta bëjë edhe pagesën, por sikur që pamë, si meshkujt, po ashtu edhe femrat, shumica e tyre, mendojnë se mashkulli është ai që duhet ta fusë dorën në xhep.
Nëse ju, si femër, i lejoni atij që të paguajë, atëherë duhet ta falënderoni dhe të mos e lejoni që atë pagesë ta përdorë si mjet për t’ju bërë presion. Nëse nuk ndiheni mirë që ai të paguajë, apo që ju t’i keni borxh diçka atij, atëherë ndajeni pagesën në dysh, thotë Sussman. Por, nëse e dini se mashkulli me të cilin keni dalë në takim nuk ka një gjendje të mirë financiare, atëherë është mirë që pagesën ta bëni ju.

Kodet e takimeve, të cilat duhen ditur nga çdo femër

Gjatë muajve të parë, kur jeni duke u takuar me partnerin tuaj, mbani në mend këto kode dhe mundohuni t’u përmbaheni atyre.
Shfrytëzojeni artin e ‘të pakapshmes’
Meshkujt mund të thonë se urrejnë femrat, të cilat nuk mund t’i bëjnë për vete brenda tri takimeve të para. Por, femrat e vetme, të cilat i bëjnë ata të dashurohen janë ato, të cilat i lënë ata të varur pa u dhënë një përgjigje të qartë qysh në fillim.
Mos bini në grackë!
Në fillim të lidhjes partneri juaj do t’ju testojë për të parë se sa larg jeni në gjendje të shkoni, dhe se a keni një ‘përbërje’ të duhur për një lidhje serioze. Keni kujdes dhe mos bini në këtë grackë. Nëse ndonjë kërkesë e tij ju duket e paarsyeshme, mos hezitoni t’ia thoni.
Mos shprehni dashurinë!
Kur filloni të takoheni me një person, edhe nëse ju duket se jeni dashuruar marrëzisht, mos i shprehni ndjenjat tuaja menjëherë. Më e mira do të ishte të prisni që ai të shprehet i pari sa i përket kësaj çështjeje, sepse nëse ju veproni e para, mund të mos mundohet më dhe të rehatohet, sepse e di që tashmë ju ka fituar.
Mos e ndryshoni jetën tuaj!
Mbani në mend se ky person, me të cilin po takoheni është vetëm një pjesë e jetës suaj. Ai nuk është tërë jeta juaj dhe nëse e vini në piedestal, duke ia kushtuar tërë kohën, dot humbni shumë. Mos e ndryshoni tërë jetën brenda natës, thjesht, sepse keni filluar të takoheni me të.

Jeton me luanin (video)

Nga ana tjetër kemi njeriun më të guximshëm në botë? Po kush është ai? Është fjala për zoologun Kevin Richardson, nga Afrika e Jugut, i cili pa aspak frikë mund të bashkëjetojë me kafshën më të egër, luanin. Ai tregon që ata janë përditshmëri dhe argëtim për të. Aspak nuk trembet dhe në asnjë moment nuk I sheh ata si kafshët më të rrezikshme dhe nga të cilat kanë pësuar lëndime tragjike vizitorë të shumtë të kopshteve zoologjike. Kevin gati për 15 vite rrit dhe kujdeset për luanët dhe është bërë pjesë e klanit të tyre, kurse gjatë gjithë këtyre viteve ai ka pësuar vetëm gërvishtje të vogla jo serioze…

Ronaldinho, magji me thembër (Video)

Ronaldinho është i jashtëzakonshëm. Ylli brazilian ka dhuruar spektakël me një pasim të topin me pjesën e prapme të këmbës, me thembër, duke i kënaqur miliona fansa që e panë këtë veprim magjik të tij. Me të vërtetë, ish futbollisti i PSG-së, Barcelonës dhe Milanit nuk di të plaket.

Arrihet marrëveveshja

(E plotësuar) Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Ende nuk dihen hollësitë e marrëveshjes së arritur. Lajmi është konfirmuar nga Bekim Çollaku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi,transmeton rel.

“Unë, droga dhe momenti kur doja të vetvritesha”

dënuar për vrasjen e një studenteje britanike ndërsa ndodhej me studime në Peruxhia, Amanda Knox vuajti katër vjet në një burg italian, përpara se një seancë rishqyrtimi të çështjes ta lironte për mungesë provash.
E burgosur së bashku me të dashurin italian, Raffaello Sollecito, ajo e Knox u shndërrua në një prej “telenovelave” më të trajtuara nga mediat ndërkombëtare,transmeton tch.
Së fundmi, ndaj Knox nisi një procedim i ri penal, apeli i prokurorisë për lirimin e saj, por në një vit kohë si e lirë, amerikania pati kohën e mjaftueshme për të shkruar kujtimet e saj në një autobiografi.
Në një prej pjesëve më të debatuara të librit në prag të publikimit, ekstrakt i publikuar nga “Neë York Times”, Knox shkruante se “pas zhvendosjes në Itali, marijuana u bë si makaronat në konsumin e përditshëm”.
Ndërsa “NYT” nuk bën referime për vrasjen e Kercher, në një pjesë të publikuar në gazetën amerikane përshkruhej vuajtja e të qënit e mbyllur, brenda një qelie të vogël burgu.
”Aty nisa të kuptoj se si mbyllja në një burg mund të të bëjë aq të dëshpëruar, sa e vetmja mënyrë për të mbijetuar është fantazia e arratisjes apo lirimit. Në ato kushte, edhe vetë ekzistenca jote të duket se vihet në dyshim. Ka pasur momente të vështira, aq sa në disa momente kam menduar seriozisht të vetvritem, duke u mbytur me qesen e zezë të plehrave”, shkruante Amanda në autobiografinë e saj.

Deputetja franceze: E le politikën nëse Messi martohet me mua

Deputetja e parlamentit francez, Rachida Dati, e cila është edhe kandidate për kryetare të Parisit, ka deklaruar se vetëm për një arsye mund ta lë politikën. Dati ka thënë se këtë mund të bënte vetëm nëse Messi i propozon martesë.
“Unë nuk e dua David Beckham. Mua më pëlqen më shumë Lionel Messi. Ai nuk është i pashëm, por ka një pamje interesante dhe është shumë karizmatik. Politikën do ta lija vetëm nëse Messi do të më propozonte martesë”, deklaroi politikanja franceze.

Thursday, April 18, 2013

Efekti domino me iPhone (VIDEO)

Nëse do të ishte e vërtetë kjo gjë do të kushtonte shumë. 10 mijë iPhone 5 njëri pas tjetrit, të rregulluar në
mënyrë që të tregojë zhvillimet teknologjike zinxhir.

Kjo është ideja e brilante e studios grafike 'Aatman Studio, një kompani e specializuar për animacionet dixhitale për të promovuar punën e saj.

Shenjat të cilat tregojnë se lidhja juaj po mbaron

Marrëdhënia mes dy personave, që gjenden larg njëri-tjetrit, mund të mos jetë fare e lehtë, prandaj shenjat që tregojnë se ajo mund të jetë duke përfunduar janë shumë të qarta.
Nuk e ndieni më nevojën për të folur

Performnca e Bleonës në White Party (Video)

Disa javë më parë, Bleona Qereti performoi në festën vjetore të homoseksualëve, “White Party 2013″, në Kaliforni të SHBA-ve.

Rikthehet “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”

Vazhdimi i dytë i filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemura” do të shfaqet sot premierë në Tiranë, 17 vite pas lansimit të filmit të parë.

Rita Ora: Askush s’mund të më tregojë si të vishem! (FOTO)

Rita Ora duket e mahnitshme në ballinën e revistës “Elle US”.
Edhe pse jo shumë kohë në tregun muzikor, Rita ia ka dalë të tërheqë shumë vëmendje sa i përket veshjes së saj, shpesh edhe duke marrë kritika.
I gjithë ky stil, duket se i përket vetëm asaj. Në intervistën e dhënë për Elle, Ora thotë se ajo bëhet nervoze dhe irritohet sa herë që dikush përpiqet t’i tregojë asaj se si të vishet.
“Nuk duhet ta lejosh askënd. Është njëlloj si të të thonë se çfarë duhet të këndosh”- shprehet Rita.
Edhe pse ajo tashmë qëndron shumë mirë në skenën e muzikës botërore, ajo ka pranuar të flasë për idhujt e saj të fëmijërisë, që ishin Spice Girls.



Rita Ora, një “ikonë” mode

Pozon për revistën e modës “Elle”
Që kur u bë e famshme në botën e muzikës, në vitin 2012, Rita Ora ka ngjitur me shpejtësi shkallët e karrierës, duke u shndërruar në një prej këngëtareve më të njohura dhe aktive në botë.
22-vjeçarja me origjinë kosovare, gjithashtu ka qenë në qendër të vëmendjes për stilin e saj të të veshurit, që ka ngjallur shumë debate dhe spekulime mbi atë që qëndron pas zgjedhjeve të saj.
E shfaqur në koopertinën e revistës “Elle”, një prej revistave më prestigjioze të modës në botë, Rita zbuloi në një intervistë të gjatë, se shumica e zgjedhjeve janë krejtësisht personale, transmeton TCH.
Sipas Ritës, një prej gjërave që e bezdis më shumë në jetë, janë këshillat e njerëzve të tjerë për mënyrën se si duhet të vishet.
Ndërkohë, vetë koopertina e “Elle” mund të radhitet si një prej sukseseve më spektakolarë të Orës, e cila gjithmonë e më shumë po fiton peshë edhe në botën e modës, veç asaj të muzikore.
 

Ramushi, ekspert i penallit! (Video)

Kryetari i AAK-së
 Politikani i famshëm kosovar, Ramush Haradinaj e ka nderuar turneun e vëllait të tij, ish komandantit Shkëlzen Haradinaj, me paraqitje të plotë në një ndeshje.
Por, jo vetëm kaq. Ramushi nuk u ndal më kaq pasi që shënoi një penallti në këtë ndeshje. Nëse Mario Balotelli është ekspert i penalltive në futbollin italian, atëherë futbolli kosovar mund të mburret tani e tutje me Ramushin.
Në goditjen e tij, Ramushi e mashtroi portierin rival për të shënuar një penallti të thjeshtë.

Wednesday, April 17, 2013

Skandali i mishit të kalit në Evropë

Bashkimi Evropian arriti në përfundimin se rreth një në njëzetë produkte të mishit të lopës të shitura në Evropë, kanë në përmbajtjen e tyre mish kali.

Bashkimi Evropian tha se më tepër se 4 mijë analiza që ju bënë produkteve me etiketat e mishit të lopës, zbuluan se 193 prej tyre përmbanin mish kali.

Në 3 mijë analiza të tjera, 16 produkte me mish lope treguan se kishin  në përmbajtjen e tyre ilaçin kundër dhimbjeve që përdoret tek kuajt, por që mund të jetë e dëmshme për njerëzit.

Komisioneri Europian për Shëndetësinë, Tonio Borg, e përshkroi etiketimin e gabuar të produkteve të mishit të lopës, si “mashtrim ndaj konsumatorëve” dhe bëri thirrje për vënien e gjobave të reja ndaj kompanive që i shtojnë mish kali produkteve me mish lope e megjithatë, vazhdojnë t’i quajnë ato si produkte me mish lope.

Përfundojnë pa marrëveshje bisedimet Kosovë – Serbi

Kosova dhe Serbia dështuan të merren vesh rreth mënyrës së administrimit të veriut të Kosovës

ë Bruksel, përfundoi pa marrëveshje raundi i tetë i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ende është e paqartë nëse do të ketë ndonjë raund të ri bisedimesh që do të çonin drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton tha se “kjo është hera e fundit që takohemi formalisht. Një numër propozimesh janë hedhur në tryezë. Hendeku mes palëve është shumë i ngushtë, por i thellë. Ata do të shkojnë për këshillime në kryeqytetet e tyre dhe do më njoftojnë gjatë disa ditëve të ardhshme për vendimet e tyre”, tha zonja Ashton por pa dhënë më shumë hollësi rreth takimit.

Kryeministrat e të dyja vendeve, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, thanë se bisedimet dështuan për shkak të mospajtimeve rreth veriut të Kosovës.

Kryeministri Thaçi tha se Prishtina është e gatshme të krijojë një asociacion të komunave me shumicë serbe në funksion të integrimit të komunitetit serb, por pa pushtet ekzekutiv.

Beogradi ndërkaq ngulë këmbë për themelimin e bashkësisë së komunave serbe që do të kishin kontrollin mbi policinë, gjyqësinë dhe planifikimin hapësinor. Po ashtu kërkohen edhe garanci që Ushtria e Kosovës të mos vendoset kurrë në hapësirën e bashkësisë së komunave serbe.

Të dy kryeministrat thanë se ka ende hapësirë për arritjen e një marrëveshjeje.

"Shpresoj se marrëveshja do të arrihet. Shpresoj që Beogradi do të ndryshojë dhe reflektojë gjatë disa ditëve të ardhshme”, tha kryeministri Thaçi.

Kryeministri serb, Ivica Daçiç tha se “ka edhe pak kohë për të gjetur një zgjidhje dhe të mblidhen përshtypjet nga këto bisedime të gjata”. Ai tha se për shkak të situatës zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vuçiç kishte ofruar dorëheqjen e tij, por kjo ishte refuzuar.

Bisedimet e djeshme thuhet se ishin përshkuar edhe me përplasje ndërmjet palëve. Kryeministri Thaçi tha se bisedimet ishin të vështira.

Nuk ka qenë takim i lehtë. Ka pasur disa që kanë ardhur për herë të parë dhe nuk kanë qenë të përgatitur emocionalisht për t’u ballafaquar me rrethanat dhe realitetin e ri të Kosovës sovrane dhe të pavarur. U është dashur kohë që të adaptohen me dialogun dhe tavolinën dhe të kuptojnë se duhet të shkëputen nga realiteti i politikës së vjetër”, tha kryeministri Thaçi.

Sidoqoftë, gjatë ditëve të vazhdim do të bëhet më e qartë nëse do të ketë takim të ri dhe kur mund të ndodhë, meqë koha është e shkurtër. Më 16 prill, zonja Ashton do të raportojë para ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian për rezultatet e bisedimeve nga të cilat varet edhe procesi i integrimeve evropiane të të dyja vendeve.

Nëse nuk do të ketë përfundimisht marrëveshje, pasoja e parë do të jetë që Serbia nuk do të ketë datë negociatash për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e mbase as Kosova atë të negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit.

Veseli: Flamuri i Kosovës do të valëvitët edhe në kalanë e Zveçanit!

Po, ne jemi futur në këtë dialog dhe besojmë se do ta arrijmë me suksese, ka thënë zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, para 300 të rinjve që morën librezat e PDK-së duke u anëtarësuar në Rininë Demokratike të Kosovës.

Arrestohet "autori" i sulmeve në Boston?!

Mediat amerikane, të cilat citojnë burime të zbatimit të ligjit në SHBA, raportojnë për arrestimin e një të dyshuari në lidhje me sulmet në Maratonën e Bostonit.
CNN dhe The Boston Globe thonë se i dyshuari është identifikuar në bazë të pamjeve nga një video.
Të njëjtat burime thonë se zyrtarët amerikanë pritet së shpejti të dalin në konferencë për gazetarë, transmeton REL.
Nga sulmet e 15 prillit në Maratonën e Bostonit kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur mbi 170 të tjerë. -->

Çfarë thuhet në ofertën, që ka përmbushur kërkesat e Serbisë?

Udhëheqja serbe ka marrë një ofertë të re, shumë të favorshme për ta. Siç mëson Blic, oferta i ka 15 pika, shtatë më shumë se nga propozimi i mëparshëm. Serbisë tash i është ofruar gjykata në Mitrovicë, që serbët ta kenë komandantin lokal dhe rajonal, ndërsa nuk dihet ende nëse ushtria e Kosovës do të jetë e pranishme në veri të Kosovës.

Biznesmeni i shpëton atentatit mafioz (VIDEO)


Rusi
 Një bizensmen rus i ka shpëtuar për mrekulli një atentati ndaj tij. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar një video ku Leonid Kolesnikov është qëlluar nga dritarja e makinës së tij nga një person të cilit plani për eliminimin e tij nuk ka funksionuar pasi gjatë qitjes me pistoletë, i është bllokuar arma.
Mësohet se 56-vjeçari ka shpëtuar vetëm me plagosje në krahë.