Monday, May 20, 2013

Finalja e Ligës së Kampionëve me moton ”Pranojeni Kosovën në UEFA”

Gjatë dekadave të fundit, sporti i Kosovës është përballur me një izolim total dhe angazhimet në drejtim të avansimit të kualitetit të sportit dhe prezentimit të vlerave sportive e kombëtare jashtë vendit kanë qenë pothuajse minimale. Organizimi i ngjarjeve të rëndësishme me karakter ndërkombëtar në përgjithësi në Kosovë ka munguar.


Në vazhdën e angazhimeve në drejtim të promovimit të vlerave sportive në Kosovë, kompania KD Events & Communications në vitin 2012 ka organizuar ngjarje sportive të karakterit argëtues, siç ishte Finalja e Ligës së Kampionëve me moton “N’FINALE PA BILETE dhe “ PA VIZA NE EURO 2012”.
Edhe këtë vit si vetëiniciatorë, KD Events & Communications organizon ngjarjen e madhe sportive Finalën e Ligës së Kampionëve me moton “Pranojeni Kosovën në UEFA”, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në ambient të hapur me 25 maj 2013 Sheshi Zahir Pajaziti – Prishtinë, përkrahur nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK) dhe Komuna e Prishtinës. Për dallim nga hera e kaluar, ky eveniment do të ketë karakter të veçantë pasi që qëllimi kryesor i këtij organizimi është dërgimi i mesazhit për ndërkombëtarizimin dhe integrimin e Futbollit Kosovar në UEFA dhe FIFA, për ketë aktivitet unik kemi edhe mbështetjen e plote edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Andaj, BASHKOHU edhe ti..... Ta dërgojmë mesazhin për ndërkombëtarizimin e Sportit të Kosovës!
Të gjithë sportdashësit që nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë për n’Londër do ta kenë mundësinë që në ambient të hapur ta përcjellin ndeshjen e finales së Ligës së Kampionëve me skenografi gjigante dhe tifoz te organizuar.
Vendi ku të gjithë flasin një gjuhë – FUTBALL!
EC E RRI N’SHPI....!

0 comments:

Post a Comment