Thursday, May 23, 2013

Pitt: Angelina më ktheu në binarë

Aktori hollywoodian, Brad Pitt, ka deklaruar se para se të njihej me bashkëshorten Angelina Jolie, ai i ka bërë vetëm dëm vetes me përdorimin e pa kontrolluar të drogës. 

 Brad Pitt i cili ka konsumuar narkotikë para se të bëhej baba i gjashtë fëmijëve me Angelina Jolien, thotë se është aktorja e njohur ajo që e ktheu në binaret e jetës.
“Unë kam pak miq të ngushtë dhe e kam familjen. Dhe nuk e di nëse kam qenë ndonjëherë më i lumtur. Angelina më ktheu në jetë. Ajo është jeta ime”, ka potencuar Pitt.
Angelina Jolie ka zbuluar kohë më parë në një letër prekëse se ishte Brad Pitt ai që e ka përkrahur më së shumti pas largimit të gjinjve si masë për menjanimin e rrezikut nga kanceri.

0 comments:

Post a Comment