kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Saturday, April 27, 2013

Të paguhesh për të parë porno 24 orë, lind puna më e re

Për këtë punë merret një pagë vjetore prej 25.450 eurosh, përfshi edhe bonuse...

 

 

Të shohësh porno përgjatë të gjithë ditës dhe të paguhesh. Për shumë, ndoshta kjo është një ëndërr, por ja që në Kinë e kanë shndërruar në punë. Autoritetet e atjeshme kanë imponuar disa kufizime në lidhje me imazhet "hard" që jepen në internet dhe kështu ka lindur figura profesionale e kontrollorit të përmbajtjeve pornografike. Ai që punësohet duhet të "eksplorojë" të gjithë "web"-in, në kërkim të videove që konsiderohen të ekzagjeruara.
Për këtë punë merret një pagë vjetore prej 25.450 eurosh, përfshi edhe bonuse si jogurti dhe frutat. Ndërkohë që gjithsecili duhet të përballojë edhe konkurrencën e kandidatëve. Në dy ditë kanë ardhur mijëra kurrikulume, shumë prej të cilëve nga jashtë. Duhet të kërkosh filmime dhe foto "hard", por duhet të njohësh mirë edhe ligjet kineze. Kandidati duhet të jetë i diplomuar, në një moshë mes 20-35 vjeçësh, si dhe mund të gëzojë sigurime, por gjithashtu rimbursime për librat, vizitat mjekësore, apo deri edhe një dhuratë për fëmijët. Vërtet e çuditshme si punë...

Piknik në mes të rrugës, çifti s'do t'ia dijë për trafikun (video)

Për çudinë e të gjithëve, ata janë ulur të hanë në mes të rrugës. 

 Para urisë nuk ka trafik e ankesa që qëndrojnë. Kështu duhet ta ketë menduar një çift që ka zgjedhur të hajë një vakt duke vendosur një tavolinë në mes të surrgës Thornton Heath në Londër. Një video e publikuar në Youtube i shfaq teksa shijojnë ngrënien, megjithëse nga ana tjetër kanë bllokuar trafikun.

 

-->

Reali, i fortë edhe pa Ronaldon: E fiton derbin e Madridit (Video)

Real Madridi është treguar i fortë edhe pa yllin Cristiano Ronaldo, duke e fituar derbin e kryeqytetit spanjoll, pasi e mposhti Atleticon me rezultat 2:1, në ndeshjen kryesore të kësaj xhiroje, në La Ligan Spanjolle. Skuadra e Jose Mourinhos, e cila luajti pa yllin Cristiano Ronaldo, e ka parë veten në disavantazh, pasi ‘Los Colchoneros’ shënuan që në minutën e katërt me Radamel Falcaon. Juanfran realizoi autogol në minutën e 11-të, për t’u barazuar shifrat, kurse Angel Di Maria ia solli tri pikë ekipit ‘Los Blancos’, me golin e shënuar në minutën e 62-të.
Pas kësaj fitoreje, Merengues e shtynë festën e Barcelonës për titull të kampionit.
Atlético 1-2 Real Madrid Footyroom.com by Futbol2101

BB6, Joana shtatzënë?

Prej dy javësh është diskutuar në rrjete sociale fakti që Joana mund të ketë mbetur shtatzënë gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”. Lajmi mbeti në kuadrin e thashethemit, derisa burime pranë këtij produksioni na thanë një të vërtetë shokuese. Zbuluam që dyshimet për një shtatzëni të mundshme i ka edhe vetë Joana, pasi ka kërkuar nga produksioni një test shtatzënie. Ende nuk dihet nëse Joana e ka kryer testin e aq më pak rezultati i tij.
Do të presim javët në vazhdim, nëse kjo dukuri e pazakontë për një reality show, po ndodh apo jo në të vërtetë.

Vildane Zeneli perseri nudo!

Modelja e njohur pozon per fotografin Albert Djurasevic.Seksi dhe shume mahnitese eshte shfaqur kete rradhe modelja e njohur shqiptare qe jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Vildane Zeneli.
-->

Rrenat serbe: “Thaçi spiun i Jugosllavisë”!

Mediat serbe, sidomos ato proqeveritare, vazhdojnë të ‘të shpifin dhe te plasojnë rrena të ndryshme për kryeministrin Hashim Thaçi dhe jo vetëm atë.Pjesa më e madhe e shkrimeve ‘të thurura’ për udhëheqësit kosovarë kalojnë çdo etikë të gazetarisë dhe çdo etikë njerëzore.
Në vazhdën e këtyre artikujve hyn edhe ky i botuar në të përditshmen serbe “Kurir”.
“Rreptësisht konfidenciale: Thaçi ishte spiun serb”! ky është titulli i artikullit të botuar në gazetën serbe, që vazhdon të kënaq egot e nacionalistëve dhe shovinistëve të caktuar serbë.
“Vëllai më i madh i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit shtetëror të sigurimit të Jugosllavisë në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar! Veçanërisht roli i tij u vu re si bashkëpunëtor i SDB-së në demonstratat studentore në Prishtinë në vitin 1981, të cilat u shuan me dhunë”, shkruan “Kuriri”, citon ORAinfo.
“Lidhjet e Thaçit me DB-në në Beograd për opinionit tonë të gjerë dhe atë shqiptar edhe sot janë sekrete, kurse bashkëbiseduesi i Kuririt, njëri nga ish shefat e SDB-së së Jugosllavisë, as sot nuk ka dashur ta zbuloj këtë deri në fund. Është e saktë se njëri nga vëllezërit e Thaçit ka qenë lidhja jonë operative në Kosovë gjatë demonstratave të mëdha në fillim të viteve të 80-të të shekullit të kaluar”, shkruar “Kurir”, ku paralajmëron se pjesën tjetër të artikullit do ta botoj në numrin e së dielës (28 prill).
-->

Nuk ka BE për Serbinë, pa njohjen e Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek vlerëson se marrëveshja e arritur në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel është një hap i madh dhe historik, i cili është i nevojshëm për Kosovën dhe Serbinë, në mënyrë që të dy vendet shkojnë drejt integrimeve evropiane. Por, ajo ka vlerësuar se Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa njohjen e Kosovës.

Kur e tepron, përfundon edhe kështu (VIDEO)

Ky person që shihni në video po tregon "shpikjen" e tij të fundit. Edhe pse në fillim ka disa probleme me nisjen e motorcikletës së tij me tre goma, ai bën disa manovra për të testuar modifikimet që ai ka bërë.


Por e tepron ca edhe rusi përfundon..... -->

Një gllënjkë për Rihanna-n (FOTO LAJM)

Rihanna është këshilluar nga mjekët të heqë dorë nga konsumi i alkoolit, por duket se ylli i muzikës botërore e ka të vështirë ta ndjekë këtë këshillë.

Ditën e premte, pas koncertit në Atlantic City, 25-vjeçarja postoi në Twitter disa foto me një shishe vere në dorë pas kuintave.

Dukej se Rihanna ishte aq e etur për të festuar një koncert të suksesshëm, saqë në foton tjetër shishja është pothuajse e boshatisur.

Këngëtarja nga Barbados nuk është kursyer kurrë me fotot në rrjetet sociale dhe gjithashtu nuk është shqetësuar nëse lë ose jo përshtypje të keqe.

Ndalimi i industrisë së seksit

Ambicia e Islandës

The Economist


Islanda ultraliberale dëshiron të ndalojë pornografinë e shpërndarë përmes internetit. Ky është vetëm hapi i fundit në një listë të gjatë masash që synojnë të eliminojnë përfundimisht industrinë e seksit.

A ju sheh vetëm si shoqe?

Këto shenja nuk është e lehtë të shihen. Mbi të gjitha ju e pëlqeni atë dhe nuk do të donit që ai t'ju shihte vetëm si një mike. Por, mos u brengosni tani do të mund ta kuptoni në një mënyrë më të lehtë, nëpërmjet këtyre shenjave:

Interesante: Dëshmia e gruas që provonte ushqimin, para se ta hante Hitleri (Foto/Video)

Margot Woelk e ka fshehur sekretin e saj nga bota, madje edhe nga burri, ndërsa disa muaj pas ditëlindjes së 95-të, zbuloi se çfarë kishte bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore: e ka provuar ushqimin për Adolf Hitlerin.

The New Yorker: Trafikimi i organeve, dëshmitarët rrenacakë

Revista prestigjioze amerikane, The New Yorker, e sjell një shkrim të gjatë rreth akuzave të bëra nga Dick Marty për trafikim të organeve në Kosovë. Dëshmitarët e prokurorisë serbe portretohen si rrenacakë patologjik.

Dortmund – Real, një ufo në fushë? (Video)

Duket se ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League ndërmjet Borussia Dortmund dhe Real Madridit, kanë pasur mundësi ta shohin nga afërsia edhe jashtëtokësorët.
Në fakt, kohët e fundit nëpër rrjetet sociale po qarkullon një video, në të cilën shihet një hije në formë njeriu që vrapon në mesfushë.
Megjithëse nuk shihet aq mirë, “jashtëtokësori” kalon para hundëve të mbrojtësit të Realit, Fabio Coentrao, në momentin që ky i fundit pason topin tek një bashkëlojtar i tij.

Në veri të Mitrovicës Plagosen me thikë dy të rinj

Dy të rinj, të moshës 15 vjeç, njëri me përkatësi serbe e tjetri me përkatësi gorane, janë goditur me thikë nga persona të panjohur për organet e rendit, në afërsi të shkollës teknike në veriun e Mitrovicës.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për këtë rajon, Besim Hoti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se viktimat e sulmit u kanë thënë hetuesve policorë se janë sulmuar prapa shpinës nga tre persona të panjohur.
“Policia e ka regjistruar rastin dhe ka iniciuar hetimet, por, tash për tash, kryerësit e këtij sulmi janë të panjohur për ne”, ka thënë Hoti.
Megjithatë, zyrtarët e policisë kanë shprehur dyshimin e tyre për mungesën e dëshmitarëve tjerë, për faktin se në vendin ku ka ndodhur ngjarja, në mesditë, qarkullimi i njerëzve është kryesisht i madh.
Të dy të plagosurit janë shtruar në spitalin e veriut të Mitrovicës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë, zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka dënuar arrestimin e dy serbëve në Komunën e Gjilanit, të dyshuar për spiunim. Zyra për Kosovën në Beograd i kërkon bashkësisë ndërkombëtare që të lirojë serbët në fjalë, duke thënë se siguria e këtij komuniteti është kërcënuar.

Friday, April 26, 2013

Me Jeremicin tallet Bono i rrejshëm (Foto/Video)

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremic, ka postuar me krenari në profilin e tij në Twitter, fotografinë ku ai dhe “Bono Vox” (lideri i mega rock grupit U2) janë të përqafuar dhe i drejtojnë tek kamera tre gishta (që simbolizojnë edhe nacionalizmin serb).

Ministrja më e bukur në botë (Foto/Video)

Ministrja e re e Sportit në Venezuelë, “turbulloi” tërë Amerikën Latine. Alejandra Benitez me profesion është dentiste, ndërsa mbrojti disa herë ngjyrat e vendit të saj në Olimpiadë. Falë pamjes, iu fut edhe botës së modelimit ku nuk tregoi “turp” për ta shfaqur linjat e trupit të saj.

Lansohen Gena ft Flori, Alban ft Capital T (Video)

Siduket këngëtarët kanë filluar lansimin e hiteve për sezonen verore. Gena dhe Flori Mumajesi, kanë publikuar sot bashkëpunimin e tyre titulluar “Jo vetëm fjalë”..Kënga është argëtuese e ritmike dhe pritet që këtë verë të jetë në majat e top-listave shqiptare. E në anën tjetër ka ardhur një bashkpunim i papritur në mes të këngëtarit Alban Skenderaj dhe reperit Capital T.

Nora Istrefi e “zjarrte” ne bikini (FOTO)

Kengetarja Nora Istrefi ka ngritur temperaturat para kohe me nje fotosesion te “nxehte”, e veshur me te kuqe ne bikini. Nuk mesuam se per cfare rasti do behen keto foto dhe kush eshte fotografi fatlum qe qendron prapa
kameres, por megjithate presim me padurim fotot tjera, qe nuk ka dyshim do te jene super hot. Se sa praktike do jene takat me rroba plazhi, duhet te presim Noren te na e demonstroj!

Shëndrroni iPhone-in në mikroskop, me ProScope Micro Mobile

Nëse për ndonjë arsye dëshironi të përdorni iPad-in ose iPhone-in tuaj si mikroskop, kompania e quajtur Bodelin ka një produkt për ju. Kjo kompani ka lansuar pajisjen e saj të re, ProScope Micro Mobile. Pajisja mikroskopike është e njejtë për të gjitha pajisjet e ndryshme Apple. ProScope është e përshtatshme për iPhone, iPad dhe iPad Mini.
Kjo pajisje mundëson rritjen e objektit prej 20 deri në 80 herë. Poashtu përmes teknologjisë LED, pajisja mund të punoj deri në 5 orë. ProScope mund ta porositni me një cmim prej 149 dollarëve.

-->

Greqi, arrestohet shqiptari 54 vjeç, abuzonte me të bijat

Një 54 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Hania të Kretës në Greqi, për abuzim me vajzat e tij të mitura dhe për dhunë në familje. 54 vjeçari nga Shqipëria u arrestua pas akuzave, se ka abuzuar seksualisht dy vajzat e tij 11 e 16 vjeç dhe ka rrahur djalin 20 vjeçar.
Veprimet e 54 vjeçarit janë zbuluar, kur vajza e tij më e madhe iu ka treguar shoqeve të saj situatën që përjetonin në familje, ajo, motra dhe vëllai.
Vajza më pas ka denoncuar në polici, duke thënë se së bashku me motrën janë abuzuar sistematikisht nga babai.
Hetimet paraprake pas arrestimit zbuluan se 54 vjeçari rrihte edhe të birin 20 vjeçar ndonjëherë edhe në prani të nënës së fëmijëve.
Sot i arrestuari u dërgua në prokurori, ndërsa fëmijët do të marrin ndihmë psikologjike.

Martesa e bujshme e një vrasesi të KGB-së

Një politikan rus, ish-agjent i KGB-së i akuzuar për vrasjen e bujshme të Alexander Litvinenkos në Londër në 2006-n, Andrey Lugovoi u lidh në martesë me një studente gjysmën e moshës së tij gjatë javës.

Imazhet e martesës, të publikuara në një revistë ruse, tregonin se më shumë se martesa e një “rrogëtari” të shtetit, ajo e Lugovoit ngjante me atë të një multimiliarderi, njofton Top Channel.

Me të ftuar prestigjiozë, në një destinacion piktoresk në Rusi dhe përmes një ceremonie madhështore martesore, 46-vjeçari Lugovoi u betua për të qëndruar deri në vdekje, në të mirë dhe në të keqe përkrah 23-vjeçares Xenia.

E megjithatë, lidhja e tyre, deri sa vdekja t’i ndajë ose jo, me pak gjasa do të konsumohet jashtë Rusisë, përtej së cilës Lugovoi nuk mund të jetë një njeri i lirë, pasi mbi të rëndon një mandat arresti ndërkombëtar.

Vrasja e tij në 2006-n është interpretuar gjerësisht si një “ndëshkim shembullor” i FSB-së, për të dekurajuar agjentët e saj që të dezertojnë në të ardhmen.

Mandati ndërkombëtar i arrestit për Lugovoin nuk zbatohet në Rusi, ku ai është një politikan i respektuar. Vetë Lugovoi i ka kundërshtuar gjithmonë akuzat për vrasjen e Litvinenkos, duke këmbëngulur se atë e eliminuan vetë Shërbimet Sekrete Britanike.

Zbulohen llap-top të vjedhur në Mitrovicë

Zyrtarët policor të Kosovës të sektorit të hetimeve kundër krimit në Mitrovicë, si rezultat i mbledhjes së informatave operative dhe zhvillimit të hetimeve intensive për persona të dyshuar të përfshirë në vjedhje të rënda, kanë zbuluar llap-top dhe një televizor të vjedhur.

Modelja me të pasmet më seksi në botë

Një tjetër “show” në plazhet e Miamit për Vida Guerra, modelja kubane e apasionuar pas futbollit amerikan dhe shumë e vlerësuar për të pasmet e saj, të konsideruara si ndër më të bukurat në botë. Shikoni për ta besuar…
-->

Sa kushton Lewandowski?

Dy ditë pas Robert Lewandowski hyri në histori si sulmuesi i vetëm në histori që realizon një “poker” golash në gjysmëfinalet e Champions League, në dëm të Real Madridit të Mourinhos, trajneri portugez kontaktoi agjentin e polakut me një pyetje te thjeshte: “Sa kushton lojtari?”.
Sipas të përditshmes “AS”, Mourinho ka siguruar agjentin e futbollistit se do të ishte i gatshëm ta blinte në çdo rast, pavarësisht nëse do të vazhdojë të drejtojë Real Madridin apo do të kalojë tek Chelsea a Paris SG.
Për më tepër, 24-vjeçari (i blerë nga Dortmundi për 4 mln euro) ka një çmim të përballueshëm, midis 25-30 milionë eurosh.
Çmimi më i ulët nga vlera që mund të kishte ai në treg ndikohet nga dy elementë, fakti që përfundon kontratën në 2014-n dhe nëse nuk do të shitej Borusia do ta humbte me parametra zero dhe premtimi që i bëri klubi, për ta lënë të largohej në fund të këtij sezoni, pasi në fillim të tij u refuzua një ofertë prej 20 milionë eurosh nga Manchester United.
Megjithatë, pavarësisht interesit të Mourinhos, është e paqartë situata aktuale e Lewandowskit, pasi besohet që ai mund të ketë arritur ndërkohë një kontratë për të luajtur në sezonin e ardhshëm tek Bajerni i Mynihut, ashtu si shoku i tij aktual i skuadrës, Mario Gotze.

Shkendije Mujaj në pozicione të nxehta

Sigurohu qe banjo osht e lare. Shiko qe vithet te jene brenda ekranit, hape gojen, lyj buzet…nese s’ke banjo.
Shko ne krevat dhe..e ngre kemben, sigurohu qe vithet jane brenda ekranit, buzet shtrydhi, ene tak synin shkele. U ba!

Thursday, April 25, 2013

Kënga e re e Beyonces zbulohet në reklamë

Ka pasur dhe vazhdon të ketë shumë spekulime për projektet e të ardhmes të Beyonces, por së fundmi në një reklamë të re ku ka qenë fytyrë këngëtarja amerikane, ajo duket të ketë zbuluar një prej këngëve të reja. eyonce ka qenë pjesë e reklamës së re të fushatës së linjës së saj të modës në kuadër të H&M dhe në këtë reklamë janë plot një minut e 30 skonda të një kënge të re të padëgjuar.

Shikojeni një video prekëse të qenit që vuan për pronaren e vdekur.

Marrëdhënia në mes të qenve dhe pronarëve të tyre mund të jetë aq e fortë, sa që qentë mund të vuajnë deri në fund të jetës së tyre për pronarët e vdekur.
Shembulli më i njohur i besnikërisë së tillë është Hachiko, qeni i cili deri në çastet e fundit ka pritur që pronari i vdekur të shfaqet në stacionin hekurudhor Shibuya të Tokios. Hachikos në këtë stacion ia kanë ngritur një monument, ndërsa janë xhiruar edhe dy filma për të.

Dafina Zeqiri sjell videoklipin "Your Love"

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka sjellur edhe versionin anglisht të këngës së saj hit, “Veç Ti”. 

Dafina, e cila kohë më parë publikoi versionin shqip me videoklip të këngës “Veç Ti”, e cila është shndërruar në hit të madh, ka vendosur të shprehë talentin e saj si tekstshkruese në versionin anglisht të këtij projekti.
Besohet se Dafina së shpejti pritet të lansojë projekte të cilat, ndër të tjera edhe albumin “Bloodah”.
Së fundmi Dafina ishte shumë e përfolur nëpër mediat shqiptare, pas gjestit të famshëm të ‘prekjes së zogut’ në një prej koncerteve të saj në Zvicër.

Shtëpia e fantazmave (Video)

Një familje treanëtarshe franceze, nga fshati Mentque-Nortbécourt, për historinë e çuditshme të së cilës u interesua edhe televizioni kombëtar, u largua nga shtëpia ku thuhej se jetonte një shpirt i ligë.

Kjo breshkë qënka me fat (FOTO-LAJM)

Një breshkë ia doli të luftonte për 15 minuta me një aligator, që nuk arrinte t'i thyente guaskën. Forca e tij është e frikshme, por sërish, jo aq e madhe sa të thyejë këtë "shtëpizë" në të cilën fshihet breshka.

Fotografitë e mrekullueshme janë bërë në Gjeorgji nga Patrick Castleberry i cili tha se edhe pse u mundua shumë, aligatori nuk e përfundoi me sukses misionin e tij.


Sonte, eklipsi i parë i Hënës

Në orën 19:55, qytetarët e Evropës, Afrikës dhe Azisë do të mund të shohin eklipsin e parë të Hënës për këtë vit i cili pritet të zgjasë për 27 minuta.

Gjatë këtij viti pritet të ndodhin 5 eklipse: 3 hënore e 2 diellore, por asnjë nga ata nuk do të jetë i plotë dhe për këtë arsye ndikimi i tyre do të jetë minimal. -->

Sherr i papare midis femrash (VIDEO)

Se pse janë rrahur këto dy italiane, këtë nuk e dimë.
Por, për “kënaqësinë” e të gjithëve, rrahja përfundoi ashtu që njëra femër ia shqeu tjetrës fustanin. I dashuri – i vajzës tashmë pa fustan – ia vuri xhaketën krahëve dhe e hipi në skuter…

Paltrow pa mbathje në premierën e filmit

Gwyneth Paltrow ka treguar se ajo jo vetëm që është një nga fermat më të bukura në botë por edhe që ka shumë shije mode.

Kështu shkruajnë mediat amerikane lidhur me paraqitjen e Paltroë në premierën e filmit “Iron man 3” në Los Angeles.
40 vjeçarja ishte veshur me një fustan të Antonio Berardi i cili ishte i tejdukshëm pothuajse krejtësisht në disa pjesë duke lënë shumë pak për të imagjinuar.
Madje nuk është dashur shumë për të kuptuar se ajo nuk ka pasur veshur fare të mbathura -->

Seanca sekrete e Enver Sekiraqës në Gjykatën e Apelit (VIDEO)

Të rrezikshmit, Enver Sekiraqa dhe Rrahim Abdullahu, sot në mesditë nën masa të rrepta sigurie janë dërguar në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.
Indeksonline ka kapur pamje ekskluzive të të arrestuarve.
Sekiraqa e Abdullahu janë ulur në bankën e zezë për t’u përballur me akuzën sulm ndaj personit zyrtar.
Të arrestuarit janë sjellë në Gjykatë nga Burgu i Dubravës.
Dhjetëra pjesëtarë të Njësisë Speciale kanë zënë pozicionet e tyre për t’i bërë siguri të arrestuarve.
Afër Gjykatës kishte shumë persona të cilët kishin ardhur për ta parë live “bossin” e tyre nën pranga, mirëpo e kishin të pamundur një gjë të tille, pasi që nuk i lejojë policia.
Sekiqara ishte dorëzuar vullnetarisht në EULEX me 28 shtator të vitit të kaluar. Ai kërkohej në baze të një fletëarresti të lëshuar në shkurt të vitit 2008 në lidhje me akuzat për përfshirje në vrasjen e oficerit të policisë Triumf Riza.
Sekiraqa është në vuajte të dënimin prej dy vjetësh burg për veprën penale të kërcënimit dhe pengimit të personave zyrtarë gjatë përmbushjes së detyrës

Si të mos vuani nga një ndarje

Një propozim martese i veçantë (VIDEO)

Një dronë të përdorur për propozime martesë jo për misione ushtarake. Kjo gjë ndodhi në San Francisko ku Jason i ka rezervuar një propozim special për martesë të dashurës së tij Christina.

Ai ka zgjedhur një avion me telekomandë për ti servirur të dashurës së tij unazën e martesës, e cila i ka "zbritur nga qielli".

Wednesday, April 24, 2013

Cana kundër marrëveshjes: U shitën trojet shqiptare

Lorik Cana del kundër marrëveshjes së Kosovës me Serbinë. Kapiteni i kuqezinjve ka reaguar nëpërmjet rrjet-it social Facebook për të thënë fjalën e tij kundër kësaj marrëveshjeje. Ai ka shprehur shqetësimin e tij duke thënë thënë se po e ndjek seancën e Kuvendit të Kosovës.

"Jam apolitik, por me atë se çfarë po shoh se po bëhet në Kuvendin e Kosovës është diçka që po e rikthen historinë...atë pjesën ku Trojet Shqiptare u copëtuan dhe "Fuqitë Europiane" këto troje ua falën popujve sllav! Pas çdo lufte e humbje të mijëra jetë njerëzish u dashka që edhe tokat tona të lëshohen! Mos bëni pazar me atë çka është e juaja", ka shkruar ai në rrjetin social, transmeton Shekulli.

Affleck do të jetojë me 1.5 dollar në ditë

Aktori, regjisori dhe skenaristi amerikan, Ben Affleck, planifikon që javën e ardhshme ta kalojë duke shpenzuar vetëm një dollar e gjysmë në ditë.40-vjeçari këtë veprim do ta bëjë si pjesë e fushatës për vetëdijesimin e popullatës për njerëzit e varfër, “Live Below the Line”.
Sipas Fox News, fituesi i Oskarit gjatë pesë ditëve në javën e ardhshme do t’i ulë shpenzimet ditore për ushqim dhe pije në 1.5 dollar (që është kufiri statistikor i varfërisë ekstreme në SHBA).
“Në gjithë botën, 1.4 miliard njerëz jetojnë me më pak se një dollar e gjysmë në ditë. Po i bashkohem kësaj fushate në emër të Kongos lindore. A do ta bëni edhe ju?”, ka shkruar aktori në Twitter.
-->

Turizmi i heshtur

Ndonëse një vend i vogël me një sipërfaqe prej 10. 908 kilometrash katrorë, Kosova është vend, i cili mund të jetë një destinacion turistik që ofron turizëm veror dhe dimëror. Rajoni qendror turistik i Prishtinës, ai i Alpeve Shqiptare, rajoni turistik i Sharrit, i Mitrovicës dhe ai i Anamoravës, konsiderohen si pesë rajonet kryesore turistike në Kosovë.

Me letra në Kosovë janë 272 mijë të papunë

Numri i të papunëve në Kosovë, edhe më tej vazhdon të jetë më i lartë se të gjitha vendet e rajonit, por edhe më gjerë. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) numri i të papunëve të regjistruar nëpër zyrat për punë sociale është 272 mijë. Por, në realitet kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë, pasi që shumë qytetarë nuk janë regjistruar fare. Zyrtarë të Ministrisë së Punës thonë se gjatë 2012-s, përmes qendrave regjionale të punësimit dhe zyrave komunale të punësimit, MPMS-ja ka regjistruar 24.879 punëkërkues të rinj. Ndërkaq, janë çregjistruar 90.559 punëkërkues. Po ashtu, sipas zyrtarëve të MPMS-së gjatë vitit që lamë pas janë evidentuar 9.434 vende të lira të punës, të gjetura përmes këshilltarëve të punësimit, ndërsa përmes procesit të ndërmjetësimit në punësim janë punësuar 7.692 punëkërkues, shkruan “Zëri”.
“MPMS-ja, sikundër viteve tjera, edhe gjatë vitit 2012, në bashkëpunim të ngushtë me UNDP-në, LUX-Devolopment-in, Zyrën e BE-së në Prishtinë, Bankën Botërore, Aleancën Kosovare të Biznesit, MBPZhR, komunat e partnerë tjerë, ka zhvilluar një sërë projektesh, ku në realizimin e këtyre projekteve janë angazhuar një numër i madh i punëkërkuesve.
Vetëm në projektin “Punët Publike Kosova 2012”, projekt ky i financuar nga BB dhe MPMS, që ka vlerën prej 3.3 milionë euro, në komunat e Kosovës janë realizuar 45 projekte në të cilat për një periudhë disamujore, nga zyrat komunale të punësimit janë përfshirë 2.663 punëkërkues”, thuhet në përgjigjen e dërguar nga zyra për media e kësaj Ministrie. Po ashtu, sipas tyre, gjatë vitit që lamë pas në projektin e BE-së “Kosova e bukur” janë përfshirë, nga zyrat komunale të punësimit 704 punëkërkues. Po ashtu, sipas tyre, edhe në “Bursa e punësimit 2012”, projekt ky që realizohet në bashkëpunim me AKB-në, janë përfshirë në procesin e trajnimeve dhe të punësimit 500 punëkërkues.

Rreziku “seksi” i marinës australiane

Kjo është pilotja më seksi që keni parë ndonjëherë. Ajo jeton në Australi dhe përveç se piloton avionët e ushtrisë adhuron detin dhe i pëlqen shumë të argëtohet. Këto janë disa foto seksi të saj të marra nga profili në Twitter.

Tuesday, April 23, 2013

Hakerët “plagosin” Obamën

Hakerët kanë hyrë në llogarinë e Twitterit të agjencisë së lajmeve Associated Press dhe kanë postuar lajme të rrejshme për disa shpërthime në Shtëpinë e Bardhë, të cilat kanë plagosur presidentin e SHBA-së, Barack Obama. Agjencia amerikane, brenda pak minutash, ka njoftuar se llogaria e saj në Twitter është sulmuar nga hakerët dhe se është duke punuar për rregullimin e problemit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, u ka thënë gazetarëve se presidenti Obama është mirë.
“Mund të them se presidenti është mirë; sapo isha me të”, ka thënë Carney.

-->