Monday, May 20, 2013

Dafina Zeqiri dhe Dj Blunt fejohen?

Këto ditë u përfol se këngëtarja Dafina Zeqiri është në lidhje me reperin, Dj Blunt dhe këto thashetheme po dalin të jenë të vërteta.
Ndonëse këngëtarja duket se po bënë të pamundurën për ta fshehur një gjë të tillë, megjithatë, lajmin se ajo është në lidhje me Blunt e kanë konfirmuar edhe të afërm të këngëtares.
Një i afërm i Dafinës, ka konfirmuar për Indeksonline se ajo është në lidhje me Blunt madje, ai ka treguar se ata madje kanë plan të fejohen.
“Dafina dhe Dj Blunt do të fejohen në qershor të këtij viti”, ka zbuluar i afërmi i këngëtares.
Se a do ta bëjë publike edhe Dafina një gjë të tillë, mbetet ta shohim në ditët në vijim. Thashethemet për lidhjen e saj me reperin e njohur kanë nisur pas disa fotografive ku ata shiheshin shumë të afërt me njëri tjetrin por edhe sipas dëshmitarëve që i kanë parë të dy së bashku.

0 comments:

Post a Comment